sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Turistët, të mahnitur me plazhet e Rivierës
Të rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje, shprehen të impresionuar me Rivierën shqiptare
Riviera shqiptare është shndërruar këtë vit në një nga zonat bregdetare më të populluara nga pushuesit vendas dhe të huaj. Bregdeti i jugut mbetet padyshim destinacioni më i lakmuar turistik për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, por vitet e fundit edhe për turistët e huaj. Menjëherë pas ngjitjes në Qafën e Llogarasë, panorama që shfaqet është magjepëse. Rruga që gjarpëron mes një terreni të thepisur zbret fillimisht në plazhin e Dhërmiut. Fshati me ndërtimet karakteristike ruan ende fizionominë e kohëve të vjetra dhe po ashtu edhe rruga 1.5 kilometra e gjatë që të çon fare afër bregut. Megjithatë, vizitorët janë të shumtë, një pjesë e të cilëve besnikë ndër vite. Turistë vendas shprehen se natyra është shumë e bukur, vendi, gjithçka është e pastër. Kam 6 vite që vij këtu dhe më pëlqen plazhi si edhe organizimi. Ndërkohë që për ata që duan të jenë afër bregut, një natë në hotel mund të kushtojë nga 30 deri në 60 euro, ndërsa për fanatikët e traditës, shtëpitë përdhese abonohen për 300 deri në 400 euro në 15 ditë. Risi e kësaj vere janë edhe turistët e huaj. Të rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje, shprehen të impresionuar me Rivierën shqiptare. Pavarësisht kësaj nuk mungojnë sugjerimet për t'u rikthyer sërish vitin tjetër. Pak kilometra më tej, shtrihet plazhi i Jalës. Bashkë me ujin e kristaltë dhe natyrën çlodhëse, ka nga ata që mundohen të shfrytëzojnë në maksimum diellin e nxehtë të kësaj vere. Për tipat më alpinë, çadrat kushtojnë më pak dhe janë një zgjidhje e mirë në rast se nuk gjen dhomë për t'u akomoduar. Ka dhe nga ata që e shohin këtë si një mënyrë për t'iu kthyer kujtimeve të rinisë. Plazhet e Himarës, Borshit apo Lukovës, që ndodhen pak kilometra më tutje, janë një tjetër alternativë për të pushuar në brigjet e Jonit. Udhëtimi drejt Sarandës dhe Ksamilit i jep fund kësaj perle të turizmit shqiptar që jo më kot, klasifikohet si elitar, dhe tërheq çdo ditë e më shumë interesin e pushuesve, por edhe të investitorëve.
Mrekullia në plazhin e Dhërmiut
Plazhi i Dhërmiut është ndër më të frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan fshatin nga plazhi. Fshati ndodhet në shpat të malit, në terren të thyer dhe duke qenë ndër fshatrat më të vjetër të zonës ka ndërtime karakteristike, ku dallohet dhe ai i stilit kullë. Interes për vizitorët që pëlqejnë ndërtimet e vjetra është kisha e Shën Stefanit, në të cilën gjenden gjurmë të periudhës bizantine. Mbi fshat gjendet manastiri dhe kisha e Shën Mërisë, të cilat kanë një pamje të veçantë. Përgjatë përroit të fshatit janë edhe disa shpella karstike me interes për t'u vizituar. Plazhi i Dhërmiut është ndër më të mëdhenjtë e plazhit Jonian. Qetësi, bregdet të pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet në të. Kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t'i rezistosh një rikthimi të dytë. Në zonë ka shumë bare, restorante, apo edhe pika akomoduese. Bregdeti preferohet për pushime ditore dhe kryesisht qëndrim disaditor, ku mund të shijosh rrezet e paradites dhe ujin e kristaltë, por edhe magjinë e perëndimit në det. Eksploratorët e botës nënujore, apo të apasionuarit për të, mund të shijojnë zhytjet në ujin e pastër, ku thellësia joniane fillon që në breg. Shkëmbinjtë që mbyllin plazhin janë labirinte të vërteta natyrore. Vijimi i shëtitjes përgjatë bregdetit shkëmbor, masive që bien thikë mbi det fshehin edhe shpella mjaft interesante për t'u vizituar. E tillë është shpella e Piratëve, e cila gjendet në kodrën e Shën Todrit. Emrin i saj rrjedh nga piratët që strehoheshin me mjetet e tyre në vendin e fshehtë. Një bllok shkëmbor në formën e një kolone ndodhet në hyrjen e saj, duke e ndarë në dy pjesë. Shpella rreth 30 m e gjatë ka vlera historike dhe turistike.
Plazhi Palasës
Fshati Palasë është i vendosur në faqen e Malit të اikës dhe njëkohësisht fshati i parë i bregut, pasi kalon Qafën e Llogarasë. Në qendër të tij gjendet rrapi shekullor. Ky fshat dallohet për rrugët e ngushta me kalldrëm, që të çojnë në shtëpitë e bardha me oborre plot me pjerrgulla e vazo me karafila. Pjesë e tij është, Plazhi i Palasës me një shtrirje mjaft të gjatë mbi 1.5 km. Ai shërben si vend pritjeje për të apasionuarit pas sporteve të ajrit, të cilët hidhen me parashutë nga Qafa e Llogarasë dhe bien pikërisht në Plazhin e Palasës.
Shpella e Piratëve
Gjendet në kodrinën ku është vendosur Manastiri i Shën Todrit, në fshatin e Dhërmiut. Eshtë një shpellë karstike. Emrin e ka marrë sepse në të, kohë më parë strehoheshin piratët e detit me anijet e tyre. Kur deti është i qetë ajo mund të vizitohet me lehtësi, duke ofruar një pamje të mrekullueshme për vizitorin.
Qeparo
Menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) shfaqet një pamje tjetër e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë, më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës. Emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i veçantë për rërën e hollë dhe detin e cekët të shfaqet përpara. Në gjirin e vogël gjendet moli i lashtë, një bankinë prej blloqesh guri, shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale përmes ullishtave të çon në qendër të fshatit, përmbi të cilin ngrihet manastiri i Shën Mitrit i ndërtuar në 1881, Kisha e Shën Mitrit është e stilit bizantin e ndërtuar në vitin 1760 dhe ka vlera të mëdha për ikonostaset e saj prej druri.
Borshi
Rreth 2 km larg fshatit Qeparo, takojmë fshatin Borsh që në lashtësi quhej Meandria, një sipërfaqe e gjelbër, plazh e det pa fund, qiell i kaltër. Ky fshat është i vendosur në një gropë të ngushtë sipër buzës së detit, ku derdhet përroi i Borshit (Buronja e Malit). Ky përrua shpërthen nga shkëmbi në mes të fshatit. Mbi këtë fshat në majë të shkëmbit ngrihet Kalaja e Borshit, që i përket shekullit të IV B.C. Rruga përmes ullishteve të çon në plazhin e Borshit më i gjati i krahinës. Duke udhëtuar midis gjelbërimit mbërrijmë në shkallën e Stenoit, lagje e bukur e Borshit me shtëpi të shpërndara midis gjelbërimit dhe ujërave të bollshme.
Lukova
Nga Buneci përmes parajsës së taracave mbërrijmë në Komunën e Lukovës. Banesat e kësaj komune lidhen me rrugë me plazhet e bukura dhe intime si dhe shpellat. Rrugët karakteristike të çojnë në oborret plot pjerrgulla e lule të banesave të larta të fshatit. Në qendër të fshatit mund të vizitoni kishën e Shën Thanasit.
Kakome
Pranë rrugës kryesore në luginën e Krekëzës degëzohet rruga drejt Kakomesë, një gji mjaft piktoresk. Në të gjendet manastiri i përmendur i rrethuar me mure të lartë. Në qendër të tij ndodhet Kisha e Shënmërisë e ndërtuar mbi themelet e vjetra bizantine, që ka formën e një kryqi. Plazhi i Kakomesë me rërë e zhavor të hollë midis variacioneve të kaltërsisë dhe gjelbërimit është një parajsë e vërtetë. Nga Kakomeja nëpërmjet detit mbërrin në 2 plazhet e Krorëzit, ku pamja arrin bukurinë e ëndrrave. Rëra e pastër, brigjet shkëmbore, si dhe burimet e ftohta joshin turistët e ndryshëm.
Ksamili
Këta ishuj ndodhen rreth 7.5 m deri në 15 m mbi nivelin e detit. Për të shkuar tek ky monument merret rruga automobilistike Sarandë-Ksamil. Në këto ishuj shkohet me lundrim. Këta janë ishuj të vegjël shkëmborë të vendosur pranë njëri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Fshati i Ksamilit përfaqëson një pikë të rëndësishme për turizmin familjar. Aktiviteti ekonomik i fshatit mbështetet pikërisht tek turizmi veror, kur gjatë stinës së verës me qindra familjarë marrin me qera apartamente për periudha një ose dy javore për të kaluar pushimet.
Burimi i Syrit të Kaltër
Shkohet pas një devijimi nga rruga nacionale për në drejtim të Gjirokastrës. Pasi kalohet hidrocentrali Bistrica I, merret rruga majtas dhe pas rreth 2 km do të shfaqet gjelbërimi në mes të së cilit ndodhet burimi i Syrit të Kaltër. Ai është një burim karstik, 18 km nga Saranda dhe përbën një nga bukuritë natyrore më tërheqëse të zonës për ujin e kristaltë, ngjyrën e veçantë që ia japin gurët nga thellësia e tij dhe freskinë e pyllit të lartë që e rrethon. Ai ka një prurje mesatare 6 m3 ujë në sekondë. Burimi del në rrëzë të kodrave që të ngjisin në Qafë Muzinë.
Vuno
Karakteristikë në Vuno janë shtëpitë e ngjeshura me njëra-tjetrën, shtëpitë në faqen e malit janë të gurta. Rrugë me kalldrëm dhe terren tepër i thyer është ajo që bie në sy. Sapo kalon Vunoin, relievi fillon e zgjerohet. Ndër më të veçantat është Kanioni i Gjipesë, i cili ndodhet në pjesën fundore të përroit me të njëjtin emër dhe ka një gjatësi rreth 800 m. Zbritja në det prezanton me plazhin e Gjipesë, një ndër plazhet më të bukur, me rërë e ujë të pastër dhe një bregdet në vijim tërësisht shkëmbor.
Jala
Rruga ku futesh për te zona bregdetare, në degëzimin e rrugës nacionale që shkon për në Himarë, ndoshta në vështrimin e parë nuk duket shumë "mikpritëse" në një tabelë të vendosur shkujdesur mbi rrugë, por nëpërmjet gurëve që zbresin tatëpjetën, fshihet mrekullia. Vetëm disa metra pas kësaj shtrihet një pyll si në përrallë, sidomos në pjesën e djathtë kur udhëton drejt Jalës ka pamje magjepse, ndoshta për adhuruesit e natyrës mund të ngjasojë si një botë çudirash. Gjelbërimi përmes pemëve të shoqëron në një pjesë të mirë rruge dhe pas kësaj një kthesë e fortë dhe panorama shfaqet shumë më ndryshe. Rruga vijon në shpatin e malit dhe në pjesën tjetër kaltërsia është pafund. Një plazh gati gati ekzotik, ku gurët e brezit të dytë zëvendësohen më pas me zhavorrin e imtë. Piklat shkëlqejnë nën prekjen e valëve të lehta në breg.
Himara
ثshtë një ndërthurje peizazhesh nga më interesantet. Rruga që çon në qytezë është tërësisht malore. Një pjesë e mirë e saj nuk ka asnjë kontakt me detin dhe sa afrohesh në Himarë rishfaqet sërish pamja e blusë së Jonit. Prezantimi i parë është me Himarën e vjetër dhe pas ashpërsisë së relievit, ku nuk mungojnë agrumet dhe ullinjtë, zbret në qendër të saj. Gjithsesi, lashtësia e vendit identifikohet me pjesën e vjetër të qytetit, që shtrihet në kodrën në të djathtë të qytetit ekzistues. Ruhen gjurmë të mureve të kalasë së vjetër që daton në shekujt IV-XVI dhe është personifikim qëndrese i banorëve. Brenda mureve gjendet kisha, një monument me vlera të veçanta. Plazhi i Himarës është një tjetër pikë ku mund të shijosh banjat e diellit në bregdetin e pastër, zhytjet në blunë e detit, apo edhe shëtitjet me varka. Në verë, mbipopullimi në zonë është i dukshëm. Për shkak të kapaciteteve të mira akomoduese, të cilat janë hotele, por edhe shtëpi banimi të dhëna me qira në zonën e verës, vizitorët janë të shumtë. Prenotimet për banesat nisin edhe një sezon më parë, kohë gjatë së cilës plazhistët, teksa shijojnë pushimet në këtë bregdet, negociojnë me banorët edhe për një 10 ose 15 ditësh të dytë në sezonin e ardhshëm. Po kështu, sezoni i verës mbledh edhe vetë banorë të zonës, të cilët vijnë nga emigracioni për pushime, por edhe shumë pushues nga rrethet, pjesën më të madhe e përbëjnë kryeqytetasit. / B.T.