Planetët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Planetët

Të gjithë planetët zënë në Zodiak pozicione të caktuara, të rregulluara nga shpejtësitë e ndryshme të orbitave të tyre. Ata ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë, në harmoninë familjare dhe në të gjitha veprimet që bëjmë. Një planet që qëndron i palëvizshëm është Dielli. Të tjerët: Hëna, Merkuri, Venera, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni e Plutoni, krijojnë pozicione dhe lidhje me kalimin e kohës. اdo planet ushtron influencën e tij mbi një grup fenomenesh, përveçse mbi një sektor të përcaktuar të sjelljes së njeriut. Sipas pozicionit në të cilin ndodhet planeti, kjo influencë do të marrë karakteristika të ndryshme, të nevojshme për ta inkuadruar personalitetin e një individi, duke i dhënë arsyet e sjelljes së tij dhe duke na ofruar të dhëna mbi të ardhmen e tij. Karakteri, por edhe momentet e ndryshme të evolucionit të një jete, janë të dhëna të marra nga ndërlidhja e shenjave dhe e planetëve.

Dielli

Dielli personalizon esencën e njeriut, personalitetin e tij. Ai po ashtu përfaqëson unin aktiv dhe treguesin bazilar të sjelljes së një individi. Dielli është baza e karakterit dhe e vullnetit, i cili shpreh potencialin e energjisë që kemi, krijimtarinë, marrjen e një pozicioni në jetë dhe që përgjithësisht ofron përmasat e një individi. Virtytet diellore janë: ndershmëria, kuraja, përbuzja e rrezikut, zemërmadhësia, por të cilat shumë lehtë mund të kalojnë në: mashtrim, krenari, mendjemadhësi dhe autoritarizëm. Në tema natale, Dielli përfaqëson një figurë mashkullore, edhe pse vlera e tij simbolike është e influencuar nga pozicioni i planetëve të tjerë. Ne trupin njerëzor, Dielli është i identifikuar në krahun e djathtë të trupit, ose në zemër. Shenjë shtëpiake e tij është luani.

Hëna
Hëna ka një imazh femëror dhe amësor, përfaqëson unin marrës, kontaktet emotive me botën rrethuese. Hëna korrespondon me fëmijërinë dhe ka lidhje të forta me prehrin amësor dhe nga ana e karakterit përcakton mentalitetin fëmijëror, mungesën e eksperiencës, pakujdesinë. Nga një anë është element i pasigurisë e konservatorizmit, nga ana tjetër e surprizës dhe e papërcaktimit të reagimit, por edhe e imagjinatës dhe e përshtatshmërisë me ambientin. Në sferën natale Hëna përfaqëson gruan. Ajo është komponent i domosdoshëm për inteligjencën, e cila, n.q.s. është në pozicion të keq, mund te krijojë nervozizëm, forma të tjera paqëndrueshmërie nervore. Në trupin njerëzor, Hëna identifikohet në zonën e gjinjve dhe pjesën e majtë të trupit. Bashkimi Diell-Hënë ka simbolizuar gjithmonë binomin mashkull–femër, domethënë realitet dhe ëndërr, dritë dhe errësirë. Shenja e saj shtëpiake është gaforrja.

Merkuri

ثshtë planeti më afër Diellit. Në astrologji Merkuri përfaqëson kontaktin me botën e jashtme. Pra, ky planet simbolizon inteligjencën, perceptimin intelektual të lidhur me dinakërinë, zotësinë dhe llogaritjen. Po ashtu jep edhe një vizion në perspektivë të gjërave, që lejon sensin e humorit dhe një ndarje nga pasioni, që favorizon sensin kritik, kundërshtimin dhe kapacitetin e përshtatshmërisë. Duke rregulluar dëgjimin dhe zërin, Merkuri kontrollon shkëmbimin e ideve si dhe instrumentet teknike, të cilat favorizojnë komunikacionin (shtypin, telefonin….), ushtron influencë në fushën e tregtisë, të shkencës dhe të letërsisë. Merkuri korrespondon me adoleshencën, me padurimin e tij dhe me gatishmërinë e reflekseve mendore. Në sferën natale, Merkuri përfaqëson vëllezërit, fëmijët dhe burrin e ri. Ne aspektin fizik, ai përfaqëson nervat, mushkëritë, daullen e veshit dhe vetë veshët. Shenjat e tij shtëpiake janë, binjakët dhe virgjëresha.

Venera
Venera gjithmonë ka simbolizuar dashurinë, kontaktin e ndjenjave me botën e jashtme, domethënë fillimin e përshtatshmërisë sociale të individit: nga njëra anë kapacitetin për të dashuruar, nxehtësinë dhe intensitetin e ndjenjave dhe të ndjeshmërisë, kurse nga ana tjetër sensin e paraqitjes, transformimet artistike, shijet e së bukurës e të lumturisë. Nga këtu zhvillohet tërheqja personale, mundësia e sukseseve në fushën e dashurisë, dëshira për qetësi, lumturi e harmoni rreth vetes. Edhe dëshira për të shkuar mirë me të tjerët është element i Venerës. Ne sferën natale ajo përfaqëson edhe ndihmën e fatit dhe mbrojtjen e shëndetit. Në trupin fizik rregullon metabolizmin dhe funksionet e veshkave dhe korrespondon me ovalet. Venera ka si qëndrim të saj kryesor peshoren, ndërsa qëndrimin bazë në shenjën e demit.

Marsi

Marsi konsiderohet si planet sundues i shenjës së dashit, ndërsa për disa astrologë edhe i akrepit. Marsi shoqërohet me fshehtësi, agresion, energji, ambicie dhe mospërmbajtje. Marsi është sundues i shtëpisë së parë dhe asaj të tetë. Para së të zbulohej planeti i Plutonit, Marsi është konsideruar si sundues i shenjës së akrepit. Një mori astrologësh modernë e konsiderojnë Plutonin si sundues të shenjës së akrepit, por shumica sish janë të mendimit se Marsi është bashkësundues i kësaj shenje. Astrologët tradicionalë ndërkaq i referohen Marsit si sunduesit të vetëm të kësaj shenje. Në astrologjinë kineze, Marsi sundohet nga elementi i zjarrit, që përfaqëson pasionin, energjinë dhe aventurat. Edhe në astrologjinë indiane ky planet përfaqëson energjinë, fshehtësinë dhe egon.

Jupiteri

Jupiteri është planeti më i madh i sistemit diellor. Influenca e tij ka një karakter përmbledhës. Në fakt, ai shpreh integrimin e lumtur në jetë, simbolizon gëzimin për të jetuar, përfshirjen në shoqëri dhe shpirtin e drejtësisë. Nga Jupiteri varen fjalët, përpunimi i gjuhës, euforia dhe kënaqësia materiale, si dhe dëshira për paqe e qëndrueshmëri. Tradita e lidh Jupiterin me pasurinë dhe fatin, besimin në vetvete dhe tërheqjen personale, e cila e hap rrugën drejt suksesit në botën e tregtisë e të parasë, por edhe të lumturisë personale. Nga Jupiteri, në të vërtetë, vijnë cilësitë, si: simpatia, lehtësia e bashkëbisedimit, cilësia e bindjes dhe dëshira për të bindur. Si burim i jetës dhe i drejtësisë, ky planet përfaqëson pikën e forcës në sferën natale, duke bërë ndërmjetësin midis individit dhe botës rrethuese. Në pozicion negativ mund të prezantohet si pak human dhe kokëfortë. Fizikisht Jupiteri korrespondon me gjuhën, gojën, e sytë dhe e rregullon qarkullimin e gjakut. Shenja shtëpiake primare e Jupiterit është shigjetari, kurse ajo bazë peshqit.

Saturni
Saturni për shumë kohë konsiderohej si mbajtës i mallkimeve. Ai njihet si ruajtje dhe përqendrim i të gjitha energjive në vetvete, domethënë përfaqëson integrimin racional në jetë, vlerësimin e çdo situate, duke organizuar më mirë mbrojtjen e individit. Saturni është personifikimi i një miqësie të pamundur, nuk arrin t’i mbajë raportet shoqërore, por ka një forcë të madhe shpirtërore dhe shumë vendosmëri, kurajë morale dhe inteligjencë. Negativisht, mosbesimi dhe pesimizmi e nxitin që të marrë masa, duke e shtyrë në një ambicie të llogaritur, në ftohtësi dhe në mungesë mëshire. Për shumë kohë Saturni ka qenë i njohur si bartës i fatit të keq. Në fakt edhe traditat e lidhin me tersllëkun. Materialisht Saturni përfaqëson pleqërinë, kohën e vetmisë dhe të heqjes dorë nga shumë gjëra. Në trup korrespondon me skeletin e njeriut, më dhëmbët dhe mëlçinë. Shenja shtëpiake primare e tij është bricjapi, ndërsa ajo bazë ujori.

Urani
Urani është planeti i fundit që mund të bëjë xhiro rreth Diellit brenda harkut të jetës së një njeriu. Ai e përshkon këtë rrugë për 84 vjet. Urani është forca primare që krijon, shkatërron dhe detyron. Prej tij varet mbijetesa në kushtet më të veçanta (si Saturni) dhe kështu influenca e tij është e papritur, e papërcaktuar, duke përfaqësuar një shtytje për të vepruar në rastet urgjente. Urani përfaqëson ngjarjet e papritura, ndryshimet e rrufeshme të drejtimit dhe largimin nga bindjet. Duke e parë kapacitetin e tij për të arritur një qëllim, me gatishmëri dhe me zotësi, Urani është planeti i teknikës, në të gjitha mundësitë e shprehisë, është i lidhur me zotësinë manuale dhe me aplikimet teknike e mekanike. Nga ana anatomike korrespondon me duart. Shenja e tij shtëpiake primare është ujori, ndërsa ajo e bazës bricjapi. Nga astrologët modernë Urani konsiderohet si sundues i shtëpisë së 11-të, bashkë me Saturnin.

Neptuni
Para se të zbulohej Neptuni (në vitin 1846), Jupiteri është konsideruar si sundimtar i shenjës së peshqve, ndërsa sot një mori astrologësh modernë e konsiderojnë Jupiterin si bashkësundimtar i kësaj shenje, por ka edhe të tjerë që vlerësojnë se Neptuni nuk sundon asnjë shenjë të veçantë. Në astrologjinë moderne Neptuni konsiderohet si planet që sundon shtëpinë e 12-të bashkë me Jupiterin. Neptuni simbolizon ujin e kripur të detit dhe të oqeaneve, ndërsa në trupin e njeriut përfaqëson jetën e jashtëqitjes, lëngun amniotik dhe rregullon imunitetin. Neptunit i nevojiten 165 vjet për ta përshkuar rrugën rreth diellit. Ky planet konsiderohet si frymëzuesi i njerëzve për të udhëtuar drejt vendeve të largëta, qoftë gjeografike, qoftë shpirtërore, pra përfaqëson të panjohurën, fantazinë etj. Mirëpo, ky planet ka ndikim edhe në mënyrën e të menduarit të njeriut dhe në disa veti negative që mund të shkojnë deri te skizofrenia.

Plutoni

Roli dhe simbolika e Plutonit kanë filluar të zbatohen vetëm në astrologjinë moderne. I zbuluar më 1930, ashtu sikurse planetët e tjerë të ngadaltë, Plutoni vepron në një nivel më të thellë. Ai rregullon forcat sekrete, të cilat bazohen në kënaqësinë dhe në pakënaqësinë e njeriut ndaj vetes. Ky planet konsiderohet si simbol i principeve mashkullore. Ai përfaqëson kapacitetin për ta vënë në praktikë forcën e krijimit që secili person e ka brenda vetes, pastaj cilësinë e ringritjes pas një krize, por edhe të vullnetit për të dominuar, ambicien për pushtet dhe influencën mbi masën. Plutonit i duhen 248 vjet për ta përshkuar rrugën rreth Diellit, ndërsa shenja e tij shtëpiake primare është akrepi. Plutoni nga astrologët modernë konsiderohet si bashkësundimtar i shtëpisë së tetë bashkë me Marsin. Telegrafi
 
Titulli: Planetët

s'po dija ku ta postoja.. tingujt e planetit Neptun

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Hëna
Hëna ka një imazh femëror dhe amësor, përfaqëson unin marrës, kontaktet emotive me botën rrethuese. Hëna korrespondon me fëmijërinë dhe ka lidhje të forta me prehrin amësor dhe nga ana e karakterit përcakton mentalitetin fëmijëror, mungesën e eksperiencës, pakujdesinë. Nga një anë është element i pasigurisë e konservatorizmit, nga ana tjetër e surprizës dhe e papërcaktimit të reagimit, por edhe e imagjinatës dhe e përshtatshmërisë me ambientin. Në sferën natale Hëna përfaqëson gruan. Ajo është komponent i domosdoshëm për inteligjencën, e cila, n.q.s. është në pozicion të keq, mund te krijojë nervozizëm, forma të tjera paqëndrueshmërie nervore. Në trupin njerëzor, Hëna identifikohet në zonën e gjinjve dhe pjesën e majtë të trupit. Bashkimi Diell-Hënë ka simbolizuar gjithmonë binomin mashkull–femër, domethënë realitet dhe ëndërr, dritë dhe errësirë. Shenja e saj shtëpiake është gaforrja.
(P.S ndaj nje gaforre dhe nje luan nuk shkojn dhe aq mir me njeri-tjetrin)...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top