Planetat ne astrollogji

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Astrologjia eshte nje shkence antike qe studion levizjen e trupa qiellore te sistemit tone planetar, te projektuar ne Zodiak.
Te gjithe planetet zene ne Zodiak pozicione te percaktuara, te rregulluara nga shpejtesite e ndryshme e orbitave te tyre, te cilat behen gjithmone e me te ngadalda hap pas hapi qe largohen nga Dielli.
Nje planet i vetem qendron i palevizshem, i vendosur, DIELLI. Te tjeret:Hena, Merkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni, Plutoni krijojne pozicione dhe lidhje me kalimin e kohes.
Cdo planet ushtron influencen e saj mbi nje grup fenomenesh, pervec se mbi nje sektor te percaktuar te sjelljes se njeriut. Sipas pozicionit ne te cilen ndodhet planeti, kjo influence do te marre karakteristika te ndryshme, te nevojshme per te inkuadruar personalitetin e nje individi, duke dhene aresyet e sjelljes se tij dhe duke na dhene te dhena mbi te ardhmen e tij.
Karakteri, por edhe momentet e ndryshme te evolucionit te nje jete, jane te dhena te marra nga nderlidhja e shenjave dhe e planeteve.Medialb
 
DIELLI
Tek Dielli personalizohet esenca e njeriut e koncentrimi te personalitet te tij.
Perfaqeson Unin aktiv dhe treguesin basilar te sjelljes se nje individi.
Ne Greqine antike, Dielli ishte shikimi hyjnor I Zeusit, I cili perfaqeson energjine e paster, forze dhe virilitet, ishte edhe I identifikuar si Dionysos dhe gjithmone ka qene vene per krah Henes, qe perfaqeson feminilitetin.
Sinteze e Unit, dielli eshte baza e karakterit e te vullnetit, tregon potencialin e energjise qe kemi, krijmtarine, manjetizmin, marrjen e nje pozicioni ne jete qe jep permasat e nje individi.
Virtytet diellore jane: ndershmeria, kurajo, perbuzja ndaj rrezikut, zemermadhesia, por te cilat shume lehte mund te kalojne ne: mashtrim, krenari, mendjemadhesi e autoritarizem.
Ne Tema Natale (tema krishtlindje), perfaqeson nje figure mashkullore, edhe pse vlera e saj simbolike eshte e influencuar nga pozicioni I planeteve te tjere.
Ne trupin njerezor, dielli eshte I identifikuar ne krahun e djathte te trupit ose ne zemer. Shenje shtepiake e saj eshte Luani, gjendet ne ezaltacion ne Dash, ne ezil ne Ujor dhe ne renie ne Peshore.
 
HENA
Hena ka nje imazh femeror dhe memesor, perfaqeson Unin marres, kontaktet emotive me boten rrethuese. Per Greket e lashte, Hena identifikohej me Heren (gruan e Zeusit), symbol I dashurise bashkeshortore, te memesise, te feminitetit. Ne periudhen Mediovale besohej ne egzistecen e nje Hene te (Lilith).
Hena korrispondon me femijerine dhe ka lidhje te forta me preherin memesor dhe nga ana e karakterit percakton mentalitetin femijeror, mungesen e experiences, pakujdesi, kerkim mbeshtetje dhe mbrojtjeje. Nga nje ane eshte element I pasigurise e konservatorizmit, nga ana tjeter e surprises dhe e pa percaktimit te reagimit, por edhe te imagjinates dhe pershtatshmeri me ambientin.
Ne temen natale (tema krishtlindje) Hena perfaqeson gruan: ne temen e nje gruaja perfaqeson feminilitetin e saj, per njeriun (burrin) menyra e tij per te marre ne konsiderate gruan e lidhur me kompleksin e Edipit. Eshte komponent I domosdoshem per intelligjencen, e cila n.q.s eshte ne pozicion te keq mund te krijoje nervozizem forma te tjera paqendrueshmerie nervore. Ndjeshmeria, e rregulluar nga Hena, mund te behet e tepert, por edhe e padurueshme.
Ne trupi njerezor, Hena identifikohet ne zonen e gjijve dhe pjesen e majte te trupit. Bashkimi Diell- Hene ka simbolizuar gjithmone Mashkull – Femer, domethene realitet dhe enderr, drite dhe erresire.
Shenja e saj shtepiake eshte Gaforrja, ndodhet ne ezaltacion tek Peshqit, ne ezil tek Bricjapi dhe ne Renie tek Akrepi.
 
MERKURI
Eshte planeti me afer Diellit.
Merkuri ka pasur rendesi te madhe per fene greko-romake, mbiquhej Hermes dhe ishte I njohur edhe nga Assiri. Hermes personifikohet ne figuren e nje te riu shume te shkathet, te shpejte, I zgjuar dhe shpesh I papritur ne veprimet e tij.
Ne astrologji perfaqeson kontaktin me boten e jashtme, domethene fillimin e aktivitetit cerebral. Domethene simbolizon inteligjencen, perceptimin intelektual te lidhur me dinakerine, zotesine dhe llogaritjen. Jep edhe nje vision ne perspektive te gjerave, e cila lejon sensin e humorit dhe nje ndarje nga pasioni, qe favorizon sensin kritik, kundershtimin dhe kapacitetin e pershtatcmerise.
Duke rregulluar degjimin dhe zerin, Merkuri kontrollon shkembimin e ideve si dhe instrumentat teknike, te cilat favorizojne komunikacionin (shtypin, telefonin….), ushtron influencen ne fushen e tregtise, shkences dhe letersise.
Merkuri korrespondon me adoloshencen me padurimin e saj dhe me gadishmerine e reflekseve mendore, domethene eshte nje komponent I shpirtit te gezuar, rinore e kurioze.
Ne nje Tema Natale (tema krishtlindje), Merkuri perfaqeson vellezerit, femijet, burrin e ri. Ne aspektin fizik perfaqeson nervat, mushkerite, daullen e veshit dhe veshet. Shenjat e tij shtepiake jane Binjaket dhe Virgjeresha: ndodhet ne ezaltacion ne Akrep, ne ezil tel Shigjetari e tek Peshqit, ne renie tek Demi.
 
VENERA
Planeti I dyte I sistemit diellor. Venus gjithmone ka simbolizuar dashurine. Ne fene mitriaka quhej Astaroth dhe ishte e perfaqesuar nga nje dem, symbol I vazhdueshmerise. Per Greket ishte Aferdita, per romaket ishte Venus, perendesha e bukurise dhe e pjellorise.
Venus perfaqeson kontaktin e ndjenjave me boten e jashtme, domethene fillimin e pershtatshmerise sociale te individit: nga nje ane kapacitetin per te dashuruar, nxehtesine dhe intensitetin e ndjenjave dhe te ndjeshmerise, nga ana tjeter sensin e paraqitjes, trasformimet artistike, shijet e se bukures e te lumturise
Nga ku zhvillohet terheqja personale, mundesia e sukseseve ne fushen e dashurise, deshira e qetesise, lumturise e te harmonise rreth vetes. Eshte element I Venusit deshira per te shkuar mire me te tjeret
Ne stadin e pare te kuriozitetit ne adoleshence, Venus perfaqeson hapin e pare drejt socializimit dhe maturimit te Unit.
Ne Temen Natale (Tema Krishtlindje), perfaqeson edhe ndihmen e fatit dhe mbrojtjen e shendetit. Ne trupin fizik, rregullon metabolizmin dhe funksionet e veshkave dhe korrispondon me ovalet. Ka si qendrim te tij kryesor Peshoren, Qebdrim baze Demin, ezaltacion ne Dash dhe Akrep dhe renien ne Bricjap.
 
JUPITERI
Jupiteri eshte planeti me I madh I sistemit diellor, per Greket ishte Zeus, babai I perendive dhe zoteria e Olimpit. Influenca e saj ka nje karakter permbledhes. Ne fakt shpreh integrimin e lumtur ne jete dhe te nje ngarkese jetesore, e cila drejton optimizmin.
Jupiteri simbolizon gezimin per te jetuar, integrimin ne shoqeri, shpirtin e drejtesise.
Nga Jupiteri varen fjalet, pepunimi I gjuhes, euforia dhe kenaqesia materiale, dhe deshira per paq e qendrueshmeri.
Tradita e lidh Jupiterin me pasurine dhe fatin, kjo eshte e kuptueshme n.q.s mendohet per nje ngarkese te madhe optimizmi, te besimit ne vetvete dhe te terheqjes personale, e cila hap rrugen drejt suksesit ne boten e tregtise e te parase, por edhe te lumturise personale. Nga Jupiteri ne fakt vijne cilesite si simpatia, lehtesia e bashkbisedimit, cilesia e bindjes dhe deshira per te bindur
Burim I jetes dhe I drejtesise, ky planet perfaqeson piken e forces te nje tema natale (tema krishtlindje), duke bere ndermjetesin midis individit dhe botes rrethuese. Ne pozicion negativ mund te prezantohet si pak human, kokeforte dhe mendime negative.
Fizikisht Jupiteri korrispondon me gjuhen, me gojen, me syte dhe rregullon qarkullimin e gjakut.
Shenja shtepiake primare eshte Shigjetari, kurse ajo baze eshte Peshqit, ndodhet ne ezaltacion ne Dem, ne ezil tek Virgjeresha dhe Binjaket dhe ne renie tek Akrepi.
 
SATURNI
Ne mitologjine Greke, Saturni eshte Krono, I biri I Uranit dhe e Gajas (toka) dhe baba I Zeusit, I cili vret te gjithe femijet e tij nga frika se mos ata I zene vendin.
Per shume kohe konsiderohej si mbajtes I mallkimeve. Saturni eshte ruajtja dhe perqendrimi I te gjitha energjive ne vetevete, domethene perfaqeson integrimin racional ne jete, vleresimin e cdo situate duke organizuar me se mire mbrojtjen e individit, e bashkuar me nje te ftohte e cila krijon largesite nga gjithcka qe mund te pengoje mbrojtjen: pasioni, Ndjenja, altruizmi.
I detyruar te qendroje ne nje ishull nga I biri Zeusi, Saturni perfaqeson vetmine dhe harrimin: ai zhvesh gjithcka nga siperfaqesoret duke lene vetem thelbesoren.
Ai eshte personofikimi I nje miqesia te pamundur, nuk arrin te mbaje raportet shoqerore, por ka nje force te madhe shpirterore dhe shume vendosmeri, kurajo morale dhe inteligjence.
Negativisht, mosbesimi dhe pesimizmi e shtyjne qe te marre masa duke e shtyre ne nje ambicie te llogaritur, ne ftohtesi dhe ne mungese meshire. Per shume kohe Saturni ka qene I njohur si mbajtes I fatit te keq, ne fakt edhe traditat e lidhin me tersllekun.
Materialisht Saturni perfaqeson pleqerine, kohen e vetmise dhe te heqjes dore nga shume gjera.
Ne trup korispondon me skeletin e njeriut, me dhembet dhe melcine.
Shenja shtepiake primare: Bricjapi, ajo base: Ujori, gjendet ne ezaltacion ne Peshore, ne renie ne Dash dhe ezil ne Gaforre dhe Luan.
 
URANI
Urani eshte planeti I fundit qe mund te beje xhiron rreth Diellit brenda harkut te jetes se nje njeriu.
Urani eshte forca primare qe krijon, shkaterron dhe detyron. Prej tij varet mbijetesa ne kushtet me te vecanta (si Saturni) dhe keshtu influenca e saj eshte e papritur dhe e pa percaktuar dhe perfaqeson nje shtytje per te vepruar ne rastet urgjentet
Urani perfaqeson ngjarjet e papritura, ndryshimet e rrufeshme te drejtimit dhe largimin nga bindjet.
Koha e Uranit eshte momenti, gjithcka zgjidhet ne te tanishmen, nuk egziston me aresyeja dhe efekti. Eshte planeti I te sotmes, pa menduar per te shkuaren ose per te ardhmen, perfaqeson te paprituren, rastin e kapur ne ajer.
Duke pare kapacitetin e tij per te arritur nje qellim, me gadishmeri dhe me zotesi, Urani eshte planeti I teknikes, ne te gjitha mundesite e shprehise, dhe eshte I lidhur me zotesine manuale dhe me aplikimet teknike dhe mekanike.
Nga ana anatomike korrispondon me duart.
Shenja e tij shtepiake primare eshte Ujori, ajo e bazes ne Bricjap, ndodhet ne ezaltim ne Virgjereshe dhe Luan dhe ne renie tek Peshqit.
 
NEPTUNI
Planeti I dyte I kohes moderne, I zbuluar ne 1846, merr emrin nga Poseidoni per greket dhe Neptuno per romaket, eshte zoti I detit, nje perendi e erret dhe grindese.
Tridhembeshi me te cilin perfaqesohet, eshte symbol i se panjohures e te gjithckaje qe nuk eshte e dukshme.
Neptuni, korrespondon me lengun amniotiko, eshte frymezuesi I kuriozitetit qe shtyn njeriun te udhetoje drejt vendeve te largeta, si gjeografike ashtu edhe shpirterore, por edhe duke e mbyllur veten, menyren e tij te menduarit, te veprimit e te jetuarit.
Si influence negative mund te jete:nervozitet dhe ne raste ekstreme nje cmenduri e thelle, si nje refuzim I plote I realitetit, skizofrenia.
Neptuni perfaqeson, te panjohuren, misticizmin, enderren, fantazine dhe krijimin e nje forme te re te artit. Eshte element I gjeniut dhe keshtu qe ushtron influencen e tij ne fushen artistike, ate te poezise dhe te muzikes.
Simbolizon ujin e kripur te detit dhe te oqeaneve, dhe ne trup perfaqeson jeten e jashteqitjes, lengun amniotik dhe rregullon mbrojtjen e trupit (imunitetin).
Shenja shtepiake primare eshte tek Peshqit, ajo baze eshte tek: Shigjetari, ezltimi ne Ujor, ezili ne Virgjereshe dhe te Binjaket, kurse ne renie tek Luani.
 
PLUTONI
Hades per Greket, Plutone per romaket, qe e konsideronin perendia e erresires, e ferrit. Plutoni eshte planeti I fundit modern, I zbuluar ne 1930. ashtu si edhe planetet e tjere te ngadalte, vepron ne nje nivel te thelle, pak te dukshem dhe rregullon forcat secrete, te cilat bazohen ne kenaqesine dhe ne pa kenaqesise ndaj vetes.
Simbol I principeve mashkullore, Plutoni perfaqeson kapacitetin per te realizuar, per te vene ne praktike forcen e krijimit qe secili nga ne ka brenda vetes, cilesine e ringritjes pas nje krize, por edhe te vullnetit per te dominuar, ambicien per pushtet dhe influencimin mbi masen.
Ne pozicion negative, Plutoni mund te shkaktoje dytesim te karakterit (me nje fytyre publike dhe nje private), tendece dhe genjeshter, mashtrim.
Si Urani, Neptuni, Plutoni eshte nje planet racional, keshtu qe ushtron influencen e tij ne fushen psikologjike dhe rinovimin e gjeneratave.
Ne trup Plutoni perfaqeson testikujt.
Shenja e tij shtepiake primare eshte Akrepi, ajo baze eshte Dashi, ndodhet ne ezaltacion ne Binjake, ne ezil ne shenjen e Demit dhe te Binjakeve dhe ne renie ne Shigjetar.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top