Mbreti Zog njihet një figurë historike dhe politike shumë e diskutuar në lidhje me atë që ai bëri përderisa qe në pushtet deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia.
Ai njihet për kulturën e tij të gjërë dhe mendjemprehtësinë dhe trimërinë në situata të ndryshme gjat karrierës së tij.
Një gjë është e sigurtë që mendimi i tij politik për të ardhmën e Shqipërisë ka qenë rruga e saj evropiane e zhvillimit. Një ndër veprat më të mëdha që la mbreti Zog është prurja e arkitektëve më të mirë italian për të kryer planin urbanistik të Tiranës.
Qendra e kryeqitetit shqiptar, sheshi “Skënderbej”, sheshi “Nënë Tereza”, ndërtesat ministrore me motive neo klasike të ndërthurura me elemente të historisë shqiptare siç është përkrenarja e Skënderbeut, Aleksandrit të madh etj. përbëjnë nga veprat më të bukura të asaj periudhe.
Planet e pa përfunduara të Mbretit Zog për ndërtimin e Tiranës në qytet evropian të mirëfilltë respektivisht ideja e tij e frymëzuar nga qyteti që la mbresa të mëdha te ai siç ishte qyteti i Vienës, mbreti Zog u angazhua për të krijuar të paktën një arktiekturë të ngjashme si ajo. /eRralle.com/