Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kërkohet ish-truproja

Monique

With or Without u
97878_1.jpg

TIRANE- Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Tiranë, Florenc Hoxha u plagose mbrëmë me thikë pranë një lokali në Farkë. Burime nga policia e Shtetit thanë për "GSH" se ngjarja ndodhi rreth orës 22 të mbrëmjes, ku Hoxha u godit me thikë në pjesën e këmbës. Policia dyshon se autori i ngjarjes është ish-shoqëruesi i Hoxhës, Indrit Deliaj, duke e shpallur atë në kërkim. Florenc Hoxha iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NGJARJA
Mësohet se kreu i INUV është qëlluar dy herë me një thikë pranë një lokali në Farkë, ndërkohë që autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes me makinë. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Po kështu, mësohet se shkak për konfliktin mund të jetë bërë detyra e kryeinspektorit vendor ose problemet e pronësisë. Ndërkaq, bëhet me dije se Hoxha u dërgua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

AKUZA E PROKURORISE
Pak muaj më parë prokuroria në kryeqytet e akuzoi kreun e INUV, Florenc Hoxha, për shpërdorim detyre në katër raste. Referuar hetimeve, në dy raste ai nuk ka vepruar me prishjen e objekteve pa leje, ndonëse ka pasur ankesa për to, në një rast ka prishur një objekt duke injoruar një vendim gjykate, ndërsa në një rast ka prishur një objekt që ishte në proces legalizimi. Hetimet ndaj tij kishin nisur nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa masa e arrestit është dhënë nga Gjykata e Tiranës. Sipas prokurorisë, Florenc Hoxha ka prishur ndërtime kundër ligjit dhe ka lejuar ndërtime të tjera pa leje. Konkretisht nga dosja hetimore mësohet se Florenc Hoxha ka lejuar 20 ndërtime pa leje, ndërsa ka prishur në mënyre selektive disa ndërtime të tjera pa leje.

Hetimet ndaj kreut të INUV kishin nisur tre muaj më parë. Gjithashtu, pas arrestimit të Florenc Hoxhës u lëshua një urdhër arresti dhe për Zyhdi Dajtin, kreun e Inspektoratit Kombëtar Urbanistik. Edhe ai u akuzua për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatave. Konkretisht Dajti kishte pezulluar dy objekte në kundërshtim me vendimin e gjykatës, duke sjellë pasoja të rënda financiare në dëm të subjekteve.

KARRIERA E HOXHES
Florenc Hoxha ka punuar më parë si oficer policie në sektorin e Krimit Ekonomik në disa rrethe dhe më pas në Tiranë gjatë vitit 2010 si shef i komisariatit nr. 3 në Tiranë. Emri i tij u lakua së tepërmi edhe gjatë protestës së 21 janarit, ku u akuzua si një prej drejtuesve të policisë të përfshirë në dhunën ndaj protestuesve. Pas zgjedhjeve të 8 majit 2011, kryebashkiaku Lulzim Basha e emëron kreun e Inspektoratit Urbanistik të Tiranës, po nën varësi të Bashkisë.

(ma.ar/o.d/BalkanWeb)
 
Titulli: Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kërkohet ish-truproja

AKUZA E PROKURORISE
Pak muaj më parë prokuroria në kryeqytet e akuzoi kreun e INUV, Florenc Hoxha, për shpërdorim detyre në katër raste. Referuar hetimeve, në dy raste ai nuk ka vepruar me prishjen e objekteve pa leje, ndonëse ka pasur ankesa për to, në një rast ka prishur një objekt duke injoruar një vendim gjykate, ndërsa në një rast ka prishur një objekt që ishte në proces legalizimi. Hetimet ndaj tij kishin nisur nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa masa e arrestit është dhënë nga Gjykata e Tiranës. Sipas prokurorisë, Florenc Hoxha ka prishur ndërtime kundër ligjit dhe ka lejuar ndërtime të tjera pa leje. Konkretisht nga dosja hetimore mësohet se Florenc Hoxha ka lejuar 20 ndërtime pa leje, ndërsa ka prishur në mënyre selektive disa ndërtime të tjera pa leje.
(ma.ar/o.d/BalkanWeb)

Eshte heret te krijoje nje paragjykim njeriu mbi ate se cfare ka ndodhur. Nga titulli desha te shkruaj dicka tjeter, por pas leximit dhe sidomos pas lezimit te kesaj pjese, perkunder se eshte heret te spekulohet them se ka korrur ate cfare ka mbjellur. Ne institucione shtetrore nuk munde te veprosh me standarde te dyfishta ngase do te kesh fedbeckun e dyfisht.

Ajo qe eshte brengosese ne kete rast (po e paragjykoje se Hoxha eshte fajtor) eshte ngathtesia e shtetit per te zgjidhur ceshtjet delikate me shpejtesi. Pra ne keso raste kur zyrtaret e shtetit aq me shume kur zyrtaret e larte te shtetit bejne parregullesi shteti duhet te intervenoj me me shpejtesi sepse do kemi situata kur ne vend te shtetit drejtesine do ta marri ne dore qytetaria dhe kjo nuk eshte e mire per aske.
 
Titulli: Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kërkohet ish-truproja

Ne fakt plagosja ka tjeter baze gjykimi....konflikte personale dhe jo shterore.
Duke qene ne brendesi kam menduar gjithnje qe e keqja Florit do i vinte nga dikush i panjohur por qe do e kish prekur sigurisht ne kallo...fakti qe i vjen nga familjari i vet...per konflikte personale futet tek ngjarjet banale
 
Njerez banal, si rrjedhoje ngjarje banale!

Hajduti
 
Tani ti meq je ne brendesi edhe munde te jeshe me afer ngjarjes dhe se vertetes por perseri une kam paragjykimet e mija dhe keto them se vijne si rezultat i nje pervoje mjafte te gjate.

Sterkeqja e sistemit tek ne ka shkuar aq larg sa njerezit inskenojne gjera me banale madje duke perfshire edhe anetare te ngushte te familjes per te fshehur gjurmet. Nga pervoja ime kam pare njerez te cilet per te fshehur gjurmet e tyre inskenojne ngjarje banale per te dalur nga situata.

Ne kete raste une shof se ky zoteriu eshte ndeshur me ish-shoqeruesin e tij. Pra keta ish-at ne shumicen e rasteve dhe thuajse gjithmon jane sekseret. Nga dyshimi im rrjedhe se mes tyre, pra shefit dhe ish-it kan ngelur ca ceshtje pa u rregulluar dhe kan obligime jo vetem ndaj tjereve por dhe mes vete. Ne situata te tilla dalin probleme thelbesore dhe per te zgjidhur problemin njerezit duhet te inskenojne dicka sepse po filloi problemi per ceshtjen qe kan atehere do te zbulohet filli.

Ne nje situate te tille, jo ne pak raste shqiptaret, per te shpetuar Faqen e tyre kan futur ne ngerq gjene me te dashur te tyre dhe me te shenjeten: Familjen. Ne jo pak raste kan futur dhe gruan dhe nga problemi madhor qe eshte Ceshtja kthehet ne problem BANAL.

Shpesh me ka bre ndergjegja se cfare personaliteti munde te kene njerezit te cilet per te zene qellimin e tyre arrijne te fusin Gruan apo familjaret duke shkelur dhe perdhunuar personalitetin e tyre dhe duke bere familjen e tyre me nje damke e cila nuk se eshte lehte per tu zbehur.
 
ekzakt...kaq mjafton dhe e zgjidhem ceshtjen lol
 
Titulli: Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kërkohet ish-truproja

Njerez banal, si rrjedhoje ngjarje banale!

Hajduti

vetem se ky "banali" ki parasysh qe nese behet rotacioni i plotikes ne vend , aspiron vendin e Artan Didit...pra edhe aq banal nuk eshte.
se di sesi eksponent te tille duhen perfshire ne struktura vendimarrese politike qofshin keto qendrore apo vendore
 
Titulli: Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kërkohet ish-truproja

vetem se ky "banali" ki parasysh qe nese behet rotacioni i plotikes ne vend , aspiron vendin e Artan Didit...pra edhe aq banal nuk eshte.
se di sesi eksponent te tille duhen perfshire ne struktura vendimarrese politike qofshin keto qendrore apo vendore

Pertej thashathemeve, ai nuk ka shancin me te vogel per me tej.

Pastaj, pozicioni i Didit... besoj se e meritoj, arsimi, kualifikimet, pervojen ...etj ;)

Hajduti
 
Titulli: Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kërkohet ish-truproja

Pertej thashathemeve, ai nuk ka shancin me te vogel per me tej.

Pastaj, pozicioni i Didit... besoj se e meritoj, arsimi, kualifikimet, pervojen ...etj ;)

Hajduti

se di ne e meriton ti por di nga njerez te besuar , se karriera e tij nuk shkon deri ktu . Dhe ate "thashethemi" eshte i sigurt ...trust me
te kam thene dhe po te rithem, lidhjet e mia me PD jane shume me teper sec mund te mendohen, thjesht une kam nje ideal timin te cilin nuk e ndryshoj dot

:)
 
Titulli: Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kërkohet ish-truproja

I know... I know, por ne nje te ardhme jo shm te larget do te kujtohen fjalite e mia!

Me vjen mire qe ju qendron besnike mendimeve te tuaja, kjo gje sot, eshte per tu admiruar dhe vleresuar, se na mbyten LSI :) me Marlen :p

Hajduti
 
Titulli: Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kërkohet ish-truproja

Nje Pd.ist me pak, nje hajdut me pak:hihi:
 
Dhe ketu ze fill ajo qe shkruajta me pare: Banaliteti i tyre (ne shumicen e rasteve i inskenuar dhe maskuar) si gje familjare fillon e merr tumirjen dhe zhvillohet ne banalitet shoqeror me degdisje dege me dege. Ne kete sens kapet shteti dhe tere shoqeria dhe deri ne banalitetin tjeter ''familjar'' ne diskutojme per banalitetin politik. Pra ketu humbet individualizmi (ngase faji eshte individual) dhe ketu ngerthehet partia (faji eshte kolektiv) dhe pa arsyetuar asnje shkake qe solli nje pasoje, viktima eshte femra (nena, gruaja apo dashnorja).
 
Titulli: Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kërkohet ish-truproja

Dhe ketu ze fill ajo qe shkruajta me pare: Banaliteti i tyre (ne shumicen e rasteve i inskenuar dhe maskuar) si gje familjare fillon e merr tumirjen dhe zhvillohet ne banalitet shoqeror me degdisje dege me dege. Ne kete sens kapet shteti dhe tere shoqeria dhe deri ne banalitetin tjeter ''familjar'' ne diskutojme per banalitetin politik. Pra ketu humbet individualizmi (ngase faji eshte individual) dhe ketu ngerthehet partia (faji eshte kolektiv) dhe pa arsyetuar asnje shkake qe solli nje pasoje, viktima eshte femra (nena, gruaja apo "dashnorja" Femijet).

Tashi une me kaq e mbyll kete temen e konfliktit , per me shume prononcohen Policia apo orgaet kopetente, Edhe pse arsyen e di fare mire po cme plas mua ne fund te fundit...te dy i njoh edhe viktimen dhe agresorin...
sa per ate pjesen e dashnores..nuk ka dashnore por Grua ,Nene ,Femije. (ka edhe baba e vella..)
 
Titulli: Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kërkohet ish-truproja

Nje Pd.ist me pak, nje hajdut me pak:hihi:

Nese do flas si person i paanshem me vjen keq ,jo per te por femijet dhe familjen e tij.
por nese do flas si popull ....per aq kohe sa ke shkelur ne kallo prite se diku do te te plas bomba,se dinamiti sboni fajde :p

zot sa e keqe po tregohem
 
Titulli: Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kërkohet ish-truproja

Tashi une me kaq e mbyll kete temen e konfliktit , per me shume prononcohen Policia apo orgaet kopetente, Edhe pse arsyen e di fare mire po cme plas mua ne fund te fundit...te dy i njoh edhe viktimen dhe agresorin...
sa per ate pjesen e dashnores..nuk ka dashnore por Grua ,Nene ,Femije. (ka edhe baba e vella..)

Po, pra e dija mikja ime se banaliteti i diskutimit shqiptar do te dilte se s'bene te familja vetem se nuk desha te prekja shtresen me te ndieshme femijen. Dhe ky eshte rrethi vicioz rreth te cilit sillet shoqeria mendjengushte shqiptare duke deformuar mos funksionimin e sistemit deri ne mes kembesh grash.

Pra ky eshte nje fenomen i rrezikshem shoqerore kur fenomeni i mosfunkcionimit shtetror deformohet ne nivel arsimor, pastaj partiak dhe per te ja vene sterkeqjen deformohet ne element banal femeror (mes kembesh) dhe e tere keqberja institucionale me nuk diskutohet si fenomen qe do ndeshkuar por shenderrohet ne fenomen meskembesh sa te shty edhe ne gjynah per ate qe e ka gjetur. :zzz:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top