Plaçkitin bankën me targa të personalizuara

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Një grup i plaçkitësve të ngathtë është kapur nga policia, pasi kishin kryer një plaçkitje të një banke, duke shfrytëzuar veturën me targa të personalizuara të një anëtari të bandës.

James Snell është arrestuar nga policia, pasi gjatë plaçkitjes kishte shfrytëzuar BMW-në e tij, e cila kishte targa të personalizuara - J4MES.

Këto targa i kishte vërejtur një dëshmitar i rastit, i cili kishte qëlluar para bankës, ku janë vjedhur 104 mijë funte.

Vetura më vonë është gjetur në garazhin e vëllait të Jamesit, ndërsa në bagazhin e saj policia ka gjetur 30.000 funte.

“Targat specifike na e kanë lehtësuar shumë punën për t’i gjetur plaçkitësit”, ka thënë prokurori Daniel Williams.

Snell dhe shoku i tij Adam Abbot e kanë pranuar fajin në gjykatë, ndërsa Carl Campion e kishte mohuar atë, por megjithatë, është shpallur fajtor.
•Telegrafi•
 
Back
Top