Plaçkit bankën për 20 euro

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Sllovakia mund të falënderohet për plaçkitjen e bankës, por jo edhe për shumën e vjedhur, pasi që një i ri në qytetin Kosica ka insistuar që arkëtarja e bankës t’i jap atij 20 euro.

Një i ri sllovak ka hyrë të mërkurën në bankën e këtij qyteti në lindje të Sllovakisë, e ka thyer me gur xhamin e sportelit dhe nga arkëtarja e frikësuar ka kërkuar para, por assesi mbi 20 euro.

Arkëtarja ia ka dhënë bankënotën prej 20 eurosh e hajni ka ecur qetazi deri në qendrën e afërt tregtare, ku menjëherë e ka arrestuar policia, njoftojnë mediat sllovake.

Policia menjëherë e ka dërguar hajnin në spitalin psikiatrik. Ai rrezikon të dënohet prej shtatë deri në 12 vjet burg, nëse nuk shpallet i paaftë nga ana psikike.
*telegrafi*
 
Back
Top