MasteR
I'm offline
-
- Anëtarësuar më
- Apr 8, 2011
-
- Mesazhe
- 13,856
-
- Reagimet e mara
- 2,565
-
- Vendndodhja
- Invisible...

Brad Pitt ka zbuluar se ai gjithmonë ka dashur të ketë një familje të madhe.
Aktori i filmit “The Tree of Life”, i cili ka gjashtë fëmijë me partneren e tij Angelina Jolie, ka shpjeguar se jeta në shtëpinë e një miku të tij e ka inspiruar atë të ketë shumë fëmijë.
“E di se duket ekstreme nga jashtë, por gjithmonë disi kam operuar kështu. Kur e di, e di, dhe pse të shkoj prej rrotull? Kisha një mik i cili kishte një familje të madhe, kur isha fëmijë. Thjesht më pëlqente kaosi në tavolinën e mëngjesit dhe zënkat dhe gjithë ajo tollovi, dhe nëna ose babai bënin petulla për secilin”.
“Dhe vetëm vendosa se nëse ndonjëherë do të ta bëja – kjo la shenja të pashlyeshme në mua – nëse ndonjëherë do të bëja, do ta bëja kështu”, ka thënë Pitt. /Telegrafi/