Pitagora dhe magjia e numrave

Lauri

Anunnak
Rreth viteve 600 para lindjes së Krishtit, në Greqinë Antike ka jetuar një njeri vërtet i jashtëzakonshëm i quajtur PITAGORA, i cili ka tentuar që të vërtetojë ekzistimin e të gjitha gjërave në Univers përmes harmonisë së përsosur të veprimit hyjnor të numrave.

pitagora2_zps35ef6c07.jpg

Jo vetëm që konsiderohej si themelues dhe baba i njohurisë mbi analizën e veprimit të numrave në natyrë-NUMEROLOGJIA, por ishte dhe mbetej mistiku, okulisti, matematikani dhe filozofi më i madh i të gjitha kohërave. Që në fillim duhet konstatuar se, shumë mësime të Pitagorës, edhe sot e kësaj dite konsiderohen si fshehtësi e madhe dhe se të gjitha shkathtësitë dhe praktikat okuliste të Perëndimit, burojnë nga mistika pitagoriane. Pesëdhjetë e katër vitet më të frytshme të jetës i ka kaluar në Egjipt. Persi, Indi dhe në vendet tjera të Lindjes, vende këto që atëbotë, konsideroheshin si qendrat më të mëdha të dijes, urtësisë mistike dhe mendimit filozofik të mbarë botës

Qëndrimi i tij i gjatë nëpër vendet e Lindjes, sigurisht ka pasur ndikim vendimtar në formimin e besimit mbi veprimin e Ligjit të KARMëS – të shkakut dhe pasojës, Ligjit të DARMëS – se asgjë në këtë botënuk është krijuar dhe nuk ndodh rastësisht, si dhe REINKARNIMIN-transformimin e shpirtit nga një jetë në jetën tjetër, ligjshmëri këto që shpesh ceken dhe trajtohen në mendimet e tij filozofike. Si hulumtues i pandalshëm nga kërkimi i rrugës që do ta shpinte kah bërthame e krijimit të jetës, në një moment të përndëritjes shpirtërore, përjetoi vetëdijesimin e plotë se, njerëzimi jeton në tri botë: botën natyrale, njerëzore të qenësisë dhe atë hyjnore. Me këtë e pa të qartë se, nga të gjitha besimet e deritanishme në shumë zota, realisht ekziston vetëm një ZOT, i cili është esenca dhe burimi i çdo gjëje.

Tek bashkëkohësit e vet, Pitagora ka ofruar një mënyrë të re të të menduarit e cila, një njërën anë pretendonte t’i mbante njerëzit fort të lidhur me këtë botë, dhe njëkohësisht, nga ana tjetër, kërkonte që ata të jenë të kthyer dhe të pashkëputshëm nga krijuesi i tyre – ZOTI. Përmes filozofisë së vet në përgjithësi, Pitagora ka pasur ndikim të pakontestueshëm tek shumë mendimtarë të famshëm të Greqisë Antike, e veçanërisht te Platoni dhe Aristoteli. Po ashtu, mësimet e tij kanë luajtur një rol të madh edhe në ndërtimin e mendimit të ri filozofik bashkëkohor evropian. Në këtë kontest, veçanërisht duhet përmendur teorinë e famshme të Pitagorës në matematike

Pitagora dhe nxënësit e tij kanë themeluar shumë postulate filozofike si parime dhe mendime të pranuara logjike. Në mes të postulateve pitagoriane, është e njohur ajo e dhjetë kundërshtive themelore, veprimi i përhershëm i të cilëve e ndërton realitetin tonë objektiv: 1. E lehta dhe e rënda; 2. Tek dhe çift: 3 Kufizuar dhe pakufizuar; 4. Pak dhe shumë: 5. E djathta dhe e majta; 6. Mashkullorja dhe femërorja: 7. Lëvizshmëria dhe palëvizshmëria; 8. Drejtë dhe shtrembër; 9. Dritë dhe errësirë; 10. Sistematike dhe josistematike.

Kështu, ata kanë konstatuar se, pikërisht nga ekzistimi i këtyre dhjetë kundërshtive, buron e gjithë harmonia e përsosur e cila vepron në Univers.
Sa i përket klasifikimit domethënës, të gjithë numrat çift, konsideroheshin si: të pjesëtueshëm (ndashëm), jo të përhershëm, femëror dhe që i takojnë kësaj bote materiale; ndërsa numrat tek: të pandashëm (papjesëtueshëm), mashkullor dhe hyjnor. çdo numër e kanë ndërlidhur me një atribut të njeriut. Kështu numri 1, nënkupton arsyen, ekzistencën, vetëdijesimin; 2. të menduarit, mendimin dhe hamendjen; 3. marrëveshjen , harmoninë dhe baraspeshën; 4. drejtësinë (pasiqë ajo formon katërkëndëshin me formë të përsosur); 5 nënkuptonte martesën (si tërësi e shumës së numrit të vërtetë femëror 2 dhe atij mashkullor 3)… etj. Sipas pitagorianëve, të gjitha sendet e njohura për ne në këtë botë e kanë numrin e vet. Pa logjikën e numrave nuk do të kishte as dije dhe as njohuri. Andaj, bazën themelore numerike të formimit të të gjitha vlerave tjera e ndërtojnë dhjetë numra; 0,1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9.


Kuptimi magjik i numrave bazë.

Apeksi magjik (0) – Në fillim dhe fundin e çdo gjëje qëndron 0-ja, dhe kjo ndryshe quhet si Apeksi magjik, sepse ajo në vete përmban të gjitha ligjet, të gjitha vibracionet dhe tërë ekistimin tonë gjithëpërfshirës. Zeroja është e pafundme, e pakapshme dhe e përhershme. Me të, krijohet dhe mbaron jeta.

Numri 1. - Sipas mësimit të okultistëve, si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, ky numër konsiderohet si simboli i Kozmosit, por, njëkohësisht është dhe një nga atributet e Zotit, drejtësisë dhe të energjisë hyjnore. Ky numër gjithnjë e jep veten, edhe kur pjesëtohet edhe kur shumëzohet me vetveten.

Numri 2
. - Sipas pitagorianëve ky është princip material, emocion fizik dhe i takon botës tokësore. Dita e dytë e muajit të dytë të vitit i është dedikuar Plutonit, zotit të nëntokës, botës së ëndrrave. Hermetistët dhe mistikët perëndimor këtë numër e konsiderojnë si shenjë të djallit, gjegjësisht parim Satanist.

Numri 3. - Okulistët besojnë se numri 3 është numri më i përsosur, sepse ndërton në vete fillimin, mesin dhe mbarimin. Më tej, mistikët krishterë numrin 3 e identifikojnë me trininë e shenjtë (Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtë). Sipas mitologjisë indiane, është në shenjën e tri zotave: Brama, Siva dhe Visnu, gjegjësisht, Zotit rindërtues, Zotit mirëmbajtës dhe baraspeshës dhe Zotit shkatërrues. Të njëjtën trini e kemi edhe në mitologjinë greke dhe romake: Jupiteri, që sundon me Qiellin, Neptuni, që sundon me Dete dhe Plutoni që sundon me Ferrin. Zeusi ose Plutoni, në dorë mbajnë tre flakadanë, Neptuni në dorë ka tredhëmbëshin, kurse Plutoni qenin me tri koka.

Numri 4. - është numri i germave të emërtimit të ZOTIT te shumë gjuhë të botës: ZOTI (shqip), LORD (anglisht), DEUS (latinisht), DIEU (frëngjisht), ADAT (asiriane), SORU (persiane), GODH (danisht)…. etj. Më tej, janë katër anët e botës, katër stinët kryesore… etj.

Numri 5. - Numri 5 është simbol i unitetit të njeriut me Kozmosin. Në nivelin astral, shprehet si pentagram. Konsiderohet si numër i madh mistik sepse formohet nga dy numrat kyç themelor: 2 si numrit të parë çift dhe 3 si numrit të parë tek. Të gjitha fuqitë natyrore ndërtohen në numrat nga 1 deri në 5. 1 është mëvetësi, 2 kundërshti dhe 3 është bashkimi i tyre (ndërtimi, baraspesha), 4 drejtësia hyjnore, ndërsa 5 është tërësia e të gjithave së bashku.

Numri 6. - Shumë mistikë mendojnë se 6 është numër vetvetiu i përsosur, jo vetëm nga fakti se Zoti e krijoi gjithësinë për 6 ditë, por ky numër paraqet baraspeshën në mes të makrokozmosit dhe mikrokozmosit (njeriut). Gjashtëshi përfitohet nga shuma e gjysmës së vet si dhe nga shuma e një të tretave të veta.

Numri 7. - Numri 7 konsiderohet si numër i shenjtë, sepse paraqitet në formë të shtatë ditëve të krijimit të botës, shtatë ditëve në javë. Më tej, 7 është simboli i magjisë. Shpesh edhe në popull dhe përralla të ndryshme, dëgjojmë thënien: përtej shtatë tokash e shtatë qiejsh, shtatë male e shtatë dete, etj.

Numri 8. – Në Bibël sipas Mateut, është numër i lumturisë, fatbardhësisë dhe bollëkut. Po ashtu mund të merrej edhe si numër kontradiktor. Nëse pjesëtohet me gjysmën e vet fitohet 2, simbol i materializmit dhe botës tokësore.


Numri 9. - Numër vërtet mistik, që nënkupton numrin 3 të shumëzuar me vetveten. Përsosshmëri dhe tërësi, unifikimi i materiales dhe shpirtërores, hyjnores dhe tokësores, mashkullores dhe femërores, dritës dhe errësirës. Sipas teozofive dhe disa mistikëve, 9 është pavdekshmëria dhe shpirti hyjnor.

Numrat qe ndikojne ne jeten tone
Cfare fshihet pas numrave? Cfare sekretesh, cfare shenjash? Ja se si numrat ndikojne ne jeten tone.
Edhe ata qe nuk kane njohuri ne numerologji, nuk jane vecse te hipnotizuar nga magjia misterioze e numrave. Nje preference per nje ngjyre te caktuar ose nje numer te caktuar mund te fshehe kuptime shume te rendesishme.

PITAGORA_zps899334a7.jpg

Numerologjia sot eshte nje mode, nje pasion me i perhapur se kurre, pavaresisht nga teknologjite e reja dhe njohurite, numri magjik vazhdon te ushtroje nje joshje te parezistueshme.
Ne greqine e lashte numerologjia ishte nje shkence e fshehte, ne gjendje per te gjetur korrespondenca ndermjet numrave dhe karakterit tone.
Emri, data e lindjes, dhe numri i bashkangjitur me ta ishin pjese e shpirtit te nje personi.
Modelet komplekse matematikore, lejojne te kapin rregullat te funksionimit te universit, sekretet e te kaluares dhe pergjigjet e se ardhmes.
Numerologjia eshte nje nga metodat me interesante per te bere parashikime, nje metode qe mbeshtetet ne saktesine e numrave dhe per kete arsye mund te zbatohet nga kushdo. Sipas numerologjise, te gjitha shkronjat e alfabetit kane edhe nje vlere numerike. Jeta jone eshte thellesisht e ndikuar nga numrat e emrit tone, nga data e lindjes tone, nga shtepia jone.
Reagime te mira ose negative ne jeten e perditshme jane te percaktuara nga ndikimi i numrave magnetike qe na rrethojne. Le te shohim se kush jane kuptimet e numrave:

Numri 1
Alfabeti: A – J – S
Numri i krijimit, fillimit, i impulsit te pare, ose burim energjie.

Numri:2
Alfabeti: B – K- T
Numri i bukurise, kultures, te vertetes, perceptimit dhe vetedijes.

Numri 3

Alfabeti: C-L-U
Eshte numri i ndricimit, i plotesimit, i perpunimit.

Numri 4

Alfabeti: D-M-V
Eshte numri i ndertimit, prodhimit, i sigurise, mbrojtjes, stabilitetit, ambicjes.

Numri 5

Alfabeti: E-N-W
Eshte numri i hezitimit, pasigurise, i dyshimit dhe dekurajimit.

Numri 6

Alfabeti: F-O-X
Numri i personalitetit te dyfishte, pavendosmerise, tundimit dhe skajshmerise.

Numri 7
Alfabeti: G-P-Y
Eshte numri shpirteror, i mistikes, i diturise dhe suksesit.

Numri 8
Alfabeti: H-Q-Z
Eshte numri i drejtesise, evolucionit, forces, inspirimit dhe gjeniut.

Numri 9

Alfabeti: I-R
Eshte numri qe dominon eficensen, psikiken, ndergjegjjen, humanitarizmin dhe energjine rinovuese.

/lajmstudent
 
Pe: Pitagora dhe magjia e numrave

Per te nxjerr nje kend 90° une perdor nje formule praktike. a60- b80=c100 ..:)



trekendesh_zps1fdcd419.jpg
 

Attachments

  • trekendesh_zps1fdcd419.jpg
    trekendesh_zps1fdcd419.jpg
    9.4 KB · Shikime: 0
Pe: Pitagora dhe magjia e numrave

Si hulumtues i pandalshëm nga kërkimi i rrugës që do ta shpinte kah bërthame e krijimit të jetës, në një moment të përndëritjes shpirtërore, përjetoi vetëdijesimin e plotë se, njerëzimi jeton në tri botë: botën natyrale, njerëzore të qenësisë dhe atë hyjnore. Me këtë e pa të qartë se, nga të gjitha besimet e deritanishme në shumë zota, realisht ekziston vetëm një ZOT, i cili është esenca dhe burimi i çdo gjëje.

Tek bashkëkohësit e vet, Pitagora ka ofruar një mënyrë të re të të menduarit e cila, një njërën anë pretendonte t’i mbante njerëzit fort të lidhur me këtë botë, dhe njëkohësisht, nga ana tjetër, kërkonte që ata të jenë të kthyer dhe të pashkëputshëm nga krijuesi i tyre – ZOTI. Përmes filozofisë së vet në përgjithësi, Pitagora ka pasur ndikim të pakontestueshëm tek shumë mendimtarë të famshëm të Greqisë Antike, e veçanërisht te Platoni dhe Aristoteli. Po ashtu, mësimet e tij kanë luajtur një rol të madh edhe në ndërtimin e mendimit të ri filozofik bashkëkohor evropian. Në këtë kontest, veçanërisht duhet përmendur teorinë e famshme të Pitagorës në matematike
e pra gjith gjith mendjet e ndritura e pranoj nje gje till..edhe pse ka jetu ne nje vend sikurse india e ka kuptu se 1 Zot eshte
 
Pe: Pitagora dhe magjia e numrave

Arfenilla, mund te ma pershkruash Zotin si e paraftyron ti, cfare dhe si duhet te jete Ai sipas teje si besimtare qe je?
 
Pe: Pitagora dhe magjia e numrave

Arfenilla, mund te ma pershkruash Zotin si e paraftyron ti, cfare dhe si duhet te jete Ai sipas teje si besimtare qe je?

Nuk e paraftyroj laur.po e ndje ne shpirt eshte besimi im direkt ,eshte realiteti se cfar kap syri i njeriut ne ket univers eshte veper e tij. Mendja e njeriut eshte e ceket ta perkufizoi krijusin ,Hipokriti eshte ai se ka dyshim ne zotin si nje mbifuqi natyrore.
 
Pe: Pitagora dhe magjia e numrave

Shume superficale pergjigjija jote..! Nje besimtar praktikant duhet te dije me thelle konceptin e krijuesit ..:)

Duke ju permbajtur temes me numra, po te hap nje dritare me shume ne uneversin e Zotit.

Zoti quhet AUM; AU= A + U= 1 + 6= 7 M= 40 ...;)

A - simbolizon Krijimi
U - simbolizon Konservimin
M - simbolizon shperberjen
 
Pe: Pitagora dhe magjia e numrave

AUM A=1 U=6 M=40 AUUUUUUMMMMMMMMM....40-here:)


Tek Genezi ne Bibel, Zanafilla, kapitulli 1 vers. 3 thuhet: Perendia tha: "U befte drita!". Dhe drita u be.

Me thjeshte: me fjale, e me zè, Zoti krijoj Universin. Perse me fjale? Sepse fjala dhe zeri krijojne vibracion, e vibracioni eshte energji, e vetem me energji mund te krijosh dhe te shkatrrosh...:)

Nje shkencetar frances thonte qe ne shek 18 qe "asgje nuk krijohet, asgje nuk shkatrrohet, vetem tranformohet"

Ketu mund te degjosh zerin e tokes sone ku jetojme..:)
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


NASA Space Sounds
[video=youtube;-MmWeZHsQzs]https://www.youtube.com/watch?v=-MmWeZHsQzs[/video]
 
Titulli: Pitagora dhe magjia e numrave

Haha si i fut hundet islami kudo duke u munduar te pasurohet me pasurine e te tjerve. Kur keta njohuri ne Indi kishin shekuj apo mijra vite para se te dilnin gaforret ne brigjet arabike, si mund te kene lidhje me beduinet arab. http://www.tradizionesacra.it/il_suono_dell'aum_e_la_matematica_islamica.htm

Bashkangjis kete link per lexuesit e temes, nga qe i pershtatet
http://www.forumivirtual.com/enigma-dhe-mistere-227/tingujt-e-vibracioni-krijuan-universin-51976/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top