Pirja e ujit mbron kundër rrezikut të kompjuterit

MasteR

I'm offline
Përdorimi ditor i dy litrave ujë ndihmon në parandalimin dhe shmangien e rreziqeve që mund të vinë nga përdorimi i pajisjeve elektronike.

Një studim i ri i bërë kohëve të fundit në Konsulentin e Shëndetësisë Publike dhe parandalimin e sëmundjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Egjipt, në krye me Dr.Issam Abd El-Fetah, ka ardhur në përfundim se përdorimi ditor i dy litrave ujë ndihmon në parandalimin dhe shmangien e rreziqeve që mund të vinë nga përdorimi i celularëve, kompjuterëve si dhe pajisjeve tjera elektronike.

Studimi ka zbuluar se përdorimi dhe ekspozimi për kohë të gjatë ndaj pajisjeve elektrike siç është kompjuteri, mikrovala, celulari mund të jenë shkaktarë për shumë sëmundje të rrezikshme. Më së paku nga ajo se çka mund të ju shkaktojnë është se përdoruesi i shumtë i tyre mund të goditet nga stresi mendor dhe intelektual, e deri tek rreziku që mund të shkaktojnë rrezet e nxjerra prej këtyre pajisjeve që mund të kenë ndikim në gjak, me ekspozimin e gjatë ndaj tyre dhe me kalimin e kohës mund të shkaktojnë edhe anemi, perden e syve, shterpësinë, e deri tek goditja nga kanceri dhe tumoret e ndryshëm.

Studimi gjithashtu paralajmëroj se fëmijët dhe të rinjtë janë më të rrezikuarit dhe se kjo mund të ketë ndikim edhe në rritjen e tyre, prandaj edhe bëri thirrje që të mos lejohet përdorimi i celularëve nga të rinjtë nën moshën 15 vjeçare.

Gjithashtu kërkojë ndalimin e ekspozimit ndaj këtyre pajisjeve më gjatë se dy ore brenda ditës në mënyrë të vazhdueshme dhe pa ndërprerje, si dhe vëri në dukje metodat e preferuara për përdorimin e pajisjeve elektrike të teknologjisë së lartë të cilat përdoren nëpër vendbanime të tilla siç janë kompjuterët, mikrovalët, celularët si dhe pajisjet për komunikim pa tel, të cilat janë pajisje që lirojnë valë elektromagnetike e që rreziqet mjekësore për sëmundje nga përdorimi jo i drejtë apo i tepërt, janë të shumta.
 
Back
Top