Piramidat nje nga misteret me te hershme te njeriut!

Empire

Antarë i Respektuar
MOSHA E VERTET E PIRAMIDES SE KEOPSIT DHE SFINKSIT!
Shiko fotografinë 1700243

Përtej moshës shum pikepyetje jan ngritur si nga njërez te thjesht poashtu edhe stjudues , me kryesoria mbetet , kush i ndertoj ato , ishin egjiptianet , një shoqeri civile e hershme e cila u zhduk , apo jashtëtokesore ?
Disa arkeolog dhe studjues akoma edhe sot jan shum skeptik per teknologjin e asaj kohe kur jan ndertuar keto , pertej përmasave te tyre teper te medha , ndertimi i tyre kerkon nje llogartje shum te sakte matematikore sic eshte gjeometria ( pa teoremen e pitagores " a²+b²=c²" prsh smund te ndertosh nje piramide , e cila ne ate kohe nuk ishte e zbuluar)
Mos valle egjiptianet e lashte i kishin keto njohuri si , mos valle një popull tjeter i ndertoj keto qe me pas u shperbe ? Matematika , gjeometria , astronimia , astrologjis etj , jan disa njohuri qe lidhen ngushte me arkitekturen e piramidave.
Greket e lashte si matematikanet , Astronomet, filozofet etj , gjat kohes se tyre udhëtonin shum ne egjiptin e lashte ky kryenin studime , mos valle aty ata arriten zbërthenin disa nga keto njohuri duke i pervetesuar? ...... Pyetjet jan nga me te shumtat , një pergjigje te sakt shkenca akoma se ka arritur, por ne mund te vazhdojme leximin edhe me pas mund te dalim ne disa konkluzione.

Vëmendjen e shkencëtarëve dhe kërkuesve të shumtë e kanë tërhequr që prej kohrave të vjetra mënyra e ndërtimit dhe përdorimit të piramidave. Në mënyrë informuese, përmendim se përgjatë Nilit gjenden rreth 70 Piramida, shumica e të cilave, me përjashtime të vogla që konfirmojnë rregullin e zakonshëm, u ndërtuan gjatë pesë Dinastive të para dhe përbëjnë shembuj të një teknologjie shumë të lartë. Të tjerat, më të rejat, tregojnë një teknologji shumë më të ulët. Sot, misteret akoma vazhdojnë të mahnisin dhe të torturojnë shkencëtarët dhe studiuesit.

Në ditët tona, shkencëtarë si Robert Bauval dhe Graham Hancock, përmendin se përbërja e tre piramidave të Gizës dhe të monumenteve të zonës, paraqesin zonën e qiellit mijra vite më përpara se kronologjia zyrtare e ndërtimit të piramidave.

Vëmendjen më të madhe në krahasim me të gjithë piramidat e ka tërhequr piramida e Madhe e Gizës sepse u konsiderua si ndërtesa më e vjetër dhe më e madhe e njeriut me analogjitë matematikore dhe gjeometrike më perfekte. Filozofi neoplatonik Prokoli, deklaron se “piramida e madhe” ishte përdorur si vëzhgues astronomik (yjor) përpara përfundimit të ndërtimit të saj. Sido që ta studiojë dikush Piramidën e Madhe, do të ekzistojnë shumë pyetje pa përgjigje. Edhe pse shumë veta kontrolluan brendësinë e saj dhe pjesën e jashtme me metra, rregulla logaritmik, lëndë kimike dhe instrumente te llojeve të ndryshëm, Piramida e Madhe mbetet një enigmë sepse besohet se përfaqëson majën e dijes egjiptiane dhe se është çelësi për zbulimin e shumë sekreteve.

Shiko fotografinë 1700244

Edhe pse shkencëtarët, egjiptiologët dhe arkeologët besojnë se u ndërtua nga Keopsi midis vitit 2686 dhe 2181 para erës sonë për t’u përdorur si varr, ka pasur shumë kundërshtime mbi moshën dhe arsyen pse Piramida e Madhe u ndërtua.

Një nga këto teori zbulon se Piramida e madhe nuk mund të jetë ndërtuar nga Keopsi dhe e dokumenton kështu: “Piramida e Madhe ka 2.300.000 megalit që peshojnë nga 3 deri në 18 tonë. Por prerja e megalitëve bëhet me vegla hekuri, ndërkohë Egjiptianët edhe pas 2.800 (periudhën e mbretërimit të Keopsit) kishin vegla prej bakri, kështu që nuk mund t’i prisnin gurët. Gjithashtu, mister mbetet akoma numri i forcës punëtore. Keopsi mbretëroi saktësisht për 22 vite dhe 11 muaj dhe sipas historianëve e ndërtoi Piramidën që të “mbretërojë aty pas vdekjes së tij, në botën e të vdekurve”. Në qoftë se supozojmë se punëtorët punonin 7 ditë në javë dhe prisnin 100 megalitë në ditë, atëherë për prerjen e 2.300.000 copëzave do të nevojiteshin më e pakta 62 vite punë e vazhdueshme dhe pa ndërprerje. Domethënë, që Keopsi të kapte varrin e tij, do të duhej që të priste trefish më shumë megalite dhe te kishte trefishin e numrit të punëtorëve!”

H.P.Blavatski në veprën e saj “Doktrina Sekrete”(II, 432) mbron idenë se, “Piramida e madhe” u ndërtua shumë më parë se Keopsi, si tempull initacionesh dhe se Keopsi e vuri në përdorim për gjëra të tjera pasi në kohën e tij nuk përdorej më për initacione. Në Doktrinën Sekrete thuhet (II, 556) :

“I initacionuari i ditur, i cili ka kaluar me sukses të gjitha provat, vendosej, nuk gozhdohej, por thjesht lidhej mbi një krevat në formë “Τ” i zhytur në një gjumë të thellë. Lihej të qëndronte në këtë gjendje për tre ditë dhe tre netë, periudhë gjatë së cilës “Uni” shpirtëror thuhet se fliste me Perënditë, zbriste në Hades, Amendi, dhe ofronte mirësi tek qëniet e padukshme, qofshin ato shpirtra njerëzor apo shpirtra të Elementëve. Ndërkohë, trupi i tij gjatë gjithë kësaj kohe qëndronte në kriptin e tempullit ose në shpellën nëntokësore. Në Egjipt vendosej brënda Sarkofagut, në sallën e mbretit të Keopsit, ndërsa gjatë natës përpara ditës së tretë, transportohej në hyrjen e një rruge ku në një orë të caktuar, rrezet e diellit i binin mbi fytyrë kandidatit rapsodik, i cili zgjohej që të initacionohej nga Osiri dhe Thot, Përëndia e Diturisë”

Gjithashtu, një nga kronologjitë më të vjetra i jepet ndërtimit të Piramidës së Madhe nga një shkrimtar Arab, Abu Zeit el Balki, i cili i referohet një mbishkrimi të vjetër për të mbështetur se Piramida u ndërtua në epokën që Lira ishte në yjësinë e Gaforres, domethënë dy herë 36 mijë vite afërsisht. Kjo kronologji duket se bie dakort me disa përcaktime të Karbonit 14 që e poziciononin Piramidën rreth vitit 71.000 para erës tonë dhe deri tani, teoritë mbeten të hapura.

Shiko fotografinë 1700247
Në 10 vitet e fundit, një skuadër me kërkues-mendjehapur, kanë nxjerrë në dritë të dhëna zbuluese në lidhje me moshën e Piramidës së Madhe, Sfinksit dhe në përgjithësi të ndërtesave përreth zonës të Gizës. I pari filloi Çarls Piaci Smaith, astronom madhështor në Skoci dhe vazhdoi Graham Hanckock, Robert Bauval, J.A.West, Adrian Gilbert, Colin Wilson etj. Këta që përmendëm më sipër janë astronomë, gjeologë, historianë, kërkues mitesh dhe më e rëndësishmja është se kanë arritur në përfundime të afërta me njëri-tjetrin mbi moshën e Piramidës së Madhe, duke ndjekur rrugë të ndryshme. Këta kërkues madje lidhen dhe me zbulimin e vitit 1993, të një kabine të mbyllur në brendësi të piramidës. Kjo kabinë akoma nuk është hapur duke ndezur pseudoliteraturën lidhur me përmbajtjen e tij. Në vitin 1993 Robert Bauval publikoi librin “The Orion Mystery”, ku vërteton shumë bindshëm për dikë me njohuri astronomike, se vendndodhja e tre piramidave të Gizës lidhet me saktësi të madhe me yjet e Brezit të Orionit.

Ishte Boval, ai që u mundua të riparaqesë në kompjuterin e tij renditjen e yjeve brenda kohës dhe zbuloi një përputhje të mahnitshme. Në vitin 10.500 para erës sone, renditja e tre piramidave të Gizës korrenspondon me vendndodhjen e tre Yjeve të Brezit të Orionit, të yjësisë që Egjiptianët e simbolizonin me Osirin, Perëndinë e ringjalljes. Dy tregues të tjerë kanë lidhje me Sfinksin, orientimi i të cilit, gjithmonë sipas dy shkencëtarëve, ndoshta u vendos i tillë, që të tregonte lindjen e diellit në zodiakun e Luanit (kafshë e cila paraqet Sfinksi). Në qoftë se kjo teori del e vërtetë, vetëm në një periudhë mund të ndodhë kjo: në vitet 10.500 para erës sonë.

Shiko fotografinë 1700245
Sfinksi akoma paraqet gjurmë brejtjeje për shkak të ujit. Për egjiptologjinë zyrtare shkak ka qënë rritja e nivelit të ujit. Për Boval dhe Hackock, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që, sipas paraqitjes së tyre meteorologjike në kohë, do të mund të ndodhnin vetëm në vitin 10.500 para erës sonë. Te dhënat e mësipërme si edhe shumë të tjera korrespondojnë më afër kronologjinë që jep Platoni për shkatërrimin e Poseidonisë (qytetërimi i fundit Atlant) në vitet 9.600 para erës sonë, aq edhe me të dhënat e Edward Cayce dhe Zecharia Sitchin. Për shkak se të dhënat që tregojnë kronologjinë 10.500 para erës sonë janë të shumta, do mund të supozonim se kjo është mosha e mundshme e Piramidës së Madhe që u ndërtua nga banorë Atlantë.

Shiko fotografinë 1700246
“Atlantët e ndërtuan Piramidën në mënyrë që të ruanin dijet e të gjitha shkencave të njohura si dhe për të krijuar një tempull initacionesh dhe një mjet për prodhimin e fushave të fuqishme energjitike”. Ky mendim u mbështet nga Edgar Kaisy sipas së cilit një grup njerëzish nga një qytetërim paraardhës hyri në Egjipt rreth vitit 12.000 para erës sonë. Përpjekja më e madhe e këtyre njerëzve ishte ndërtimi i Piramidës për të përmbajtur në këtë strukturë dijet e tyre. Përzgjedhja e këtij vëndi u bazua mbi faktin se atje do të ndodhnin më pak shkatërrime natyrore të cilat filluan me shkatërrimin e Atlantis dhe me përmbytjen e madhe.

Një specialist i traditave të vjetra fetare, Manly P. Holl përmend në librin e tij “Mësimdhëniet sekrete e të gjitha epokave” se Piramida e Madhe u ndërtua nga të mbijetuar atlantë. Përmend se shkencëtarët më të mëdhenj të qytetërimit Atlant e kuptuan shkatërrimin që po afrohej dhe që të shpëtojnë dijet e kohës së tyre, emigruan në vënde të tjera dhe formuan qëndra ku jepeshin mësime të ndërtuara me formën e tempujve të tyre, në formë piramidale. Sipas Holl, Piramida mbetet si një testamen i padukshëm midis Dijes së Përjetëshme dhe botës. Është i pari ndërtim që shërben si vënd për ruajtjen e të vërtetave sekrete që është themeli i sigurtë i të gjitha arteve dhe shkencave. Shumë njerëz hynë në portat e Piramidës së Madhe dhe dolën si ‘’Perëndi’’, u bënë të Ndriçuarit e lashtësisë. Drama e “Vdekjes së Dytë” luhej në Sallën e Mbretit, ku kandidati initacionant në mënyrë simbolike varrosej në sarkofag. Me përfundimin e ceremonisë mistike, initacionanti ishte i rilindur, njohës i lindjes së dytë dhe banor i dy botëve. Kështu fitonte Ndriçimin dhe Dijen e botës.

Një tjetër dallim që duhet thënë, ka të bëjë me besimin e përbashkët që kanë njerëzit se piramidat e Egjiptit shërbenin si varre për Faraonët. Kjo temë ka ngacmuar edhe historianët e vjetër të kohës së Herodotit dhe pas tij dhe egjiptologët e kohës sonë. Kështu shtrohet pyetja, a kanë shërbyer piramidat vetëm si varre apo kishin funksione të tjera, si për ceremonitë initacionuese siç u përmend edhe më parë. Egjiptologjia e quajti këtë enigmë “kriza e piramidave”. Dhe kjo sepse, sipas arkeologëve, të paktën 50% e piramidave nuk kishin si qëllim të shërbenin si varre.

Kjo karakteristikë e piramidave dhe e varreve mund t’i dedikohet dualizmit të Faraonëve që mbretëronin njëkohësisht në Egjiptin e Sipërm dhe të Poshtëm, siç e shpreh simbolizmi i stemës së dyfishtë Psed. Pra, nuk është e çuditshme fakti që ndërtonin dy varre, një në veri dhe një tjetër në jug. Për shembull, u zbulua se një varr në Avido i kushtohej një Faraoni të Egjiptit të Sipërm, ndërsa një varr i ngjashëm u gjet në Memfidë për të njëjtin Faraon si mbret i Egjiptit të Poshtëm.

Në Dinastinë e tretë, Faraoni Zoser ndërtoi një piramidë, të vetmen griskël, në Sakhara si mbret i Egjiptit të Poshtëm, dhe varri në jug që ishte bosh i përkiste po atij si monark i Egjiptit të Sipërm. Brenda Piramidës në të vërtetë u gjet një mumje, por shumica e arkeologëve dyshojnë se është mumja e Zoserit.

Brenda Piramidës Mikerin, më e vogla nga tre piramidat përbërëse të Gizës, u gjend një sarkofag me një mumje, por analiza vërtetoi se sarkofagu nuk i përkiste kohës së Mikerinit – emër i helenizuar të emrit egjiptian Menka-Ra, dhe mumja ishte e epokës së krishterë.

Gjithashtu në Sakhara, në piramidën e Sekim-Ket, kur arkeologët hapën sarkofagun, në vitin 1954, e paprekur për mijravjeçarë, nuk gjetën asgjë brënda. Dhe vërtetimi se piramida nuk u çrrënjos asnjëherë e tregon kurora me gjethe të thara që u gjend sipër sarkofagut, dhe analiza me gazin 14 tregoi se kishte moshë mijra vjeçare. Gjithashtu u gjendën bizhuteri të shumta që ishin shpërndarë përreth saj.

Bosh u gjend sarkofagu i Diadifrit, trashëgimtar i Keopsit, brënda piramidës së tij. Gjithashtu, sarkofagu i Hefrinit, që e trashëgoi atë, që edhe pse mbulimi u gjend i thyer u vërtetua se asnjëherë nuk kishte pasur brenda saj ndonjë mumje.

Të gjitha rastet që përmendëm i përkasin Faraonëve të Dinastive të para dhe në shumicën e rasteve sarkofagët ishin bosh. Pra vazhdojmë të mos kemi fakte se piramidat ishin ndërtesa për varre. Dhe do e mbyllim këtë listë të “varreve pa të vdekur” duke argumentuar se themeluesi i Dinastisë së 12të, Faraoni Ammenemes i pari, e ndërtoi piramidën e tij të vogël dhe pa teknik duke vjedhur gurë nga piramida të tjera më të vjetra dhe nga tempuj, që tregon se tashmë në atë epokë pasardhëse kishin humbur sekretet e përpunimit të gurëve që të mund të ndërtoheshin piramidat.

Një egjiptiolog Austrialian ka studiuar varret e varrezës së pa anë në Giza dhe risjellë historinë e Egjiptit të lashtë. Profesori Naguib Kanawati i Qëndrës Australiane të Egjiptiologjisë në universitetin Macquarie, ka regjistruar dhe interpretuar faktet dhe hieroglife që tregojnë fjalë për fjalë jetët e punonjësve të lartë qeveritarë, të priftërinjve dhe burokratëve deri në Dinastinë e katërt, atëhere kur thuhet se u ndërtuan Piramidat e Mëdha. Edhe pse shumë nga faktet dhe hieroglifet ishin regjistruar ndërkohë në fillimin e shekullit të fundit, profesor Kanawati ka zbuluar shumë gabime. Tha se ngeli i mahnitur kur zbuloi se një tekst i famshëm gjerman, për shembull, i cili ishte i njohur gjerësisht në publik si “Bibla e Egjiptiologjisë”, ishte plot pasaktësi. “Kam përshtypjen, se para 100 vitesh, arkeologët dhe egjiptiologët u mbështetën në skema nga hartues dhe fotografi të vjetra që u morën në fushë dhe i përmbante biblioteka. Më e mundshmja është të jenë kopjuar në fushë në mënyrë të gabuar. Nuk kam ndërmend të ndryshoi historinë e Egjiptit. Thjesht dua ta korigjoj. Ndoshta janë të shumtë ata që s’janë dakord me interpretimet e mia, por nuk mund të mohojnë fotografitë e mia”, thotë profesor Kanawati. Ai mbështet mendimin se arkivat arkeologjike egjiptiane nuk mund të lejojnë gërmime të mëtejshme, derisa të regjistrohen dhe të interpretohen më saktësisht faktet dhe hieroglifet që kanë dalë në dritë.

Ne YouTube mund te gjeni shume dokumentare te mirfillta per me shum informacione.
 
Shiko fotografinë 1749312
Pamja e piramidave të Gizës nga rrafshnalta në jug të kompleksit. Nga e majta në të djathtë, tre piramidat më të mëdha janë: Piramida e Menkaureut, Piramida e Khafreut dhe Piramida e Keopsit. Tre piramidat më të vogla përpara janë struktura dytësore të lidhura me piramidën e Menkaureut.
Piramidat më të hershme egjiptiane që njihen janë ato që gjenden në Sahara, në veriperëndim të Memfisit. Më e hershmja mes tyre është Piramida e Djoserit (e ndërtuar rreth viteve 2630 p.e.s.–2611 p.e.s.) e cila u ndërtua gjatë Dinastisë së III. Kjo piramidë dhe kompleksi i saj rrethues u projektuan nga arkitekti Imhotep dhe përgjithësisht konsiderohen si strukturat më të vjetra monumentale në botë të ndërtuara me gurë.Ndërsa piramidat më të famshme egjiptiane janë ato që gjenden në Giza, në rrethinat e Kajros. Disa nga piramidat e Gizës llogariten mes strukturave më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë.Piramida e KeopsitGiza është piramida më e madhe egjiptiane si dhe e vetmja që mbijeton akoma nga Shtatë mrekullitë e botës së lashtë.

Zhvillimi historik
Shiko fotografinë 1901915
Pamje e Piramidës së Khafreut nga Sfinksi.
Që nga Periudha e Hershme Dinastike personat e fuqishëm varroseshin në struktura të ngjashme me tryezat, të njohura si mastaba.Piramida e parë egjiptiane e dokumentuar historikisht i është atribuar Imhotepit, arkitekti që projektoi atë që egjiptologët besojnë se ishte një varr për faraonin Djoser. Imhotepi vlerësohet si i pari që konceptoi nocionin e mbivendosjes së mastabave njëra mbi tjetrën, duke krijuar një ndërtesë të përbërë nga një numër "shtresash të shkallëzuara" që zvogëloheshin duke ju afruar kreut. Rezultati ishte Piramida e Shkallëzuar e Djoserit, që u projektua për të shërbyer si një shkallë nëpërmjet të cilës shpirti i faraonit të vdekur mund të ngjitej në qiell. Rëndësia e arritjes së Imhotepit qe e tillë që ai u hyjnizua nga egjiptianët e mëpasëm.

Shiko fotografinë 1901916
Mastabaja e Faraonit, në Sahara
Faza më prodhimtare në ndërtimin e piramidave koincidoi me shkallën më të lartë absolutiste të drejtimit faraonik. Pikërisht gjatë kësaj kohe u ndërtuan piramidat më të famshme egjiptiane, ato të Gizës. Përgjatë kohës, pasi autoriteti faraonik u bë më pak i centralizuar, aftësia dhe vullneti përdorimin e burimeve të mëdha për ndërtuar monumente masive u zvogëlua dhe piramidat e mëvonshme ishin më të vogla, më pak të mirëndërtuara dhe shpesh të ndërtuara nxitimthi. Shumë kohë pas mbarimit të periudhës egjiptiane të ndërtimit të piramidave, një shpërthim i ndërtimit të piramidave ndodhi në atë që sot njihet si Sudan, pasi një pjesë e madhe e Egjiptit ra nën sundimin e mbretërve Napata (E njohur si dinastia nubiane e Egjiptit). Ndërkohë që mbretërimi napatan ishte i shkurtër dhe mbaroi në vitin 661 p.e.s., ndikimi egjiptian bëri një përshtypje të pashlyeshme dhe gjatë mbretërisë së mëvonshme sudanese të Meroes (afërsisht në periudhën midis viteve 300 p.e.s.300) lulëzoi një rilindje të ndërtimit të piramidave të konsideruara si piramidat nubiane, që ndërtuan më shumë se 200 varre mbretërore piramidale me frymëzim egjiptian në afërsi të qyteteve kryesore të mbretërisë. Al-Aziz Uthman (1171–1198) u përpoq të shkatërronte piramidat e Gizës. Ai u dorëzua pasi dëmtoi Piramidën e Menkaure-së, si një detyrë shumë e vështirë.

Simbolizmi i piramidës
Shiko fotografinë 1901917
Diagrami i strukturës së brendshme të Piramidës së Madhe. Linja e brendshme tregon profilin e tanishëm të piramidës, ndërsa linja e jashtme tregon profilin fillestar
Forma e piramidave egjiptiane mendohet se përfaqëson Benbenin, kodrën zanafillore, nga e cila egjiptianët besonin se ishte krijuar Toka. Forma e piramidës mendohet edhe se mund të përfaqësoi zbritjen e rrezeve të diellit dhe shumica e piramidave ishin të lëmuara me gurë gëlqerorë të bardhë, shumë reflektues për tu dhënë atyre një pamje shkëlqyese kur shikoheshin nga një distancë e madhe. Piramidat ishin shpesh të emërtuara në mënyra që i referoheshin ndriçimit diellor. Për shembull, emri formal i Piramidës së KërrusurDahshur ishte Piramida Jugore Shkëlqyese dhe ajo e Senwosreti-t në el-Lahun ishte Shkëlqimi i Senwosreti-t. Megjitatë ka mendime se forma e përsorur piramidale u adoptua nga ndërtuesit e lashtë egjiptianë pikërisht sepse, veç kultit të faraonit, praktikohej edhe ai i diellit. Në fakt cepat e piramidës sipas këtij koncepti përfaqësonin rrezet diellore që zbrisnin mbi tokë dhe piramida shërbente si shkallë për tu ngjitur në qiell. Ndërsa përgjithësisht bihet dakord se piramidat ishin monumente varrimi, ka mosmarrveshje të vazhdueshme mbi parimet e veçanta teologjike që mund tu kenë dhënë jetë atyre. Një sugjerim është se ato ishin projektuar si një lloj "makinë ringjallëse".[7] Egjiptianët besonin se zona e qiellit të natës përreth të cilës yjet dukej se vërtiteshin ishte kalimi fizik për në parajsë. Një nga tunelet e ngushta që kalojnë nga dhoma kryesore e varrit nëpër të gjithë Piramidën e Madhe ishte e drejtuar drejt qendrës së kësaj pjese të qiellit. Kjo sugjeron se piramida mund të ketë qenë projektuar për të shërbyer si një platformë magjike për drejtimin e shpirtit të faraonit drejtpërdrejtë në vendqendrimin e hyjnive. Të gjitha piramidat egjiptiane ishin ndërtuar në bregun perëndimor të Nilit, i cili si vendi i perëndimit të diellit ishte i lidhur me mbretërinë e të vdekurve në mitologjinë egjiptiane.

Datat e ndërtimit

Tabela pasuese rendit kronologjikisht ndërtimin e shumicës së piramidave të rëndësishme. Secila piramidë është identifikuar nëpërmjet faraonit, i cili urdhëroi ndërtimin e saj, mbretërimi i përafërt i tyre, dhe vendndodhja e piramidave.

Piramida / FaraoniMbretërimiVendndodhja
Djoserirreth 2670 p.e.s.Sahara
Sneferuirr. 2612 p.e.s.–2589 p.e.s.Dashuri
Sneferuirr. 2612 p.e.s.–2589 p.e.s.Meidumi
Khufu/Keopsirr. 2589 p.e.s.–2566 p.e.s.Giza
Djedefreurr. 2566 p.e.s.–2558 p.e.s.Abu Rawashi
Khafreurr. 2558 p.e.s.–2532 p.e.s.Giza
Menkaureurr. 2532 p.e.s.–2504 p.e.s.Giza
Userkafirr. 2494 p.e.s.–2487 p.e.s.Sahara
Sahurerr. 2487 p.e.s.–2477 p.e.s.Abu Siri
Neferirkare Kakairr. 2477 p.e.s.–2467 p.e.s.Abu Siri
Niuserre Inirr. 2416 p.e.s.–2392 p.e.s.Abu Siri
Amenemhati Irr. 1991 p.e.s.–1962 p.e.s.Lishti
Senusereti Irr. 1971 p.e.s.–1926 p.e.s.Lishti
Senusereti IIrr. 1897 p.e.s.–1878 p.e.s.el-Lahuni
Amenemhati IIIrr. 1860 p.e.s.–1814 p.e.s.Havara
Khendjerirr. 1764 p.e.s.–1759 p.e.s.Sahara
Pijeurr. 721 p.e.s.El-Kurru
Taharkairr. 664 p.e.s.Nuri
Shiko fotografinë 1901918
Vizatim që tregon trasportimin e një statuje kolosale. Uji i hedhur në rrugën e tërheqjes, i mohuar gjatë nga egjiptologët se ishte një ritual, por tani i konfirmuar si mundësi, shërbyerja për të rritur ngurtësinë e rërës dhe me si zvogëlues i forcës së nevojshme për të tërhequr statujën kolosale me 50%.

Teknikat ndërtuese

Ndërtimi i piramidave përfshiu lëvizjen e sasive të pallogaritshme të gurëve. Ka pasur teori të larmishme shkencore rreth teknikave të ndërtimit të piramidave. Shumica e teorive mbi teknikat ndërtuese bazohen mbi idenë se piramidat u ndërtuan nëpërmjet trasportimit të gurëve të stërmëdhenj nga një gurore duke i tërhequr dhe ngritur për te vendi i ndërtimit. Mosmarrveshjet janë të fokusuara në metodën me të cilën gurët u bartën dhe u vendosën. Një teori së fundmi propozon se blloqet e gureve u prodhuan në vend nga një lloj "betoni gëlqeror". Megjithatë përgjithësisht mendohet se blloqet e nxjerra u trasportuan në vendin e ndërtimit nëpërmjet slitave prej druri, duke lagur rërën përpara slitave për të reduktuar forcën e fërkimit. Malaksja me ujë krijonte lidhje midis kokërrizave të rërës, duke i ndihmuar ato të ngjiteshin bashkë duke forcuar qëndrueshmërinë e rërës.Për më tepër ka kontradikta edhe për llojin e forcës punëtore të përdorur. Një teori, e sugjeruar nga grekët, pohon se skllevërit u detyruan të punonin deri sa piramida përfundohej. Kjo teori nuk është më e pranueshme në periudhën e tanishme. Arkeologët besojnë se psh. Piramida e madhe u ndërtua nga dhjetëra mijëra punëtorë të specializuar dhe të pa specializuar të cilët u vendosën pranë piramidave dhe punuan kundrejt një pagese ose një formë pagimi deri sa ndërtimi përfundonte. Varreza e punëtorëve u zbulua në vitin 1990 nga arkeologu Zahi Hawass dh Mark Lehner. Egjiptologu Miroslav Verner pohoi se puna ishte e organizuar sipas një hierarkie, që konsistonte në dy grupe prej 100,000 punëtorësh, të ndarë në pesë radhë prej 20,000 punëtorësh secila, e cila mund të ketë qenë ndarë edhe më tej sipas aftësive të punëtorëve.

Numri dhe vendndodhja e piramidave

Shiko fotografinë 1901919
Piramida kryesisht e shkatërruar e Djedefreut
1842 Karl Richard Lepsius prodhoi listën e parë moderne të piramidave në të cilën ai llogariti 67 piramida. Që atëherë janë zbuluar shumë më tepër të tilla. Në nëntor 2008, u identifikuan 118 piramida egjiptiane.Vendodhja e piramidës 29, të cilën Lepsius e quante "Piramida pa kokë", u humb për herë të dytë kur strukturën e mbuloi rëra e shkretëtirës menjëherë pas vëzhgimit të Lepsius-it. U gjet përsëri vetëm gjatë një gërmimi arkeologjik të realizuar në 2008. Deri në nëntor të vitit 2008, kishte burime që përmendnin 118 ose 138 piramida të identifikuara egjiptiane. Shumica u ndërtuan si varre faraonët dhe bashkëshortet e tyre gjatë periudhave të Mbretërisë së Vjetër dhe të Mesme.Shumë piramida janë në një gjendje të dobët konservimi ose të mbuluara nga rëra e shkretëtirës. Nëse do të ishin të dukshme mund të dukeshin pak më shumë se pirgje rrënojash. Si pasojë arkeologët po vazhdojnë të identifikojnë dhe studiojnë paraprakisht strukturat e piramidave të panjohura. Piramida më e fundit që u zbulua është ajo e mbretëreshës Sesheshet, nëna e faraonit të Dinastisë së VI, Teti, që gjendet në Sahara. Zbulimi u shpall nga Zahi Hawass, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit, në 11 nëntor 2008. Të gjitha piramidat egjiptiane, përveç piramidës së vogël të Dinastisë së III të Zawyet el-Amwat (ose Zawyet el-Mayitin), janë të vendosura në bregun perëndimor të Nilit dhe shumica janë të grupuara së bashku në disa fusha piramidash.

Shiko fotografinë 1901920
Pamje ajrore e kompleksit të Gizës
Ebu Ravash
Abu Rawash është siti egjiptian më verior i piramidës — më së shumti të shkatërruar të Djedefre-së (piramida numër një e Lepsius-it), i biri dhe pasuesi i faraonit Keops. Fillimisht mendohej se kjo piramidë nuk ishte përfunduar ndonjëherë, por konsensusi i tanishëm arkeologjik është se ko jo vetëm ishte përfunduar, por që fillimisht kishte afërsisht të njëjtën madhësi si Piramida e Menkaureut. Vendndodhja e saj pranë një kryqëzimi të rëndësishëm e bënte atë një burim të lehtë gurësh. Marrja e gurëve – që filloi në periudhën romake – ka lënë vetëm një pjesë të vogël të gurëve të vendosur mbi një kodër natyrale që bënte pjesë në bërthamën e piramidës. Një piramidë e vogël pranë është në gjendje më të mirë konservimi.

Kompleksi i piramidave të Gizës
Nekropoli i Gizës qëndron mbi rrafshirën e Gizës, në periferinë e Kairos. Ndërtimi i nekropolit ndodhi rreth Shekullit të XXVIII p.e.s. i destinuar të ishte një nga nekropolet mbretërore të Memfisit dhe që u bë shumë popullor në periudhën helenistike, kur Antipatreu i Sidonit e futi Piramidën e Keopsit në listën e shtatë mrekullive të botës. Ky kompleks monumentesh të lashta gjendet 8 kilometra në drejtim të shkretëtirës nga qyteti i vjetër i GizësNil, rreth 20 kilometra në juglindje të qendrës së qytetit të Kairos. Ky nekropol i lashtë egjiptian konsiston në Piramidën e Keopsit (që është emri i greqizuar me të cilin njihet faraoni Khufu) që njihet edhe si Piramida e Madhe e Gizës, Piramidën e Khafreut (i njohur kryesisht me emrin e greqizuar Kefren), disi më e vogël dhe Piramidën e Menkaureut (i njohur kryesisht me emrin e greqizuar Mikerinos) me përmasa relativisht modeste, së bashku me shumë ndërtesa të tjera satelite më të vogla, të njohura si piramidat e "mbretëreshave", Sfinksi i Madh ashtu si dhe disa qindra mastaba dhe kapela mortore.

Përshkrimi
Shiko fotografinë 1901921
Harta e kompleksit te Gizes
Piramidat, që u ndërtuan gjatë Dinastisë së IV, dëshmojnë fuqinë e shtetit dhe të besimit faraonik. Ato u ndërtuan për të shërbyer si varre, por mbi të gjitha për ti bërë emrat e tyre të jetonin përjetësisht.[21] Përmasat dhe dizajni i thjeshtë tregojnë një nivel të lartë aftësish të projektuesve dhe inxhinierëve të lashtë egjiptianë. Piramida e Madhe e Gizës, e cila me shumë gjasa u përfundua në vitin 2580 p.e.s., është piramida më e vjetër e Gizës dhe piramida më e madhe në botë ashtu si dhe monumenti i vetëm mbijetues prej Shtatë mrekullive të botës së lashtë.Piramida e Khafreut besohet se është përfunduar rreth vitit 2532 p.e.s., në fund të mbretërimit të Khafreut. Khafreu e vendosi në mënyrë të zguar dhe ambicioze piramidën e tij përkundrejt atyre të paraardhësve të tij. Nuk është aq e madhe sa piramida e Khufu/Keopsit, por ai qe i aftë ti jepte asaj përshtypjen e të qenit më e lartë madhe duke e ndërtuar në një vend me themele 10 metra më të larta dhe me një pjerrësi më të madhe këndore.Së bashku me ndërtimin e piramidës së tij, Khafreu porositi ndërtimin e Sfinksit gjigand si gardian i varrit të tij. Fytyra njerëzore, me gjasa portreti i Khafreut, në trupin e një luani do të shihej si një simbol hyjnor nga grekët 15 shekuj më vonë.Megjithatë, aktualisht, disa egjiptologë mendojnë se fytyra e Sfinksit të Madh, që ngrihet në pjesën lindore të kompleksit, i drejtuar nga lindja, i përketë Keopsit Sfinksi i Madh mendohet se është nxjerr nga shtresat shkëmbore të gurit gëlqeror dhe qëndron rreth 20 metra i lartë.Piramida e Menkaure-së datohet afërsisht rreth vitit 2490 p.e.s. dhe është 65 metra e lartë duke e lënë atë si më të voglën e piramidave të mëdha.Nga të treja vetëm Piramida e Khafreut ruan akoma pjesë të mbulimit të lëmuar me shkëmb gëlqeror, pranë majës së sajë. Varrezat e shumta, me mastabat dhe varret private, paraqesin varre të funskionarëve të lartë dhe anëtarëve të familjeve mbretërore, siç është ajo e mbretëreshës Meresankh e III.] Midis zbulimeve të fundit gjendet fshati i artizanëve që ndërtuan piramidat dhe vetë nekropolin. Nëpërmjet fotove dhe pikturave të realizuara në Shekullin e XIX, piramidat e Gizës përgjithësisht nga turistët imagjinohen si të pozicionuara në një vend të largët të shkretëtirës, megjithëse në realitet zona e tyre është e rrethuar nga një zonë e populluar urbane e formuar nga pallate të shumta. Nekropoli i Gizës, së bashku me sitet e lashta të Memfisit, Sakarës, Dahshurit, Abu Rawashit dhe Abusirit, janë shpallur nga UNESCO si trashëgimi e njerëzimit në vitin 1979. Kultura popullore i çon njerëzit të besojnë se piramidat janë shumë të ndërlikuara, me shumë tunele brenda tyre për të krijuar ngatërrim kundër grabitësve të varreve. Kjo nuk është e vërtetë. Kalime e boshtit të piramidave janë mjaft të thjeshta, kryesisht duke çuar drejtësisht te varri. Madhësia e stërmadhe e piramidave tërhiqte shumë grabitës të thesareve që gjendeshin brenda, gjë që shkaktoi grabitjen relativisht të hershme të pasi varri ishte mbyllur në disa raste. Gjithësesi, disa herë gjenden edhe tunele shtesë, por këta përdoreshin nga ndërtuesit për të kuptuar se sa shumë duhet ta gërmonin varrin në koren e tokës. Është gjithashtu mendim i përhapur se për shkak të grabitësve të varreve, mbretërit e ardhshëm u varrosën në Luginën e Mbretërve për ti bërë të fshehura. Kjo është gjithashtu e pa vërtetë, pasi ndërtimi i piramidave u vazhdoi edhe nga shumë dinasti, thjeshtë në përmasa më të vogla. Për tu ndalur në fund, për shkaqe ekonomike dhe jo të grabitësve.

Astronomia
Faqet e të tre piramidave të Gizës janë të orientuara në mënyrë astronomike veri-jug dhe lindje-perëndim brenda një fraksioni të vogël grade. Brinjët janë të orientuara sipas pikave kardinale me një saktësi që i ka mahnitur gjithmonë studiuesit: gabimi është rreth 3'. Brinjët e bazës së Piramidës së Keopsit, që është gati një katror i përkryer, janë 230,4 m. X 230,52 m. X 230,6 m. X 230,54 m. Midis përpjekjeve të funditpër të shpjeguar këtë fakt janë ato të S. Haack, Otto Neugebauer, K. Spence, Dennis Rawlins, K. Pickering dhe J. Belmonte.

Shiko fotografinë 1901922
Piramida e Sahure-së në Abu Sir, e parë nga rruga e shtruar e piramidës
Libri i vitit 1994 The Orion Mystery (Misteri i Orionit) i shkruar nga Robert Bauval dhe Adrian Gilbert, best seller ndërkombëtar, kërkonte të tregonte se tre piramidat kryesore të Gizës janë pozicionuar saktësisht si yjet që formojnë "rripin" e yjësisë së Orionit. Realizimi i tre monumenteve mortorë do të hynte në një projekt të madh e të artikuluar astronomik i realizuar nga faraonët përgjatë kohës. Në librin në fjalë, dy autorët, duke studiuar në veçanti Piramidën e Keopsit, hodhën edhe hipotezën se egjiptianët e lashtë njihnin mirë fenomenin astronomik të quajtur paraprirja e ekuinokseve. Sipas Andrew Collins, një tjetër autor i fushës që vërejti se si pozicionimi me tre yjet e yjësisë së Orionit nuk ishte shumë i saktë, ndërsa tre piramidat përputheshin me një tjetër grup yjesh të yjësisë së Mjellmës: të ashtuquajturat krahë të mjellmës (yjet ε, γ dhe δ Cygni), që përputhen përsosmërisht me tre piramidat.

Zaviet el-Arjan
Ky sit, midis Gizës dhe Abu Sirit, është vendndodhja e dy piramidave të papërfunduara nga Mbretëria e Vjetër. Struktura veriore besohet se i përket faraonit Nebka, ndërsa struktura jugore, e njohur si Piramida me shtresa (një piramid e tipit të shkallëzuar), mund ti përkasë faraonit të Dinastisë së III Khaba, një pasues i afërt i faraonit Sekhemkhet. Nëse ky atribuim është korrekt, mbretërimi i shkurtër i Khaba-së mund të shpjegoi gjendje e dukshme të pambaruar të kësaj piramide të tipit të shkallëzuar. Sot ajo qëndron rreth 17 m. e lartë; nëse do të ishte përfunduar mund ti kishte kaluar 40 metrat.

Ebu Sir
Shiko fotografinë 1901923
Piramida e Shkallëzuar e Djoserit
Gjendet një total prej katërmbëdhjetë piramidash në këtë sit, i cili shërbeu si nokropoli kryesor mbretëror gjatë Dinastisë së V. Cilësia e ndërtimit të piramidave të Abu Sirit është inferiore ndaj atyre të Dinastisë së IV – ndoshta duke sinjalizuar një rënie të pushtetit mbretëror ose një ekonomi më pak të lulëzuar. Ato janë më të vogla sesa paraardhëset e tyre dhe janë ndërtuar me gurë gëlqeror të një cilësie të ulët vendore. Tre piramidat kryesore janë ajo e Niuserre-së, e cila është gjithashtu më e mirëkonservuara, Piramida e Neferirkare Kakait dhe Piramida e Sahure-së. Siti është gjithashtu vendndodhja e Piramidës së papërfunduar të Neferefre-së. Shumica e piramidave kryesore në Abu Sir janë ndërtuar me teknika të ngjashme ndërtuese, duke përfshirë një bërthamë të rrënuar të rrethuar nga shkallëzime me tulla balte me një veshje të jashtme me gurë gëlqerorë. Më e madhja e këtyre piramidave të Dinastisë së V, Piramida e Neferirkare Kakai-t, besohet se është ndërtuar fillimisht si një piramidë e shkallëzuar rreth 70 m. e lartë dhe më vonë e trasformuar në një piramidë "të vërtetë" duke i mbushur shkallëzimet me material ndërtimor.

Shiko fotografinë 1901924
Piramida e Kuqe e Snefru-së
Sakara
Piramidat kryesore të gjendura këtu përfshijnë Piramidën e Shkallëzuar të Djoserit – e identifikuar si piramida më e vjetër –Piramida e Userkafit, Piramida e Tetit dhe Piramida e Merikare-së, që daton në Periudhën e Parë të Ndërmjetme. Gjithashtu në Sakara është dhe Piramida e Unasit, e cila ruan një rrugë të shtruar për te piramida që është më e mirëkonservuara në Egjipt. Së bashku me Piramidën e Userkafit, kjo piramidë qe subjekt i përpjekjeve të para restauruese të njohura, të drejtuara nga Khaemweseti, një nga djemtë e Ramsesit të II.[30] Sakara është gjithashtu vendndodhja e piramidës së shkallëzuar të pasuesit të Djoserit, Sekhemkhetit, e njohur si Piramida e Mbuluar. Arkeologët besojnë se kjo piramidë ka qenë përfunduar dhe duhet të ketë qenë më e madhe se ajo e Djoserit. Në jug të fushës kryesore të piramidave në Sakara është një koleksion i dytë më i vonë piramidash më të vogla, duke përfshirë atë të Pepit të I,
Isesit, Merenre-së, Pepit të II dhe Qakare Ibit. Shumica e tyre janë një gjendje të dobët konservimi. Faraoni i Dinastisë së IV, Shepseskafi, nuk ndante të njëjtin interes ose aftësi për ndërmarr ndërtimin e piramidës si paraardhësit e tij. Varri i tij, i cili gjendet gjithashtu në jug të Sakaras u ndërtu si një mastaba jashtëzakonisht e madhe dhe kompleks tempullor ofertash. Njihet përgjithësisht si Mastabet el-Fara'un (Mastabaja e Faraonit).[31] Një piramidë më e hershme e panjohur u zbulua në veri të Sakaras në fund të vitit 2008. Besohet se është varri i nënës së Tetit dhe tashmë qëndron afërsisht 5 m. e lartë, megjithëse lartësia zanafillore ishte afërsisht 14 metra.

Dahshuri
Shiko fotografinë 1901925
Piramida e Amenemhatit të I në el-Lisht
Kjo zonë kampi më i rëndësishëm i piramidave në Egjipt, veç Gizës dhe Sakaras, megjithëse deri në vitin 1996 siti ishte i paarritshëm për shkak të vendndodhjes së tij brenda një baze ushtarake dhe ishte relativisht e panjohur jashtë rretheve arkeologjike. Piramida jugore e Snefru-së, e njohur zakonisht si Piramida e Kërrusur, besohet se është piramida e parë e "vërtetë" faqe-sheshtë nga jashtë; Piramida më e hershme në Meidum kishte faqe të sheshta në gjendjen e saj të përfunduar – por qe konceptuar dhe ndërtuar si një piramidë e shkallëzuar, para se ti mbushte shkallëzimet e saj dhe ti fshihte posht veshjes së jashtme të sheshtë. Si një strukturë e vërtetë me faqe të sheshta, Piramida e Kërrusur qe vetëm pjesërisht e sukseshme – megjithëse vizualisht unike dhe mbresëlënëse, është gjithashtu piramida e vetme egjiptiane që mban përmasën origjinale të veshjes së saj të jashtme të lëmuar të paprishur. Si e tillë ajo shërben si një shembull bashkëkohor se si egjiptianët e lashtë synonin që të dukeshin piramidat e tyre. Disa kilometra në veri të Piramidës së Kërrusur është e fundit – dhe më e sukseshmja – e tre piramidave të ndërtuara gjatë mbretërimit të Snefru-së; Piramida e Kuqe e Snefru-së është piramida me faqe të sheshta më më me sukses e realizuar në botë. Struktura është gjithashtu piramida e tretë më e madhe në Egjipt – pas piramidave të Khufu-së dhe Khafre-së në Giza. Gjithashtu në Dahshur gjendet edhe piramida e njohur si Piramida e Zezë e Amenemhatit të III, ashtu si dhe një numër piramidash të vogla satelite kryesisht të rrënuara.

Shiko fotografinë 1901926
Piramida në Meidum
Mazguna
E gjendur në jug të Dahshurit, disa piramida me tulla balte qenë ndërtuar në këtë zonë në periudhën e vonë të Mbretërisë së Mesme, ndoshta për Amenemhatin e IV dhe Sobekneferui.

Lishti
Dy piramida të rëndësishme dihet se janë ndërtuar në Lisht – ajo e Amenemhatit të I dhe djalit të tij, Senusretit të I. Kjo e fundit është e rrethuar nga rrënojat e dhjetë piramidave të rrënuara dytësore. Një nga këto piramida dytësore është e njohur si piramida e kushëririt të Amenemhatit, Khaba II.[32] Siti i cili është në afërsi të oazitFajumit, mes Dahshurit dh Meidumit dhe rreth 100 kilometra në jug të Kajros, besohet se gjendet në afërsi të qytetit të lashtë Itjtawy (vendndodhja e saktë e të cilit mbetet e panjohur), i cili qe kryeqyteti i Egjiptit gjatë Dinastisë së XII.

Meidumi
Shiko fotografinë 1901927
Piramida e Amenemhatit të III në Havara
Piramida në Meidum është një nga tre piramidat e ndërtuara gjatë mbretërimit të Sneferuit dhe besohet nga disa se është nisur nga babai dhe paraardhësi i faraoit, Huni. Gjithësesi atribuimi i pasigurtë, pasi asnjë e dhënë e emrit të Hunit nuk është gjetur në këtë sit. Është ndërtuar si një piramidë e shkallëzuar dhe më vonë e shëndruar në piramidën e parë "të vërtetë" faqe-sheshtë kur shkallëzimet u mbushën dhe u shtua veshja e jashtme. Piramida pësoi disa kolapse katastrofike në epokën antike dhe mesjetare; shkrimtarët mesjetarë arabë e përshkruan si me shtatë shkallëzime – megjithëse sot vetëm tre prej tyre mbeten, duke i dhënë strukturës së saj të çuditshme, një pamje si kullë. Kodra në të cilën është vendosur piramida nuk është një peizazh i mirëfilltë natyror – është një breg i krijuar me shkëputjen e pjesës së jashtme të piramidës.

Shiko fotografinë 1901928
Piramida e Senusretit të II, qendra e të cilës është qartësisht e dukshme si një shtresë e verdhë guri gëlqeror në bazën e saj
Havara
Amenemhati III ishte udhëheqësi i fundit i fuqishëm i Dinastisë së XII dhe piramida që ai ndërtoi në Havara, pranë Fajumit, besohet se është piramida e dytë pas së ashtuquajturës "Piramida e Zezë" e ndërtuar nga i njëjti faraon në Dahshur. Besohet se ajo e Havaras është vendi i prehjes përfundimtare të Amenemhatit.

el-Lahun
Shiko fotografinë 1901929
Piramida e faraonit Pije në El-Kurru
Piramida e Senusretit të IIel-Lahun është varri piramidal më jugor në Egjipt. Ndërtuesit e saj reduktuan sasinë e punës së nevojshme për ta ndërtuar duke përdorur gjenialisht si themele dhe qendër një kodër natyrore 12 metra të lartë.

Shiko fotografinë 1901930
Piramida e faraonit Taharka në Nuri
el-Kurru
Pijeu, udhëheqësi i parë i Dinastisë së XXV egjiptiane, ndërtoi një piramid në El-Kurru. Ai ishte faraoni i parë që u varros në një piramid pas disa shekujsh braktisjeje të varrimit piramidal.

Nuri
Taharkai, një udhëheqës legjitim i Egjiptit i dinastisë nubiane, ndërtoi piramidën e tij në Nuri, që ishte zona më e madhe në Sudanin verior.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Tek tabela me piramidat vitin e ndertimit dhe vendodhja lexova vendndodhjen Dashuri... Jam kurioz te di ku bie kjo Dashuria???

Gabim shtypi do jet gjithsesi shife ku i bjeScreenshot_20240110_220038_Chrome.jpg
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top