Piramidat në Bosnjë

prodigious

I perjashtuar
Nje emision qe flet per zbulimin e piramidave ne Bosnie.
Ndoshta historia do te rishkruhet. Por kete rradhe ne favorin tone.


[youtube]MSgpqcGDGVo[/youtube]
[youtube]k31jp2J64-s[/youtube]
[youtube]wjBdoeeRXnA[/youtube]
[youtube]nvuFRRqPxGg[/youtube]
[youtube]rAKOtIMzNOg[/youtube]

:dong::dong::dong::dong::dong::dong::dong::dong:
 
Titulli: Zbulohen piramida ne Bosnie.

a mundet dikush te ma perkthej me dy tre fjal kuptimin e gjith ksaje,,,

se skuptoj italisht

dua vetem te di c´far thon per lidhjen e piramidave me iliret????
 
Titulli: Zbulohen piramida ne Bosnie.

a mundet dikush te ma perkthej me dy tre fjal kuptimin e gjith ksaje,,,

se skuptoj italisht

dua vetem te di c´far thon per lidhjen e piramidave me iliret????

As une nuk e pashe akoma te plote por mesa kam degjuar dhe ne vende te tjera keto piramida jane ndertuar rreth 12000 vite para krishtit. Sigurishte atehere nuk kishte as civilizim egjiptian as grek as romak asnje pra iliret mendohet se i kane ndertuar. Nje nga keto piramida eshte gati dy here me e madhe se piramida me e madhe e zbuluar deri tani ne egjipt. Kjo eshte fantastike apo jo?
 
Titulli: Zbulohen piramida ne Bosnie.

Keto jan zbuluar te pakten para nje viti dhe nuk dihet kur jan ndertuar saktesisht.
duhen vite dhe investime per studimin e tyre.
 
Titulli: Zbulohen piramida ne Bosnie.

Keto jan zbuluar te pakten para nje viti dhe nuk dihet kur jan ndertuar saktesisht.
duhen vite dhe investime per studimin e tyre.

me sa di un,,kto kan me shum se dy vjet qe jan zbuluar,,por akoma sesht zbuluar ndonje gje qe verteton se kush i ka ber,,
dhe qe jan 12000 vjet para krishtit,,,per kte kam degjuar te flitet nje her ne nje emisjon gjerman,,,po nuk kishin arritur akoma ne nje faz per te dhen nje informacjon te sakt mbi to,,

dihet qe ai mali i madh qe ka formen e piramides,, esht 212 meter e lart,,,dhe saktesisht c´do 30 metra,,,mali ka brezare,,qe smund te jen natyrore,,
unesco e ka marr persiper ti zhvesh te gjitha ato male qe kan sisteme tunelesh neper to,,

shum sisteme tunelesh jan te gjetura,, dhe ajo cka esht me e mira ,,esht se te gjith ata qe flasin mbi to,,thot qe ndertusit e tyre,,duhet te ken qen iliret,
 
Titulli: Zbulohen piramida ne Bosnie.

me sa kam ndegjuar une , ne at vend ku osht gjetur piramida nje pjes e popullates edne flet shqip .
 
Piramidat në Bosnjë

Në zemër të Bosnjë-Hercegovinës, vetëm rreth 30 kilometra larg nga Sarajeva, fshihen mes kodrave piramidat më të vjetra që mendohet se janë rreth 10 mijë vjet të vjetra, të ndërtuara me teknika misterioze dhe nga qytetërime vërtet antike, për të cilat nuk dihet thuajse asgjë. Një nga mbështetësit më të fortë të kësaj teorie është Semir Osmanagiç, një boshnjak i pasionuar pas arkeologjisë, që po punon së bashku me një grup vullnetarësh për të hedhur dritë mbi ndërtimin dhe format e tyre.
Por, nëse janë ndërtuar nga njeriu, kjo duket se do të “sjellë” një revolucion në dijet tona arkeologjike.

Ne majë është një qytet
Në fakt, gjithçka filloi në vitin 2005, kur Osmanagiç u rikthye në vend, pasi kaloi shumë vjet në Amerikën Qendrore, ku kishte studiuar me kujdes qytetërimet parakolumbiane dhe piramidat e tyre. Pas ardhjes së tij në Bosnjë, Osmanagiç e ktheu vëmendjen e mbarë botës mbi Visocican, afër me qytetin e bukur të Visocicas, një vend që mbart në vetvete karakteristika interesante. Në fakt, kodra qendrore, nëse vëzhgohet nga kënde të ndryshme, ngjan vërtet me një piramidë, dhe në majë gjenden rrënojat e qytetit antikk mbretëror Visoki, qytet me rëndësi shumë të madhe, sidomos në vitet 1300 dhe 1400 pas Krishtit. Visoki nuk është studiuar akoma tërësisht, por i takon një kohe më të vonshme se ajo e të ashtuquajturave piramida, që sipas Osmanagiç i përket një periudhe rreth 10 mijë vjet më parë, me pak fjalë rreth 5500 vjet para atyre egjiptiane (edhe pse arkeologu amator nuk e ka përjashtuar aspak faktin se piramidat mund të jenë ndërtuar pikërisht në kohën e Visokit antik). Megjithatë, në çdo rast Osmanagiç mbështet me forcë faktin se janë të paktën 3 ndërtime piramidale në këtë zonë, që ai i ka quajtur kështu: Piramida e Diellit (kryesorja, që është e lartë të paktën 200 metra: 60 metra më e lartë se Cheope), Piramida e Hënës dhe Piramida e Dragoit.

Portë për botë të tjera
Gërmimet kanë filluar prillin e kaluar, të financuara sidomos nga radio dhe televizione lokale dhe me siguri që nuk do të përfundojnë para vitit 2012. Osmanagiç mbështet se ka “nxjerrë në dritë” gjatë muajve të parë të punës shtrime dhe blloqe shkëmbore të vendosur artificialisht njëri mbi tjetrin. Tuneli, sipas mendimit të tij, duhet të jetë ndërtuar për të transportuar ajrin në brendësi të piramidave dhe shpreson se mund të gjejë kohën e ndërtimit të tyre, duke studiuar stalaktitet që janë formuar mbi tavan.
Edhe pse për një moment mund të mendosh se e gjithë kjo është e vërtetë, del një problem akoma më i madh. Kush mund t‘i ketë ndërtuar këto piramida? Në fillin Osmanagiç tregonte se bëhej fjalë për të njëjtin popull (fakt shumë misterioz ky), që kishte ndërtuar edhe piramidat në Egjipt dhe në Amerikën Qendrore. Megjithatë, në kohët e fundit arriti në përfundimin se piramidat boshnjake janë “më të vjetrat e të gjithë piramidave në botë”. Në librin e tij të fundit “The world of the Maya”, me të cilin ka shënuar një sukses të paimagjinueshëm, Osmanagiç guxonte të shkonte edhe më tej. Ka arritur deri aty sa ka thënë se piramidat boshnjake, ashtu si qytetërimet e supozuara të Atlantide dhe Lemurias (një tjetër
kontinent i humbur) gjenden në një pjesë shumë të rëndësishme të planetit, e kanë shërbyer si porta drejt botëve dhe dimensioneve të tjera.



55.jpg


Shiko fotografinë 1800714

Shiko fotografinë 1800715

Shiko fotografinë 1800716

Shiko fotografinë 1800717

shqipmedia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top