Piramida misterioze e fundosur e Japonise

Tuana

Nada é por acaso!
Yonaguni_pyramid.jpg


Piramida misterioze e fundosur e Japonise
Nje strukture misterioze nenujore ne gjirin e japonise, ka shkaktuar nje mosmarreveshje historike. Struktura megalitike njohet si "Yonaguni Pyramid."
Edhe pse nuk llogaritet aktualisht si nje piramide ne kuptimin popullor, struktura masive duket si nje mal i vogel, i perpunuar per te permbushur nevojat e nje civilizimi te lashte por te panjohur.
Ne vitin 1986, nje zhytes ne ishullin Yonaguni Jima, afer Okinawa-s, zbuloi struktura te cuditshme rreth 25 metra nen nivelin e detit.
chiseled stairs yonaguniKeto struktura jane te pajisura me tarraca dhe te lemuara pjerrtas. Nje prej strukturave me te medha eshte rreth 183 meter te gjera dhe 27 meter te larta, me 5 nivele te ndara te blloqeve te gurit, qe duket te jene rruget per te lidhur ndertesat dhe per t’i rrethuar ato nga jashte.
Shenja te perdorimit te mjeteve dhe gdhendje jane zbuluar afer gureve (qe tashme jane dokumentuar) dhe tregojne me teper per faktin se jane te ndertuara me teper se natyrale.
Ne kete zone jane gjetur edhe mjete te nevojshme per operacionin e gdhendjeve.
“Zbuluesit japoneze kane dokumentuar shenja te gureve te latuar. Jane gjetur ne kete zone edhe mjetet me te cilat mendohet te jete zhvilluar ky proces. Nje shkallare e gdhendur ne gur gjithashtu tregon se teoria e te qenit blloqe natyrore guresh, eshte e pambeshtetur nga faktet.”
Ndodhen dy harqe te cilat mendohen te jene portat e vendbanimit, dhe ka edhe nje tunel qe te con ne shkallet e gdhendura.
Masaaki Kimura, gjeolog marinar nga Universiteti Ryukyus i Japonise, e ka studiuar dhe hartuar kete vendbanim per 15 vite dhe besohet se eshte me teper se 5 mije vjet i lashte. Por, ky vendbanim llogaritet te jete zhytur nen uje vetem gjate 2 viteve te fundit per shkak te termeteve.
Te tjere kane vleresuar se struktura eshte shume me e vjeter, perfshi ketu edhe Teruaki Ishii, profesor i gjeologjise ne Universitetin e Tokyo-s, i cili ka percaktuar fundosjen e vendbanimit te kete ndodhur ne epoken e fundit akulljore te Tokes, pra rreth 10 mije vjet me pare.
Nese kjo eshte ceshtja, atehere historia jone duhet ripare, pasi historite qe kemi lexuar deri tani, nuk perbajne njohuri cilesore per civilizimet e avancuara te epokes se para 10.000 viteve me pare.


chiseled_stairs_yonaguni.jpg


“Problemi me gjithe keto civilizime perendimore eshte se nuk pasqyrojne faktin se kultura lindore (pervecse eshte e panjohur) ka zhvilluar ne nje shkalle te larte organizimin e njerezve ne mijera vitet e kaluara perpara civilizimeve perendimore. Gjeologjikisht, piramida e Yonaguni-t, eshte fundosur nen oqean gjate epokes akullnajore te fundit, rreth 10.000 vjet me pare.”
Per shak se komunitetet shkencore perendimore ngurronin te pranonin zbulimet e bera nga dora e njeriut, keto mbetje nuk jane njohur as nga zyrtaret japoneze si nje vendbanim me rendesi kulturore, pra te vlefshme per t’u mbrojtur nderkombetarisht dhe per te vazhduar kerkimet ne to.
Ne 5 prill te vitit 1998, nje termet masiv 7.7 balle i shkalles Rihter, goditi zonen perreth piramides. Nese keto struktura jane demtuar apo jo gjate termetit, kjo mbetet e pasqaruar./Infoal/

Shiko fotografinë 1786082

Shiko fotografinë 1786083

Shiko fotografinë 1786084

yonaguni.jpg

 
Titulli: Piramida misterioze e fundosur e Japonise

Fantastike,:),sigurisht qe shume qytetrime te kohve te lashta e te kohve te ndryshme,jan permbytur,pasi toka ben ciklet e saj,klima ndryshon,uijt gjithashtu neper binaret e kohes,(nepermjet fenomenesh gjelogjike e natyrore te ndryshme)largohet nga nje pjes e tokes e mbulon nje pjese tjeter,keshtu qe krejt normal mund te kete qene nje qytetrim i tere ne lashtesi aty.
 
Titulli: Piramida misterioze e fundosur e Japonise

Shum i bejne te medha gjana te tilla ! por bota s'eshte qe 2-3 shekuj po qe shum vjet miliona vjet ! ne nuk e dim se qka ka ndodh para 1000 vite saktesisht lere me sa ka bota ! tashi une kam ndegju para shum kohe qe qyteti venecia ne itali ! nese nuk e gaboj emrin eshte duke u permbyt ! pra eshte nje qytet ne uje ! dhe pas disa viteve do permbytet i gjithi e pastaj pas 1000-2000 vite tjera ata qe do jene ne ate kohe do thojne NJE GJE MISTERIOZE GJINDET NJE QYTET I MBYTUR !! e qe nuk ka diqka SHUM MISTERIOZE.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top