Piramida e Ushqimit

dr.Dugi

Anëtar i ri
Pemët dhe perimet
Pemët dhe perimet janë burim vital i vitaminave dhe i mineraleve. Duhen të hahen pesë porcione të pemëve dhe perimeve në ditë. Ushqimi në këtë grup është burim i shkëlqyer i vitaminave C, fibrave, kaliumit dhe antioksidanteve. Pemët dhe perimet janë hapi më i rëndësishëm në mbajtjen e të ushqyerit të shëndetshëm dhe të balancuar dhe duhen të jenë pjesë themelore e ushqimit.

Buka, orizi, patatja
Buka, drithërat, patatja dhe pastat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të shëndetshëm. Janë burim i mirë i energjisë dhe burimi kryesor i materieve ushqyese në të ushqyerit tonë. Ky ushqim është karburant për trup.

Mishi, peshku, vezët dhe bimët bishtajore
Këto ushqime janë burim i mirë proteinash, që janë të domosdoshme për rritjen dhe ripërtëritjen e organizmit. Ato janë po ashtu burim i mirë i vitaminave dhe i mineraleve.Rreth 15 për qind e kalorive që i hamë çdo ditë duhen të vijnë nga proteinat.Mishi është burim i mirë proteinash, vitaminash dhe mineralesh, siç janë hekuri, zinku dhe vitamina B. Po ashtu janë një nga burimet kryesore të vitaminës B12.Peshku është një burim tjetër i rëndësishëm i proteinave, ndërsa përmban shumë vitamina dhe minerale. Peshku i kaltër është veçanërisht i pasur me acide yndyrore omega 3.Vezët dhe bimët bishtajore janë po ashtu burim i madh i proteinave. Për dallim nga mishi, bimët bishtajore përmbajnë më pak yndyra dhe shumë fibra.

Qumështi dhe produktet e qumështit
Qumështi dhe produktet e qumështit si djathi dhe jogurti janë burim i mirë proteinash. Ato po ashtu përmbajnë kalcium, i cili ndihmon në mbajtjen e eshtrave të shëndetshëm.Por, disa produkte qumështore përmbajnë nivele të larta të yndyrave të ngopura. Për së tepërmi yndyra te ngopura mund të rrisin nivelin e kolesterolit në gjak dhe të rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përdorni qumësht të skremuar, djathëra më pak të yndyrshëm dhe jogurt me yndyrë të ulët.

Yndyrat, vajrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat janë burime të mira të energjisë për trup, por përmbajnë shumë kalori. Nëse konsumohen shumë, mund të çojnë deri tek shtimi në peshë. Kjo mund të çojë te trashja, çka rrit rrezikun nga diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit.Shiko fotografinë 1424109
 
Titulli: Piramida e Ushqimit

Mesa di une yndyrnat u hoqen nga piramida e ushqimit vjet (apo ishin sheqernat ato qe u hoqen?)...
Mire eshte te ndiqet kjo... por ndonjehere nuk i balancojme sic duhet.
 
Titulli: Piramida e Ushqimit

Nuk mendoj qe Yndyrnat jane heke nga Piramida e Ushqimit po mund te ndodh une te pakten nuk jam i inforumar. Une di qe disa nga yndyrnat jane te domosdoshme per organizmin tone siq eshte tek Yndyra e Peshkut( omega 3 dhe omega 6).
 
Titulli: Piramida e Ushqimit

Jam shume dakort me ty Dr. Dugi. Ato jane yndyrnat e "mira" qe i quajne keta. Por po te shikosh Piramiden e ushqimit qe eshte krijuar ne 1992 me ate qe eshte bere update ne 2005 dhe te rene te 2011, do shikosh qe nuk i eshte vene aq shume rendesi yndyrnave (megjithese eshte ne diagram ajo viza e verdhe) rendesi i eshte vene dritherave, perimeve, frutave, bulmetit, dhe mishit. Gjithashtu eshte shtuar rracioni ditor i frutave dhe perimeve qe tani zene pothuajse gjysmen e piramides kur me pare pjesen me te madhe e mbanin drithrat (nese i thone keshtu ne shqip?). Mua me pelqen me shume kjo e reja :)

Shiko fotografinë 1806385
 
Back
Top