Piramida e Keopsit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Piramida e Keopsit ështe më e madhja nga tre piramidat kryesore në Gizeh dhe në të njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 2700 p.e.s - 3100 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatesinë e çdo brinjë të bazes e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 - 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.

Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi:

është percaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës, ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug
lëvizjet e hijës së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
duke shumëzuar me një miliard lartesinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largesinë në km nga Toka deri në Diell.
Ne ndertimin e piramides kane mare pjese 100.000 skllever qe punonin me ndrime dhe ky monument i cili i ka bere balle gjithe atyre shekujve u ndertua vetem per 30 vjet. Ka mendime dhe opinione te shumta se si jane renditur kubat e piramides per ndertimin e saj , ne njeren prej tyre mendohet se jane formuar bartes te ndryshem qe ngjitnin kubat me ane te reshqitjes nga ana e sklleverve ,mendohet se nje kub kishte peshen 2 deri 10 ton dhe jane perdorur deri me 3 milion kuba ...

Marrë nga wikipedia
 
Last edited by a moderator:
Gjithmon me ka ngjallur nje kureshtje dhe interes te veçante qytetrimi Egjiptian dhe sidomos piramidat. Do doja ti vizitoja me imtsi dhe madje dhe te studjoja ate qytetrim tepet interesant dhe te mistershem.
Vetem duke imagjinuar volumin e punes per ndertimin psh te piramides se Keopsit ,mendoje se kan punuar ndoshta me miljona skllever dhe per dekada e ndoshta shekuj , ose kane qene me te zhvilluar se ne ne drejtim te ndertimit .
Imagjio vetem prerja apo gdhendja dhe transportimi i blloqeve gjigande te gurit ,ç'volum pune qe eshte bere!!!!!!!Mister.
 
Redaktimi i fundit:
I cuditshem eshte fakti qe vetem ne ate pike te globit dielli bie pingul dhe nuk ka as veri, as jug, lindje apo perendim.

Vete Keopsi ne shkrimet e tij, ka pranuar qe Piramiden nuk e ka ngritur ai, ai e ka gjetur ate. Madje ai nuk u varros ne ate piramide, e cila ka marre emrin e tij. Ai ngriti disa piramida te tjera, qe normalisht nuk e kane madheshtine e Piramides se ashtequajtur te Keopsit.

Dyshime te medha lindin per nje qyteterim te shuar, qyteterimi i Altantides, sepse ne pjesen me te larte te piramides jane gjendur fosile, c'ka deshmon qarte se deti e ka permbytur piramiden bashke me qyteterimin e saj.

Gjithashtu nje tjeter hipoteze jane alienet, si krijues te saj, sepse gjenden piktura speciesh te cuditshme.

Ka vend per cdo syshim mbi ate piramide...
 
keto qe thua ti nostra nuk jane vertetuar dhe jane thjesht hipoteza, ska asgje te vertete ne ate qe ato jane krijaur nga alienet apo qe jane nderutar ne menyre te tille qe te komunikojne me hapesiren.

piramida e keopsit( ose sipas egjyptianeve KUFU) eshte me e madhja sepse eshte dhe me e re se te tjerat( deri diku)
Po ne pergjithesie te gjithe mbreterit e dinastise se 4 e kishin deri diku "pasion" ndertimin e varreve madheshtore
une vete, duke qene e apasionuar pas egjyptologjise, kam diskutuar dhe degjuar disa nga egjyptologet e muzeut historik te vjenes( nje prej tyre e kam mik).

tradita e piramidave i perket dinastive te para te popullit egjyptian.
 
Absolutisht e gabuar. Piramida e Keopsit eshte me e vjetra dhe me madheshtorja. Te sygjeroj te lexosh nese ke interes. :)
 
po e kam lexuar ndaj ethem
para keopsit ka qene snofru qe ka ndertuar piramida , me duket se 3, dhe jane me te vjetra se ato te gizes.
njera prej piramidave te tij quhet dhe piramida e kuqe.
po dhe para ketij jane perandoret e dinastise se trete qe kane dnertuar piramida, sakhemeti dhe khaba( nqs nuk gabohem)
 
Redaktimi i fundit:
I cuditshem eshte fakti qe vetem ne ate pike te globit dielli bie pingul dhe nuk ka as veri, as jug, lindje apo perendim.

Vete Keopsi ne shkrimet e tij, ka pranuar qe Piramiden nuk e ka ngritur ai, ai e ka gjetur ate. Madje ai nuk u varros ne ate piramide, e cila ka marre emrin e tij. Ai ngriti disa piramida te tjera, qe normalisht nuk e kane madheshtine e Piramides se ashtequajtur te Keopsit.

Dyshime te medha lindin per nje qyteterim te shuar, qyteterimi i Altantides, sepse ne pjesen me te larte te piramides jane gjendur fosile, c'ka deshmon qarte se deti e ka permbytur piramiden bashke me qyteterimin e saj.

Gjithashtu nje tjeter hipoteze jane alienet, si krijues te saj, sepse gjenden piktura speciesh te cuditshme.

Ka vend per cdo syshim mbi ate piramide...

Me Ket te fundit qe the ti Nostra_22 me kujtove filmin e par Aliens VS Predator "].. Me sa duket nuk jan vetem hipoteza do te ket disa % te vertet, un jam optimist :)
 
Redaktimi i fundit:
Piramidat datojne shume me heret se faraonet por qe egjyptologet qe i kan ne dore postet e mohojne kategorikisht. As ata vet nuk kane fakte per ate cfare flasin. Si mundi te zhdukej gjuha e hieroglifeve per nje kohe te shkurter dhe askush te mos e kuptoje ate menyre shkrimi? Eshte e veshtire qe brenda 2 apo 3000 vitesh ta harrojne banoret ate menyre shkrimi. Izraelitet nuk e harruan shkrimin e tyre edhe pse kaluan 4000 vite e me shume. Ata nje here e nje kohe ishin edhe skllever te egjiptit dhe me siguri do ta mesonin ate menyre shkrimi dhe do ta transmetonin por ja qe nuk e mesuan. Mund te thot dikush "por ata ishin skllever pa te drejta per te mesuar shkrimin!". Mirepo aty kishte edhe egjiptas qe banonin dhe nuk ishin skllever, dhe as nga ata nuk njihej ai shkrim se po te njihej do ta trashegonin gjeneratat pasardhese te tyre. Nuk do te kishte nevoje te zbulohej nje shkrim i shkruajtur ne greqishte dhe ne gjuhen e hieroglifeve per te filluar deshifrimi.
 
Sipas egjyptologove Piramidat (po marr si shembull Piramiden e Madhe te Gizes ose ate qe ne e njohim si Piramida e Keopsit) eshte ndertuar vetem me krah nga njerezit dhe me ndihmen e hunjve dhe litareve. Koha qe jepet per ndertimin e saj eshte rreth 20 vjet. Kjo piramide ka 2.3 milione blloqe guri me nje peshe mesatare prej 2.5 ton (ndersa ne brendesi te saj ka blloqe guri qe shkojne nga 70 ton ne 200 ton) dhe i bie qe cdo 2-3 minuta eshte transportuar, spostuar, latuar, ngritur dhe vendosur nje masiv i tille per 20 vjet rrjesht pa pushim. Pjesa derrmuese e ketij informacioni vjen nga Herodoti i Halikanasit i cili vizitoi Egjyptin rreth vitit 450 p.e.s. dhe ka lene nje pershkrim te Piramides se Madhe ne librin qe ka shkruar. Nga shoqeruesit egjyptiane atij ju tha se per ndertimin e piramides eshte dashur nje force prej 100 mije sklleverish te cilet kane punuar dite e nate per 20 vjet per te ndertuar piramiden. Sipas po te njejtit burim te Herodotit qellimi i ndertimit ishte perdorimi i saj si varr per Faraonin Khufu (apo sic i thone greket, Keops).
-------------------------------------------------------------------------
Tani ky eshte informacioni qe qarkullon kryesisht ne rradhet e egjyptologjise dhe qe mbrohet me force dhe fanatizem prej tyre. Egjyptologjia eshte nje shkence qe e perjashton veten nga shkencat ekzakte apo shkencat e tjera qe bazohen fuqimisht ne proven shkencore. Si rezultat eshte e hapur per spekullime. UNe sdua te te helmoj trurin me prova dhe teori te tjera qe rrezojne shumicen e pretendimeve te egjyptologeve si per vjetersine e piramidave, si per menyren e ndertimit dhe sidomos per qellimin e ndertimit te tyre. Por mund te them kete gje qe ta kesh te qarte qe ne fillim. Piramidat (Sidomos ajo e Gizes) qe thuhet se u ndertuar si varre nuk jane aspak varre dhe asnje faraon nuk eshte varrosur ne to. Kete kije parasysh kur nderton mendimin tend per menyren sesi u realizuan piramidat.
-------------------------------------------------------------------------
Ne menyren e ndertimit mendimi kryesor i egjyptologeve eshte qe blloqet e gurit jane transportuar mbi hunj, te terhequr me litare dhe me pas jane vendosur gradualisht duke u levizur neper platforma te pjerrta te cilat vazhdonin te lartoheshin ne menyre progresive me lartimin e vete piramides. Tani sesi arriten egjyptianet e lashte te perputhnin blloqe kaq masive guri ne menyre perfekte aq sa as tehu me i holle i briskut nuk mund te futet midis tyre dhe si arriten te ruajne nje plan te total te bazes se piramides ne shmangie vetem prej 10 cm (persosje teknologjike te cilen ne e kemi arritur vetem kohet e fundit me perdorimin e lazerit) kete nje zot e di dhe egjyptologet qe e pertypin midis dhembeve. Po ashtu nje pjese e madhe e gureve jane transportuar ne distanca qe shkonin nga 60 milje (100 km) deri ne 90 milje (145 km) dhe sipas egjyptologeve per transportimin e tyre jane perdorur anije ose trape te cilet qarkullonin neper lumin Nil. Tani se cfare anije apo trape kane qene ato te cilat ishin ne gjendje te mbanin nje peshe te tille ate perseri vetem egjyptologet mund ta thone dhe duke e pertypur akoma me keq neper dhembe. Ky eshte informacioni me i pergjithshem qe ekziston. SHiko fotot e meposhtme te cilat tregojne ndertimin e plaftormes se pjerret dhe menyren e levizjes se gureve.
 
Zbulohet misteri i Piramidës së Keopsit

Arkitekti francez, Jean Pierre Houdin, e ka ilustruar teorinë e tij përmes teknologjisë kompjuterike tredimensionale
----------------------------------------------------------------------------------
Falë përmasave të pabesueshme të blloqeve shkëmbore, saktësisë me të cilën janë vendosur, zgjidhjeve të pabesueshme inxhinierike dhe lartësisë së strukturave, piramidat prej shekujsh kanë lënë pa fjalë ekspertë, studiues e shkencëtarë. Aq madhështore janë këto vepra të dorës së njeriut, sa mes dhjetëra teorive mbi realizimin e tyre ndeshen edhe ato sipas të cilave janë ndërtuar nga qenie të ardhura prej shumë larg planetit tonë. Ndër piramidat, më e madhja dhe më mbresëlënësja është ajo e Keopsit, e ndërtuar 4 mijë e 5 qind vite më parë, që mat 250 metra gjerësi dhe 136 lartësi. Më shumë se të tjerat, mbase për shkak të përmasave, ka fshehur brenda saj enigmën për metodat që janë përdorur për ta ndërtuar.
------------------------------------------------------------------------------------
Teoria më e pranueshme e shihte ndërtimin e saj të realizuar përmes një skele të jashtme, e cila zgjatej në formë spiraleje, duke u ngjitur lart përgjatë gjithë gjatësisë së mureve. Spiralja ngushtohej me rritjen e lartësisë së piramidës, deri sa mbërrinte në kulmin e saj. Fakti është që egjiptianët nuk kanë lënë asnjë lloj dokumentacioni mbi sistemet e ndërtimit që përdorën për ta realizuar këtë kryevepër.
-----------------------------------------------------------------------------------
Sipas arkitektit francez, Jean Pierre Houdin, i cili sapo e ka bërë publike teorinë e tij në Paris, egjiptianët kishin arritur ta realizonin këtë vepër madhështore duke "përdorur një skelë të brendshme në formë spiraleje, deri në kulmin e strukturës" së piramidës. Jean Pierre Houdin u mbështet për të ngritur këtë teori mbi një seri studimesh të hollësishme të kryera nga kolegu i tij, Gilles Dormion, të cilat u krahasuan me të gjitha parametrat e epokës: vegla prej bakri e guri (egjiptianët nuk e njihnin hekurin), materiale të përdorura (blloqe graniti të mbërritura nga Asiani, që ndodhet 900 kilometra larg dhe blloqe gëlqerorë, e harta të ndryshme).
-------------------------------------------------------------------------------------
Pasi arriti të bindte industrinë "Dassault Systemes", i cili ofroi asistencën teknike, arkitekti francez, pas tetë vitesh studime të detajuara, paraqiti teorinë e tij të ilustruar, falë sistemeve tredimensionale industriale. Në film, i cili prej dy ditësh mund të shihet nga kushdo në internet, tentohet të vërtetohet se ndërtimi i piramidës së Keopsit zgjati jo më shumë se 20 vjet, pra gjatë periudhës në të cilën ky faraon mbretëroi (2538-2516).
-------------------------------------------------------------------------------------
Duke shfrytëzuar në favorin e tyre pjerrtësinë e zonës ku u ndërtua piramida, egjiptianët (të cilët sipas Houdin janë edhe inxhinierët e parë në historinë e njerëzimit) fillimisht ndërtuan një skelë të parë nga jashtë, e cila u përdor për ta çuar piramidën deri në lartësinë 43 metra. Më pas u vazhdua me një tjetër skelë, e cila ngrihej përgjatë mureve deri në kulmin e saj. Skela ishte e hapur te këndet, në mënyrë që të mundësohej rrotullimi i masave shkëmbore, që transportoheshin deri lart. Këto blloqe gjigante fillimisht transportoheshin me mjete lundruese në ujërat e Nilit, më pas përdoreshin rula të drunjtë, të tërhequr nga njerëz.
-------------------------------------------------------------------------------------
Skela, e cila rrotullohej përreth strukturës në kahun e kundërt të lëvizjes së akrepave të orës, ngrihej me një kënd 7 deri 8 për qind, gjë që u jepte mundësinë njerëzve të transportonin përmes saj masat shkëmbore. Në këtë çast skela e jashtme doli jashtë funksionit dhe u çmontua.
------------------------------------------------------------------------------------
Paralelisht ecnin punimet për ndërtimin e galerisë së madhe, e dukshme edhe në ditët e sotme, e cila do të përdorej më pas për të ndërtuar dhomën mortore të faraonit mbi bazën e piramidës. Në këmbë mbahej nga pesë struktura graniti, të cilat u ngritën përmes një sistemi kundërpeshash.
------------------------------------------------------------------------------------
Të dhënat e Jean Pierre Houdin u hodhën në një kompjuter dhe "Dassault Systemes" krijoi një model virtual për të vërtetuar teorinë e arkitektit përmes sistemeve kompjuterike tredimensionale. Për këtë u nevojit rimodelimi i gjithë piramidës dhe integrimi i shumë parametrave: përmasat apo pesha e gurëve, forca ngritëse e tërheqëse etj. Skuadra e vënë në dispozicion nga kompania "Dassault Systemes" punoi plot dy vjet mbi këtë projekt. U përdor edhe mikrogërmimi, një teknikë që zbulon ndryshimet e dendësive të materialeve, nga e njëjta kompani që zbuloi edhe boshllëqet në brendësi të piramidës.
-----------------------------------------------------------------------------------
Jean Pierre Houdin ka ndërmend që shumë shpejt ta provojë edhe në vend teorinë e tij, sigurisht pa përdorur mjete që do ta dëmtonin strukturën.

Mar nga arkivat e gazetes shqiptare ( per te pasuruar temen pak me shum )
 
Ketu ke kjo video pak a shum ne 3 dimensional tregon se si mund te jene ndertuar piramida. Shifeni shum interesante

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=nxP46jWYglI&feature=related]YouTube - Construction of The Pyramids[/ame]
 
Po por si i sollen nga largesia 900 km guret 2, 3, 70 e 200 tonesh nuk po tregon. Eshte e pa mundur per 20 vite ti sillnin ata gure nga largesia dhe ta perfundonin piramiden. Pastaj matjen si e kan bere e shume pytje tjera.
 
Pyetjet skan mbarim por studiuesi Jean Pierre Houdin thot qe e ka zgjidhur une gjeta video ku ai tregon zgjidhjen por problemi eshte se eshte spanjisht gjuha e se kupton shumica nqs ju gjeni angliasht pse jo hudhi ose une ju a hedh spanjisht . Pastaj kur mbaron video posht dalin dhe shum video te tjera ku tregon se si .
 
Ketu nje tjeter shpjegim i ngritjeve te gurve siper per ndertimin e piramides si dhe shum shpjegime me shum

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=yzqT9bNjwW4&feature=related]YouTube - How the Khufu Eqyptian Pyramid Was Built Part II[/ame]
 
piramidat jane ndertuar nga nje civilizim i lashte i cili nuk eshte zbuluar akoma.
nje gje eshte e qarte...se dora e njeriut nuk i ka ndertuar keto.
ne,njerezimi dmth njohim vetem pjesen e jashtme dhe nje pjese shume te vogel te piramides,pjesa me e madhe te brendesise eshte e panjohur nga ne.
aty eshte tere pjesa me interesante e saj.
do gjej nje shkrim dhe do ta sjell se c'fsheh ne brendesi te saj piramida dhe nga kush mund te jete krijuar.
ps:alko-ja mund ta kete lexuar.:)
 
Bledo normal qe eshte nje mister por sipas keti thot qe ja ka gjet zgjidhjen sa dhe une se besoj se eshte diçka shum e veshtir te besohet .
 
Bledo normal qe eshte nje mister por sipas keti thot qe ja ka gjet zgjidhjen sa dhe une se besoj se eshte diçka shum e veshtir te besohet .

ne nje forum tjeter eshte nje njeri shqiptar qe theret dhe uleret se ka gjetur zgjidhjen e atlantides.
kjo cdo te thote qe duhet ta besojme???
absolutisht jo!
interneti apo tveshte nje mjet ku mund te thuash cte duash dhe ste gjykon njeri,
opinionet e njerezve ketyre pak ju interesojne.
le ta nxjere zgjidhjen e tij ky qe thua ti ta shikojme se cfare manushaqe do nxjere nga goja.
se te shumte kane qene ata qe kane thene se kane gjetur shume gjera por ka dale nje hic i madh.
prit pak sa te gjej shkrimin.
 
E drejt jo dhe une si besoj jo por kam akoma ca artikuj te tjer qe po mundohem ti perkthej ka gjera interesante ;)
 
piramidat jane ndertuar nga nje civilizim i lashte i cili nuk eshte zbuluar akoma.
nje gje eshte e qarte...se dora e njeriut nuk i ka ndertuar keto.
ne,njerezimi dmth njohim vetem pjesen e jashtme dhe nje pjese shume te vogel te piramides,pjesa me e madhe te brendesise eshte e panjohur nga ne.
aty eshte tere pjesa me interesante e saj.
do gjej nje shkrim dhe do ta sjell se c'fsheh ne brendesi te saj piramida dhe nga kush mund te jete krijuar.
ps:alko-ja mund ta kete lexuar.:)

Po Bledi, e kam lexuar. Me sa me kujtohet e kam pas sjellur te terin ne kete forum para kolapsit te forumit. Nese e gjen sille lirisht.
Edhe une gjeta video ne youtube qe i tregojne dobesite e teorise se pranuar nga shkenca ortodokse. Nje nga ato eshte se aq mire jan perputhur guret sa qe as tehu me i holle nuk mund te futet, pastaj duke e ditur qe ne ate kohe nuk ishte zbuluar hekuri, si i kan latuar aq mire guret. Egjipti te vetmit drunj i kishte palmat qe ishin edhe burim ushqimi per ata. Ku i moren gjith ata drunj per ti vendosur nen gure? Edhe po ti vendosnin, duke i zvarritur guret, nen peshen e madhe dhe ferkimit do te shkaterroheshin pas nje kohe te shkurte.

Ja nje video interesante. Zacharia Sitchin thot se emri Khufa eshte shkruar ne vitet 1837 nga nje matrapaz per ta mashtruar publikun se deri atehere nuk ishte verejtur dhe ate e ka shkruar gabim si Raufa e qe per egjiptasit ishte blasfemi. E gjeni ne videon e pare ne minuten 6:35 e tutje.

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=WvWkMxrWXMA&feature=related]YouTube - Did aliens build the pyramids? (1of3)[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=OCpNr5EMMJw&feature=related]YouTube - Did aliens build the pyramids? (2of3)[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=fuFO675V8ss&feature=related]YouTube - Did aliens build the pyramids? (3of3)[/ame]
 
Po Bledi, e kam lexuar. Me sa me kujtohet e kam pas sjellur te terin ne kete forum para kolapsit te forumit. Nese e gjen sille lirisht.
Edhe une gjeta video ne youtube qe i tregojne dobesite e teorise se pranuar nga shkenca ortodokse. Nje nga ato eshte se aq mire jan perputhur guret sa qe as tehu me i holle nuk mund te futet, pastaj duke e ditur qe ne ate kohe nuk ishte zbuluar hekuri, si i kan latuar aq mire guret. Egjipti te vetmit drunj i kishte palmat qe ishin edhe burim ushqimi per ata. Ku i moren gjith ata drunj per ti vendosur nen gure? Edhe po ti vendosnin, duke i zvarritur guret, nen peshen e madhe dhe ferkimit do te shkaterroheshin pas nje kohe te shkurte.

Ja nje video interesante. Zacharia Sitchin thot se emri Khufa eshte shkruar ne vitet 1837 nga nje matrapaz per ta mashtruar publikun se deri atehere nuk ishte verejtur dhe ate e ka shkruar gabim si Raufa e qe per egjiptasit ishte blasfemi. E gjeni ne videon e pare ne minuten 6:35 e tutje.

YouTube - Did aliens build the pyramids? (1of3)

YouTube - Did aliens build the pyramids? (2of3)

YouTube - Did aliens build the pyramids? (3of3)
ne fenomenet paranormale e ke gati alko:) e solla artikullin.
 
se di eshte postuar a jo me lart
por piramidat u ndertuan dhe jan pingul me yjet me te medhaja
ai qe i ka ideuar
eshte nisur nga dicka...
 
E kam enderr te shkoj njehere tek piramidat e egjiptit..Sidomos kjo e Keopsit qe eshte nje nder 7 mrekullite e botes moderne edhe asaj antike..Ajo cfare e ben edhe me madheshtore eshte se eshte ndertuar vetem nga duart e sklleverve..Just amazing....pastaj mesa mbaj mend eshte pas perdor per shume kohe qe te caktonte kohen nga meridiani qe kalonte permes lumit nil egjyptianet percaktonin edhe kohen..
 
Bie poshte teoria e sklleverve.

Gjate germimeve te diteve te fundit jane zbuluar skelete punetoresh qe besohet se kishin punuar ne piramida. Te dhenat tregojne se ata nuk ishin skllever por punetore te paguar dhe te ushqyer mire. Nuk kane shenja maltretimesh fizike sic dyshohej deri me sot se piramidat u ndertuan nga sklleverit nen trysnine e kamxhikut dhe dhunes. Ata ishin njerez te lire qe punonin per paga te mira. (Me kete bie poshte edhe teoria se Piramidat u ndertuan ne kohen e faraoneve ku kishte skllever. Prap po del se jane shume me te vjetra, atehere kur kishte nje teknologji te panjohur per ne dhe sjellje me humane se qe mendohej deri me sot--- Alko71)
 
Miseri i Piramides edhe sot e tutje eshte nje MISTER I PAZGJIDHUR.Kam marre shume video en internet mi kqyr qysh i kan bo Piramidat po ato jon veq mendime te njerzve.Kan marr mi bo Piramidat sdi sa here kan dasht mi ndertu ,me permasa 1:10 pra 10 here ma te vogel se sa jon piramidat edhe skan mujt.Tjeter Mister osht le qe skan mujt mi bo por en Japoni (mdoket nese sjom gabim) 3 here kan marr mi ndertu edhe skan mujt edhe 3 here arkitektat kan vdek.Njoni fatkeqsi,njoni aksident tjetri diqka tjeter.A mendoni se kjo ka ndodh kret pahiri me vdek bash arkitekti 3 here radhazi?
Kshtuqe hala ka mistere en Piramida.Ktu osht tema per Piramidat tek nenforumi Fenomene paranormale hyni e lexoni kret informacionet per ta se aty shkrun per njeriun qe u hi brenda piramides me ekipin e vet edhe qka ka pa aty,se qfare teknologjie kan pas en at koh qe osht per ne absurde.Pra ky njeri qe e ka shkru kit liber ka qen vete aty brenda me gjeth ekipin e vet madje ka edhe gjirime brenda.Kqyrni e quditi edhe vet se ka boll material brenda.
Kshtuqe Misteri Vazhdon......
 
Titulli: Piramida e Keopsit

Zbulohet misteri i Piramides se Keopsit
Falë përmasave të pabesueshme të blloqeve shkëmbore, saktësisë me të cilën janë vendosur, zgjidhjeve të pabesueshme inxhinierike dhe lartësisë së strukturave, piramidat prej shekujsh kanë lënë pa fjalë ekspertë, studiues e shkencëtarë. Aq madhështore janë këto vepra të dorës së njeriut, sa mes dhjetëra teorive mbi realizimin e tyre ndeshen edhe ato sipas të cilave janë ndërtuar nga qenie të ardhura prej shumë larg planetit tonë. Ndër piramidat, më e madhja dhe më mbresëlënësja është ajo e Keopsit, e ndërtuar 4 mijë e 5 qind vite më parë, që mat 250 metra gjerësi dhe 136 lartësi. Më shumë se të tjerat, mbase për shkak të përmasave, ka fshehur brenda saj enigmën për metodat që janë përdorur për ta ndërtuar.

Teoria më e pranueshme e shihte ndërtimin e saj të realizuar përmes një skele të jashtme, e cila zgjatej në formë spiraleje, duke u ngjitur lart përgjatë gjithë gjatësisë së mureve. Spiralja ngushtohej me rritjen e lartësisë së piramidës, deri sa mbërrinte në kulmin e saj. Fakti është që egjiptianët nuk kanë lënë asnjë lloj dokumentacioni mbi sistemet e ndërtimit që përdorën për ta realizuar këtë kryevepër.

Sipas arkitektit francez, Jean Pierre Houdin, i cili sapo e ka bërë publike teorinë e tij në Paris, egjiptianët kishin arritur ta realizonin këtë vepër madhështore duke "përdorur një skelë të brendshme në formë spiraleje, deri në kulmin e strukturës" së piramidës. Jean Pierre Houdin u mbështet për të ngritur këtë teori mbi një seri studimesh të hollësishme të kryera nga kolegu i tij, Gilles Dormion, të cilat u krahasuan me të gjitha parametrat e epokës: vegla prej bakri e guri (egjiptianët nuk e njihnin hekurin), materiale të përdorura (blloqe graniti të mbërritura nga Asiani, që ndodhet 900 kilometra larg dhe blloqe gëlqerorë, e harta të ndryshme).

Pasi arriti të bindte industrinë "Dassault Systemes", i cili ofroi asistencën teknike, arkitekti francez, pas tetë vitesh studime të detajuara, paraqiti teorinë e tij të ilustruar, falë sistemeve tredimensionale industriale. Në film, i cili prej dy ditësh mund të shihet nga kushdo në internet, tentohet të vërtetohet se ndërtimi i piramidës së Keopsit zgjati jo më shumë se 20 vjet, pra gjatë periudhës në të cilën ky faraon mbretëroi (2538-2516).

Duke shfrytëzuar në favorin e tyre pjerrtësinë e zonës ku u ndërtua piramida, egjiptianët (të cilët sipas Houdin janë edhe inxhinierët e parë në historinë e njerëzimit) fillimisht ndërtuan një skelë të parë nga jashtë, e cila u përdor për ta çuar piramidën deri në lartësinë 43 metra. Më pas u vazhdua me një tjetër skelë, e cila ngrihej përgjatë mureve deri në kulmin e saj. Skela ishte e hapur te këndet, në mënyrë që të mundësohej rrotullimi i masave shkëmbore, që transportoheshin deri lart. Këto blloqe gjigante fillimisht transportoheshin me mjete lundruese në ujërat e Nilit, më pas përdoreshin rula të drunjtë, të tërhequr nga njerëz.

Skela, e cila rrotullohej përreth strukturës në kahun e kundërt të lëvizjes së akrepave të orës, ngrihej me një kënd 7 deri 8 për qind, gjë që u jepte mundësinë njerëzve të transportonin përmes saj masat shkëmbore. Në këtë çast skela e jashtme doli jashtë funksionit dhe u çmontua.

Paralelisht ecnin punimet për ndërtimin e galerisë së madhe, e dukshme edhe në ditët e sotme, e cila do të përdorej më pas për të ndërtuar dhomën mortore të faraonit mbi bazën e piramidës. Në këmbë mbahej nga pesë struktura graniti, të cilat u ngritën përmes një sistemi kundërpeshash.

Të dhënat e Jean Pierre Houdin u hodhën në një kompjuter dhe "Dassault Systemes" krijoi një model virtual për të vërtetuar teorinë e arkitektit përmes sistemeve kompjuterike tredimensionale. Për këtë u nevojit rimodelimi i gjithë piramidës dhe integrimi i shumë parametrave: përmasat apo pesha e gurëve, forca ngritëse e tërheqëse etj. Skuadra e vënë në dispozicion nga kompania "Dassault Systemes" punoi plot dy vjet mbi këtë projekt. U përdor edhe mikrogërmimi, një teknikë që zbulon ndryshimet e dendësive të materialeve, nga e njëjta kompani që zbuloi edhe boshllëqet në brendësi të piramidës.

Jean Pierre Houdin ka ndërmend që shumë shpejt ta provojë edhe në vend teorinë e tij, sigurisht pa përdorur mjete që do ta dëmtonin strukturën.

Gazeta Shqip
 
Titulli: Piramida e Keopsit

Sekretet e Piramides
Sekretet E Piramides

Të gjithë kemi dëgjuar për piramidën e famshme të Keopsit, edhe pse deri sot dinim shumë pak gjëra për mënyrën se si u ndërtua kjo mrekulli, sidomos kur bëhet fjalë për vitet 2700-3100 para Krishtit. E dimë se është më e madhja nga tri piramidat kryesore në luginën e Gizës dhe në të njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën.

Ajo u ndërtua nga Faraoni Keops, ka një lartësi prej 136,86 metra, ndërsa gjatësia e çdo brinje të bazës është rreth 227 m. Piramida e famshme përbëhet nga 2500000 blloqe me masë nga 2 deri në 5 tonë secila.

Pesha e saj mendohet se i afrohet 6000000 tonelatave, ndërsa blloqet formojnë 203 shkallë, me lartësi mesatare prej 1 metri.

Nga analizat e ndryshme që janë bërë, është përcaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës, ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug, ndërsa lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.

Duke shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148208000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në kilometra nga Toka deri në Diell.

Por, siç e thamë më lart, pavarësisht gjërave që dimë me saktësi, ajo që nuk njohim është mënyra se si është ndërtuar.

Për këtë arsye, pyetja se si u realizua një strukturë kaq madhështore në një mënyrë kaq të saktë, me një teknologji primitive që bazohej vetëm te kavot dhe forca e krahut është tërësisht e drejtë.

Si u ndërtua dhoma e Faraonit me blloqe gjigante graniti, ku secila prej tyre peshon 60 tonë? Por, edhe pse me kalimin e viteve janë hedhur shumë hipoteza, asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar bindëse, ndoshta kjo edhe për faktin se egjiptianët nuk kanë lënë asnjë gjurmë për mënyrat që përdorën për ndërtimin e saj.

Megjithatë, sot arkitekti francez, Zhan-Pier Houdin, propozon një zgjidhje. Sipas tij, pjesa më e madhe e piramidës është ndërtuar nga brenda falë një skele në formë spiraleje deri në kulmin e strukturës së piramidës. Falë kësaj mënyre, ata arritën të ndërtonin edhe dhomën e Faraonit. Ja se si:

Modeli virtual

Fillimisht u ndërtua në kompjuter i gjithë "monumenti", ku përfshiheshin jo vetëm përmasat e tij gjeometrike, por edhe llojet e materialeve, madje dhe pesha e forca e njerëzve që punuan aty, duke krijuar kështu për herë të parë një imitim tredimensional të kantierit të vitit 2500 para Krishtit.

Fërkimi, rezistenca e kavove e litarëve të ndërtuar me materialet e asaj kohe, temperatura, çdo element u fut në llogaritjet e hartuesit.

Falë arkeologjisë dimë përmasat, materialet e përdorura, kohëzgjatjen e punimeve dhe numrin e punëtorëve (rreth 4-5 mijë të tillë).

"Hodui ka rindërtuar punën e bërë nga punëtorët në kompjuter sipas hipotezave, që në pjesën më të madhe njihen", shpjegon Alesandro Rokati, dekan i egjiptologjisë në Universitetin e Torinos në Itali.

Megjithatë, Houdin ka kërkuar të vërtetojë në kompjuter hipotezat e ndryshme rreth ndërtimit të saj. Sipas tij, e gjithë kjo "mrekulli" është ndërtuar në tri faza, ndërsa i gjithë ndërtimi ka zgjatur 21 vjet.

Tri fazat e famshme

E para nis nga viti 1-14, që korrespondon edhe me fillimin e punimeve. Duke shfrytëzuar edhe pjerrësinë natyrale të luginës së Gizës, fillimisht ndërtuan një skelë të jashtme me një pjerrësi rreth 7%, e mjaftueshme për ndërtimin e piramidës deri në lartësinë 43 metra. Kjo skelë bëri të mundur që të ndërtohej më shumë se 70% e gjithë piramidës.

Faza e dytë përkon me vitet 14-15, vite kur u ndërtua edhe dhoma e Faraonit. Për t‘u ndërtuar ishte e nevojshme që të përdoreshin blloqe graniti, pothuajse 10 herë më të rëndë se ato që janë përdorur për ndërtimin e piramidave.

Në të njëjtën kohë punohej edhe për ndërtimin e galerisë së madhe, që do të përdorej për të ndërtuar dhomën mortore të Faraonit mbi bazën e piramidës.

"Prej vitesh e dimë që galeria e madhe nuk mund të kishte vetëm një funksion dekorativ, edhe pse nuk është treguar kurrë përdorimi i saktë i saj", shpjegon Rokati.

Vitet 15-21: Skela e brendshme. Në këtë pikë piramida mund të dukej se ishte drejt përfundimit. Në katin që i korrespondonte me çatinë e dhomës së Faraonit, u bë i mundur ndërtimi i një skele të brendshme, që shkonte përgjatë mureve, deri në kulmin e piramidës.

Ajo ishte e hapur te këndet, gjë që lejonte rrotullimin e masave shkëmbore, që punëtorëve u duhej të transportonin deri në majë. Ajo mbahej nga pesë struktura graniti, që u ngritën përmes një sistemi kundërpeshash.

Ndërkaq, një tjetër skelë më e vogël i lejonte skuadrës që të punonte në çdo cep, të mos pengonte punën e punëtorëve të tjerë.

Një sistem perfekt që lejonte të punohej me siguri, por dhe në kushte të përshtatshme (edhe në hije), pasi temperaturat jashtë shkonin rreth 40 gradë.

Rrotullimi i blloqeve ishte i nevojshëm në çdo cep të piramidës dhe bëhej i mundur përmes një argani që kontrollohej nga një numër i vogël punëtorësh. "Edhe skela e brendshme është një hipotezë e besueshme, por për të qenë i sigurt duhen çmontuar piramidat", komenton Rokati.

Faza finale

Pjesa e majës përfaqëson ende një tjetër mister. Të gjithë mendojnë se është bërë e fundit, por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu.

Madhësia e saj sa 6-7 blloqe betoni dhe forma e saj njësoj si ajo e një piramide në miniaturë, nuk lejonte që të manovroje lehtë.

Sipas Houdin, maja u vendos në qendër të kantierit, pas përfundimit të dhomës së Faraonit dhe u bë e mundur me sistemin e rrotullimit të kavove. Në praktikë, një grup i vogël punëtorësh i lidhte blloqet në cep me litarë dhe i rrotullonin.

Llogaritjet në kompjuter treguan se litarët në atë kohë ishin në gjendje të duronin rrotullimin e nevojshëm pa u këputur.

Sot, pamja e piramidave që ka humbur disa dhjetëra metra lartësi, për shkak të erozionit (në fillim ishte 146 metra e gjatë) është shumë ndryshe nga ajo që duhej të ishte në vitet e mbretërimit të Keopsit.

Nga brenda ajo ishte e veshur tërësisht nga blloqe gëlqerorë më të vegjël dhe të ngjashëm me ata që edhe sot shihen në majën e piramidave të Kefrenit, pak metra larg saj. Por ku përfunduan këto piramida?

Nuk janë prishur, por janë "pushtuar" për të realizuar ndërtime të tjera, fshatra dhe shtëpi. Edhe brenda piramidat janë plaçkitur.

Megjithatë, varret brenda tyre nuk janë dëmtuar. Një tjetër mister në lidhje me këto piramida është ai i ndërtimit të varreve, edhe pse në kohën e Herodotit të Hilakarnasit (482-425 para Krishtit) nuk flitej ende për to.

Pikërisht Herodoti, në një nga librat e tij të asaj kohe, përshkruan vetëm mënyrat dhe kohët e ndërtimit të piramidës së Keopsit.

Megjithatë, besueshmëria e pohimeve të tij është subjekt i shumë kritikave. Herodoti flet për përdorimin e një skele të madhe të jashtme, që, sipas llogaritjeve të bëra nga Houdin, duhet të ketë qenë e gjatë 3.3 kilometra për të pasur një pjerrësi të shfrytëzueshme në një largësi kaq të madhe.

Për më tepër, Herodoti tregon fakte që ka zbuluar nga vitet 449 deri në 430 para Krishtit, gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, kur mori lajmet nga një prift mbi ndërtimin e piramidës rreth 2 mijë vjet pas ngjarjes.

Asnjë gjurmë

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe mbi misterin e simbolit të Egjiptit i detyrohet mungesës së plotë të informacioneve historike mbi metodat e ndërtimit: dokumenti më i vjetër që flet për varrin e Keopsit është i ashtuquajtur "papirusi Westcar" (që e mori emrin nga një udhëtare angleze që e kishte blerë) në vitin 1600 para Krishtit, 900 vjet më parë se piramidat.

Pas Herodotit, të tjerë kanë folur për skelat e mëdha të piramidave, por, në fakt, asnjëri prej tyre nuk kishte mundur kurrë të eksperimentonte funksionin dhe mënyrën se si ishin ndërtuar.

Puna e Houdin, që pati edhe bekimin e egjiptianit të njohur Zahi Hawass, do të shpjegonte edhe enigmat e mbetura të pazgjidhura për shekuj.

Veçanërisht, ishte e çuditshme prania e kanaleve në "galerinë madhe", përveç mungesës së shkrimeve dhe dekoracioneve në mure: për shekuj ishte një mister i pazbuluar, pavarësisht dimensioneve të pashpjegueshme të korridoreve në brendësi të tij, që ishin të gjatë rreth dhjetë metra.
 
Titulli: Piramida e Keopsit

DYZET SHEKUJ VIGJILOJNث MBI MBRETثRINث E GURثZUAR Tث FARAONثVE

Në majin e but të vitit 1879, kur “korzikani i krisur”, Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarë më të mirë, u derdh nga limani Tulon (duke mbushur detin azur) në drejtim të Egjiptit dhe kur arriti në brigjet enigmatike të Egjiptit madhështor, u tha me të drejtë ushtarëve: “Ushtarë, kujdes! Dyzet shekuj shikojnë nga lart mbi ju!”

Vërtet sot, nëse njeriu do të merret me çuditë më karakteristike të botës sonë, pothuaj është e pamundshme që ta bind veten të zgjedh diçka tjetër e t’i mënjanojë piramidat e famshme të Gizesë së Egjiptit, padyshim ndërtesat me misterioze të kohës së lashtë.

Për to flet edhe babai i historisë, Heroditi, i cili 450 vjet p.e.r. bëri një udhëtim në Egjiptin e lashtë dhe vizitoi mbretërinë e vdekur, por të gurëzuar të faraonëve. Për to flasin e shkruajnë qindra e mijëra hulumtues, shkencëtarë, gazetarë e njerëz të tjerë ankande botës. E u ndërtuan para 4500 vjetësh, diku rreth viteve 2650 dhe 2550 p.e.r. Pra, 45 shekuj më parë u ndërtuan te Gizeja e Egjiptit tri piramidat e mëdha: e Keopsit, e Kefrenit dhe e Mikerinit - piramidat e tre mbretërve nga dinastia e katërt, për të cilët nuk dihet shumëçka, por se janë ndërtuesit e piramidave. Dhe, nga atëherë e gjerë më sot, thuaja në kontinuitet, një vel misterioz i mbështjell këto ndërtesa grandioze.

Vetë arsyeja e ndërtimit të tyre është një enigmë në vete për historinë e kohës së re. Enigma që imponohet fill pas kësaj është mënyra e ndërtimit të tyre, aq më tepër kur të kihet parasysh se në muret e tyre madhështore ndodhen gurë që peshojnë edhe nga disa tonelate. Madje, supozohet se këta gurë janë sjellë nga malet e largëta të Libisë. Por misteriozitetin e tyre e bëjnë më misterioz sidomos fenomenet e ndryshme, të pashpjegueshme, që ndodhin me hulumtuesë e shkencëtarë të ndryshëm, të cilët me ngulmim dëshirojnë t’i zbulojnë fshehtësitë e tyre. Ta zëmë, në disa raste është bërë zhdukja e tyre “pa shenjë e dok”, (si, p.sh.: herën e fundit, më 1988, kur u zhdukën në piramidën e Keposit hulumtuesit amerikanë Vili Q. dhe Skot S., fenomen që përshkruhet në librin, “ا’fshehin piramidat egjiptiane”). Mandej, shumë prej hulumtuesve këmbëngulës janë sëmurë me kohë nga sëmundje të pashpjegueshme. Sakaq, sot, në botë përhapen teza se edhe virusi misterioz i AIDS-it është mallkim i fjetur në sarkofagun e faraonit të famshëm Tutankamonit; dhe sipas kësaj teorie, virusi u gjet në liri më 1922, kur u zbulua varri i faraonit të famshëm, kurse u përhap në Amerikë në vitet e shtatëdhjeta të këtij shekulli kur u hapa atje ekspozita me objekte nga varrezat e këtij faraoni.

Piramida e madhe (e Keopsit) është më e bukura nga gjithsej tetëdhjetë piramidat, sa dikur ishin të ndërtuara në Egjipt, e nga të cilat sot ruhen vetëm tridhjetë. Përpos nga madhësia, ajo është e veçantë edhe për shumëçka tjetër. Para së gjithash, ndërtimi i një ndërtese të tillë gjigante, para katër mijë vjetësh, pothuaj as që mund të merret me mend. Sa për ilustrim, të theksojmë se prej saj do të mund të ndërtohej një mur i lartë 1 m, i gjerë 30 cm, kurse i gjatë 8480 km. Apo të gjitha katedralet dhe kishat, të cilat janë ndërtuar në Angli nga koha e Krishtit e këndej, do të mund të rindërtoheshin nga materiali i kësaj piramide. Vlerësohet se përmban 2.400.000 blloqe gurësh, të rëndë nga 2.5 deri në 70 tonelata. Sakaq, krejt këta gurë supozohet se janë bartur nga largësia prej 800 km. Prandaj, ne sot akoma nuk dimë se si ka mundur të ngritët një arkitekturë e tillë e përsosur. Për ndërtimin e saj, padyshim, kanë qenë të nevojshme shumë vite punë të mundimshme, qindëramijëra njerëz, si dhe mjaftë njohës të mirë të mjeshtërisë së ndërtimit dhe të karakteristikave të konfiguracionit.

Kush ka mundur të organizojë një projekt të tillë? Si janë ushqyer njerëzit, duke marr parasysh se i tërë projekti është realizuar në shkretëtirën e pafund? Si ia kanë arritur që aq bukur t’i latojnë gurët dhe t’i palojnë ata, sa as copa më e hollë e letrës nuk mund të futet midis tyre? Dhe, kështu pyetjet edhe më tej rrjedhin.

Asgjë, sa i përket piramidës së madhe, nuk është e rastit. Pozita e saj është saktë në qendrën e masës tokësore. Boshti veri - jug, i cili është 31o 9’ në lindje të Graniçit, është meridiani më i gjatë tokësor; kurse boshti lindje - perëndim, 29o e 58’ e 51’ kah veriu - është paralelja më e gjatë tokësore. Pesha e piramidë së madhe është 1020 e peshës së Tokës dhe na e mundëson ta llogarisim largësinë e Tokës nga Dielli. Sipas piramidës, kjo largësi përfshinë 93 milion milje, që në krahasim me matjet shkencore që llogarisin largësinë tërësore prej 92.900.000 milje, është pothuajse e saktë.

Po e përfundoj me fjalën e urtë arabe, që thotë: “koha u bënë ballë të gjithave, kurse piramidat i bëjnë ballë kohës”. Vërtetë, një përballim i përcjellë me enigma të pafundme që, herë pas here, lajmërohen nga errësira e së panjohurës dhe presin reflektorët e diturisë që t’i shndrisin.

Pra, dyzet shekuj vigjilojnë nga lartë mbi mbretërinë e gurëzuar të faraonëve të Egjiptit, një nga çudit më karakteristike, më madhështore por edhe më enigmatike të botës sonë.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top