Pipo Inzagi do të jetë kundër Milanit për 90 minuta: Si kur isha kundër vëllait tim, pastaj tifozi më i madh

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
pipo-738x430.pngPipo Inzagi do të jetë kundër Milanit për 90 minuta dhe do të provojë që të ndal ecurinë fantastike të kuqezinjëve. Kjo pasi legjenda e kuqezinjëve drejton Beneventon e cila do të përballet sot me kryesuesit aktual të Serisë A. Emocione të forta për Inzagin, teksa heq paralelizëm me të njëjtën situatë kur kishte përballë vëllain e tij te Lacio, trajnerin Simone Inzagin. “Është njësoj si përpara ndeshjes kundër Lacios, në ekipin që e drejton vëllai im Simone. Është një eksperiencë e vështirë, emocionale, e vështirë që të përshkruhet.

Të gjithë e dinë sesa e dua Milanin dhe sesa i lidhur jam me tifozët e Milanit. Do të jem rivalë për 90 minuta dhe pastaj do të jem sërish tifozi më i madh i Milanit. I kam thënë lojtarëve që të shijojnë këtë eksperiencë që kur ishim në Serinë B, tani po luajmë me kryesuesit e Serisë A. Milani është i pamposhtur që nga maji dhe kjo do të thotë se kanë një trajner të madh dhe lojtarë shumë të mirë. Nëse lexon edhe emrat e zëvendësuesve te Milani për lojtarët që mungojnë, vështirë se mund të themi se avantazhi është në krahun tonë”, ka thënë Inzagi. /Sport Ekspres/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top