Pipo Inzagi do të jetë kundër Milanit për 90 minuta dhe do të provojë që të ndal ecurinë fantastike të kuqezinjëve. Kjo pasi legjenda e kuqezinjëve drejton Beneventon e cila do të përballet sot me kryesuesit aktual të Serisë A. Emocione të forta për Inzagin, teksa heq paralelizëm me të njëjtën situatë kur kishte përballë vëllain e tij te Lacio, trajnerin Simone Inzagin. “Është njësoj si përpara ndeshjes kundër Lacios, në ekipin që e drejton vëllai im Simone. Është një eksperiencë e vështirë, emocionale, e vështirë që të përshkruhet.
Të gjithë e dinë sesa e dua Milanin dhe sesa i lidhur jam me tifozët e Milanit. Do të jem rivalë për 90 minuta dhe pastaj do të jem sërish tifozi më i madh i Milanit. I kam thënë lojtarëve që të shijojnë këtë eksperiencë që kur ishim në Serinë B, tani po luajmë me kryesuesit e Serisë A. Milani është i pamposhtur që nga maji dhe kjo do të thotë se kanë një trajner të madh dhe lojtarë shumë të mirë. Nëse lexon edhe emrat e zëvendësuesve te Milani për lojtarët që mungojnë, vështirë se mund të themi se avantazhi është në krahun tonë”, ka thënë Inzagi. /Sport Ekspres/
Switch between full screen and narrow screen modes.
Grid View
Easily review content and get an organized view with grid mode.
Image Grid Mode
Display your content in an organized and visually rich way with background images.
Sidebar Close
Create a larger workspace by hiding the sidebar.
Fixed Sidebar
Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.
Box view
You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.
Radius Control
Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.
Choose your color
Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.
Kjo faqe përdor cookie për të ndihmuar në personalizimin e përmbajtjes, për të përshtatur përvojën tuaj dhe për t'ju siguruar mbarvajtjen në këtë ueb faqe
Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqe, ju jeni duke pranuar përdorimin tonë të cookies.