Shumë gra e përdorin, por pak e dinë si funksionon
Pjesa më e madhe e grave nuk e dinë se si vepron pilula, metoda kontraceptive më e përdorur në botë
Të gjitha femrat e kanë dëgjuar të paktën një herë në jetë këtë fjalë dhe mund ta kenë përdorur shumë: po flasim për pilulën kontraceptive, e cila që kur ka lindur, para 50 vjetësh, është bërë mënyra më e përhapur kontraceptive.
Ne mund të dimë përdorimin, por kemi shumë pak njohuri, ose pothuajse fare për veprimin e saj në organizëm. Në fakt për 98% të femrave mënyra e funksionimit dhe e veprimit të pilulës është një mister. Gjysmë shekulli jetë dhe 100 milionë përdoruese nuk mjaftojnë për të zhdukur dyshimet e kësaj metode kontraceptive.
Një studim i kryer në Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe, Suedi dhe Rumani, që është publikuar edhe në revistën “Contraception”, tregon se mungesa e dijes mbi veprimin e kësaj pilule në trupin femëror është jashtëzakonisht e vogël, pavarësisht nivelit kulturor të femrave. “Këto të dhëna shpjegojnë qartë se vazhdojnë të ekzistojnë paragjykime mbi këtë lloj metode”, shpjegon një profesor nga Universiteti i Romës “La Sapienza”.
Sipas tij, frika më e madhe është se kjo pilulë mund të jetë e dëmshme për shëndetin, ndërkohë që shumë studime shkencore vërtetojnë të kundërtën. Po ashtu, duke u bazuar edhe te një rifreskim i të dhënave të fundit për vdekshmërinë e 46 mijë grave në më pak se 40 vjet, një tjetër studim britanik ka treguar se gratë që përdorin kontraceptivë oralë për periudha të gjata kohore, jetojnë më shumë.
Sipas shkencëtarëve, pilula përmirëson cilësinë e jetës (e thënë kjo në termat e mirëqenies) duke zgjidhur disa probleme shumë të përhapura te femrat.
اrregullimet më të zakonshme te femrat janë menstruacionet e bollshme që mund të shkaktojnë anemi, shumë probleme të tjera, si dhe lodhje në 28 për qind të rasteve. Po ashtu mund të përmendim simptomat premenstruale dhe puçrrat në fytyrë (një problem shumë i përhapur tek adoleshentët), të cilat mund të kenë pasoja serioze psikologjike jo vetëm tek individi, por edhe në marrëdhëniet shoqërore. “Progestinikët e gjeneratës së fundit, si për shembull drospirenoni u përgjigjen shumë mirë këtyre nevojave, me një profil dobi/rrezik në favor të dobisë, diçka e vërtetuar edhe nga specialistët e fushës”, thotë profesori. “Në një të ardhme të afërt studimi nuk do të fokusohet vetëm te molekulat novatore, por edhe te kombinimet më të mira, si edhe periudha e administrimit.
Për të ulur në maksimum luhatjet hormonale, së fundmi janë përdorur disa formula 24-ditëshe (plus 4 tableta me qetësues) ose 26-ditëshe (plus 2 tableta me qetësues). Në këtë rast risia do të jetë marrja e tyre e vazhdueshme, por me një regjim të arsyeshëm, që do ta lejojë gruan t’i kontrollojë vetë ‘pseudo-menstruacionet’.
Pilula kontraceptive jo vetëm që përmirëson jetën seksuale dhe riprodhuese, por disa studime tregojnë se ul edhe rrezikun e prekjes nga kanceri në vezore”, bën të ditur profesori.
Që prej 1961-shit, vit që filloi të tregtohej zyrtarisht në Europë, pilula ka ndezur shumë debate etike dhe shkencore: asaj i janë atribuuar shumë virtyte pozitive (nga fakti që forcon kujtesën, te rritja e volumit cerebral) dhe negative. Por nëse jeni vërtet të interesuara se çfarë efektesh kanë kontraceptivët duhet t’i drejtoheni gjinekologut tuaj, i cili i njeh më mirë se kushdo tjetër historitë e pacienteve të tij. Ai mund t’ju këshillojë ashtu siç duhet dhe t’ju heqë çdo dyshim që keni.
Ndër aspektet e marra në konsideratë nga studiuesit, si pozitive ashtu edhe negative, janë ato estetike: për shembull frika e mosshtimit në peshë, që sipas gjinekologëve është më e shpeshta dhe më e zakonshmja. “Edhe për këtë problem është i nevojshëm një sqarim i vogël, pavarësisht arritjeve të bëra në fushën e farmacisë, pavarësisht uljes së dozës së estrogjenit dhe futjen e molekulave të reja progestinike”, shpjegon profesori.
Një problem tjetër shumë i dëgjuar është ardhja me bollëk e menstruacioneve: mbi 50% e femrave e ka provuar të paktën një herë në jetë që të kenë fluks të madh menstruacionesh. Nga sondazhet e bëra që lidhen me këtë problem, vetëm 5% i drejtohen mjekut. Ky çrregullim nuk ndikon vetëm në cilësinë e jetës, por edhe te shëndeti, sepse shkakton anemi, ndonjëherë edhe të rëndë, pa përmendur pastaj dhimbjet e kokës, mospërqendrimin dhe kujtesën e dobët. Sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara (raporti “World Contraceptive Use 2011”) sot në botë pilulën kontraceptive e përdorin mesatarisht 8,8% e femrave, në Europë 21,4%. Mes vendeve që metoda kontraceptive përdoret më shumë futen Portugalia (58,9%), Gjermania (52,6%), Algjeria (45,9%), Belgjika (44,8%) dhe Franca (41,5%). Italia, me 14,2% ka mbetur në të njëjtin nivel përdorimi. Po kështu edhe Tunizia (14,5%), Botsvana (14,3%) dhe Iraku (14,6%).
Në Shtetet e Bashkuara mesatarja e përdorimit të pilulës është 16,3%. Vendi më i zhvilluar në botë ka edhe numrin më të madh të shtatzënive mes adoleshentëve (400 000 në vitin 2009). Një raport i kohëve të fundit i “Centers for Disease Control and Prevention” ka treguar se 50,1% e vajzave nga 15 deri në 19 vjeçe që kanë pasur një shtatzëni të padëshiruar në SHBA nuk përdornin kontraceptivë.
B:gazeta shqip