Pilates në shtatzëni..

Love

βeℓℓe â๓e
Edhe pse bëjnë pjesë në llojet më të popullarizuara të ushtrimit, trajnimet intenzive si heqja e peshave dhe vrapimi, kanë një problem - muskujt bëhen më të fortë, por njëkohësisht edhe më të shkurtër dhe të ashpër, për shkak të së cilës, zvogëlohet gama e lëvizjes. Pilates forcon muskujt në të gjitha nivelet, dhe kombinon elemente mendore dhe fizike për të na përgatitur për sfida të përditshme. Trajneri i njohur Mark Entoni, zbulon se përse pilates është aq e mirë.

Pilates është një stërvitje për të gjithë trupin tuaj, dhe është e bazuar në faktin se, të gjitha pjesët e trupit janë të ndërlidhura. Ushtrimet janë të drejtuara në muskujt e brendshëm që mbajnë trupin së bashku, prandaj rritet fuqia fizike si një e tërë.

Përveç ndërtimin të muskujve, vëmendje e madhe i kushtohet shtrirjes, duke e bërë trupin më fleksibil.

Frymëmarrja është pjesë integrale e ushtrimeve pilates dhe na ndihmon për të duruar përpjekjet për të kontrolluar lëvizjet. Teknika e frymëmarrjes bazohet në, marrjen e frymës përmes hundës dhe lirimin e saj përmes gojës. Presioni i formuar në këtë pike, na ndihmon për ta sjellë trupin në pozicion.

Pilates është i mirë për të gjithë, pavarësisht nëse ju keni 10 apo 70 vjet, forcon fuqinë themelore, rrit drejtpeshimin, koordinimin dhe zvogëlon stresin.

Shiko fotografinë 1728331

Ushtrimet janë të shkëlqyera për gratë shtatzëna, nënat e reja dhe grate, te cilat janë zakonisht më të fokusuara në ndërtimin e muskujve, gjë që humbin fleksibilitetin e tyre.
Pilates është i mirë edhe për njerëzit që kanë probleme me nyje.

Pesë pikat e pilates:

1. Shpina – shpina e fortë përmirëson mirëmbajtjen e përgjithëshme;

2. Muskujt e barkut - ushtrimet formojnë muskuj dhe me kalimin e kohës barku bëhet më i rrafshët;

3. Këmbët dhe bythët – zonat problematike ku pilates kujdeset për një siluetë të bukur;

4. Duart dhe supet - ushtrimet përdorin peshën e trupit në vend të peshave të rënda, prandaj muskujt formësohen në vend se të rriten;

5. Gjoksi – të gjitha pjesët e trupit janë të ndërlidhura në mes tyre, dhe gjoksi i fortë është përgjegjës për një mirëmbajtje të duhur
Burimi: femra.al
 
Back
Top