Pilaf Orizi me mish vici.

Vajza

Antarë i Respektuar
Perberesit:

4 copa mish vici pa kocka
2 gota oriz
4 gota uje me leng mishi
1 gote leng mishi
Dy luge gjelle miell
Nje luge gjelle salce
Kripe
Piper i zi
Majdanoz i fresket
7 luge vaj
Pak gjalpe
Kerpudhe

Si fillim vendosim copat e mishit ne nje tenxhere, hidhim kripe dhe mbulojme me uje dhe vendosim te ziej derisa mishi te zbutet. Me pas mishin e largojme nga tenxherja dhe e lejmemenjane.

Nderkohe, lengun e mishit e kalojme ne nje tas te madh dhe me pas, merrim kater gota prej tij (per cdo gote me oriz duhen dy gota me uje leng mishi) dhe hidhim ne tenxheren ku u zi me pare mishi.

Hidhim vajin , pak gjalpe dhe vendosim serish ne zjarr dhe lejme te zieje.

Sapo te kete filluar te zieje, shtojme orizin, dhe me lugen e drurit sigurohemi qe kokrrizat te mos ngjiten ne fundin e tenxheres.

Eshte mire qe te mos e perziejme shume, pasi orizi do te behet shume i bute dhe me lageshtir.

I vendosim tenxheres kapakun, dhe ulim zjarrin.

E leme orizin qe te zieje per rreth 25 minuta, me pas e largojme nga zjarri, dhe ashtu ne tenxhere do ta leme dhe 5 minuta te tjera.

Nese pilafi eshte bere para se ta sherbeni, hiqeni kapakun dhe ne vend te tij vendosni nje pecete kuzhine.

Peceta e thithe lageshtiren dhe do te ruaj qe orizi te mos behet i bute me shume sec nevojitet.

Salca per Mishin

Marrim nje tigan e vendosem ne zjarr shtojme nje luge te plote me gjalpe , sapo te tretet gjalpi shtoni dy luge miell dhe perziejeni derisa mielli te nise te kuqet. Mundeni dhe kerpudhe, sipas deshires..

Shtojme nje gote leng mishi dhe perziejme derisa te krijohet nje mase jo shume e trashe, kaloni aty copat e mishit qe keni ziere dhe perzijeni per 2 minuta.

Me pas, kur te sherbeni pilafin ne mes te tij Shtroni copen e mishit te vicit shoqeruar me pak nga salca e tij.

Sipas deshires siper vendoseni me pak magdanoz te fresket.
Shiko fotografinë 1759019
 
Une thashe do rrebeloheshe: pse per kte martohet njeriu, jo gruan do e mbaj si princeshe, ti hic.
Ke facebooku i Nard Ndokes pashe nje shprehje te tipit "Nje pilaf i mire, celesi i suksesit per harmoni dhe jetegjatesi ne cift"
.?
 
Desha me e gatu po me ngeci problemi ketu:


4 gota uje me leng mishi
1 gote leng mishi.
?
Kur te zihet mishi dmth, lengun e mishit e kalojm ne nje tas tjeter, per pilafin do marrim 4 gote leng, nese e gatuan me 2 gote pilaf, dmth per cdo gote oriz, na duhen 2 gote me leng mishi.

Kurse 1 gote leng mishi na duhet per salcen.uroj te kesh te qart. ❤️
 
orizi e ka raportin 1 me 2 nese do te zieje pak (al dente) dhe nese do te zieje shume si pilaf e ka raportin 1 me 2.5

pra 5 gotat e lengut te mishit duhen per pilafin ne ket rast

salces mund ti shtoni uje sepse ka mishin qe e leshon lengun ne pergatitje :)
 
orizin un per pilafe e marr cdo here integral..orizi i bardh sikur dyfishohet dhe me shum per sutlash eshte.

@Vajza flm?
se kte me mbulu me pecet nuk e dija..un si heq kapakun vetem te mos ftohet?
 
orizi e ka raportin 1 me 2 nese do te zieje pak (al dente) dhe nese do te zieje shume si pilaf e ka raportin 1 me 2.5

pra 5 gotat e lengut te mishit duhen per pilafin ne ket rast

salces mund ti shtoni uje sepse ka mishin qe e leshon lengun ne pergatitje :)
Une e kisha per 2 gota pilaf orizi na duhen 4 gota leng vici.

Kurse kete 1 gote leng vici e perdor per salcen me posht :)
 
@Vajza shohe qe si perdor erezat .......shkojne kur ben mishin me salce ..... Psh .1 kanelle dru Jo pluhur 2. Bahari kokerr 3. Gjethe dafine 4. Paprika Pak djeges

Gjithmone mendimi im ngaqe I perdor erezat shume
Por te lumshin duart .....

Konkursi kur do behet ?
 
@Vajza shohe qe si perdor erezat .......shkojne kur ben mishin me salce ..... Psh .1 kanelle dru Jo pluhur 2. Bahari kokerr 3. Gjethe dafine 4. Paprika Pak djeges

Gjithmone mendimi im ngaqe I perdor erezat shume
Por te lumshin duart .....

Konkursi kur do behet ?
Erezat I perdor, kurkuma, carry,vegeta dhe papriken, por kjo eshte sipas deshires.. E shkruajta thjesht menyren e pergatitjes..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top