Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pezmatimi i lëkurës së kokës te bebat

Pezmatimi i lëkurës së kokës te bebat Pezmatimi i lëkurës në kokë është sëmundje e zakonshme pezmatuese e lëkurës, që mund të përfshin kokën dhe pjesët e tjera të trupit të foshnjës. Ndryshe nga ekzema fëmijërore (atopike), pezmatimi I lëkurës në kokë nuk shkakton kruarje. Te shumica e foshnjave të sapolindura, kjo gjendje qetësohet deri në moshën dy mujore. Kjo ndryshon prej ekzemës fëmijërore, që ka tendencë të zhvillimit te foshnjat në moshën pas dy mujore dhe vazhdon. Një formë shumë e zakonshme dhe e butë e infektimit të lëkurës në kokë të foshnjave quhet “kapelë djepi” (luspat). Në foshnjëri, koka është pjesa më e zakonshme që infektohet me luspa të dendura të cilat janë dukshëm të yndyrshme, me ngjyrë të verdhë në të bardhë të ngjitura në flokë ose lëkurë të kokës. Infektimi mund të shpërndahet në fytyrën qendrore, prapa veshëve dhe në qafë.
Si shfaqet Ekzema Atopike të foshnjat
Ekzema atopike, e cila shpesh quhet ekzema fëmijërore ose vetëm ekzema, është pezmatim i lëkurës që shkakton puçrra të kuqe në lëkurë, e bën lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruarje të madhe. Në lëkurën e pigmentuar pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mundë të jetë si një karakteristikë dominuese. Puçrrat
mund të pikojnë dhe lëkura mund të formojë kore. Ekzema ka tendencë zhvillimi te fëmijët e moshës pas 2-4 mujore. Te shumë fëmijë ekzema përmirësohet me rritjen e moshës. Edhe pse nuk i
dihet shkaktari, zakonisht këtë ekzemë e lidhin me sëmundjet alergjike (atopike) të azmës dhe alergjisë 'hay fever'.
Ku zhvillohet?
Ekzema atopike (alergjike) paraqitet te foshnjat. Shpesh shfaqet së pari në faqe të cilat nisen të pezmatohen dhe të thahen. Lëkura mund të jetë e skuqur ose në lëkurën e pigmentuar paraqiten hije të purpurta, ngjyrë kafe ose bile edhe të bardhë. Mund të zhvillohet në ballë dhe lëkurë të kokës (skalp). Krahas me rritjen e foshnjës, ekzema ka tendencë zhvillimi në trup, dhe në duar nga ana e përparme e bërrylave dhe në këmbë prapa gjunjëve. Gjithashtu mund të paraqitet edhe rreth nyjeve të dorës dhe të këmbës. Në fëmijëri të mëvonshme ekzema zakonisht më rrallë paraqitet në fytyrë, por puçrrat mund të paraqiten prapa veshëve dhe rreth syve. TO
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back