Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pezmatimet e mishit të dhëmbëve- Gingivitet

Kur procesi inflamator zhvillohet në gingivë, por jo edhe në pjesë të tjera të parodonciumit, kemi të bëjmë me inflamacion të gingivës - gingivitis. Pas kariesit, është sëmundja më e përhapur që paraqitet te fëmijët dhe të rriturit, ndërsa prevalenca e saj rritet krahas moshës.Agim Begzati, dr. sci

Te fëmijët paraqitet qysh herët, para vitit të katërt të jetës. Prevalenca e saj gradualisht rritet deri para pubertetit, kështu që në pubertet është më e lartë.
Në moshën 14-vjeçare është më i shpeshtë te gjinia femërore, ndërsa pas kësaj moshe është e kundërta. Arsyeja qëndron se në këtë periudhë, pra, pas moshës 14-vjeçare, interesimi i femrave për mirëmbajtjen e higjienës orale është me i madh.
Sipas autorit Graf, 80% të fëmijëve nën moshën 12-vjeçare, kanë ndonjë formë të gingivitit, ndërsa prevalenca e kësaj sëmundjeje te moshat mbi 14 vjeç arrin deri në 100%. Sipas të dhënave të OBSH, më shumë se 80% të fëmijëve vuajnë nga ndonjë formë e gingivitit.
Shkaktar i gingiviteve është plaku dental. Procesi inflamator në gingivë ndodh si pasojë e veprimit patogjen të enzimave ose të produkteve alergjene të baktereve që veprojnë në indin gingival.

Faktorët favorizues në akumulimin e pllakut dental janë të shumtë:
* konfiguracioni anatomik i dhëmbit,
* anomalitë ortodontike,
* kariesi,
* mbushjet e papërshtatshme te dhëmbit,
* mbushjet jo të lustruara,
* guri i dhëmbit,
* punimet protetikore,
* aparatet ortodontike,
* frymëmarrja me gojë etj.

Sipas procesit inflamator eksudativ, gingivitet mund të jenë:

1. Gingivitis catarrhalis
Inflamacioni përfshin papillen interdentale, në mënyrë që më pastaj të zgjerohet duke përfshirë gingivën e lirë dhe pjesën koronare të gingivës ngjitëse.
Struktura kokërrzore e gingivës humb, kështu që ajo bëhet e lëmuar. Gjatë pastrimit të dhëmbëve gjakderdhje, ndërsa ekziston ndjenja e pranisë së trupit të huaj ndërmjet dhëmbëve.
gingivitis-catarral.jpg

2. Gingivitis hyperplastic
Si pasojë e procesit inflamator eksudativ dhe proliferimit të indit lidhor, gingiva fryhet, kurse papillat interdentale marrin formën sferike. Ndonjëherë hiperplazioni është aq i theksuar, saqë e mbulon plotësisht dhëmbin.
Gingiva është e kuqe, e butë dhe e lëmueshme, ndaj shumë lehtë gjakderdhë. Përveç gjakderdhjes, ekzistojnë edhe pengesa në mastikacion, ndjenja subjektive e pranisë se trupit te huaj ndërmjet dhëmbëve, si dhe era e keqe e gojës.
gingivitis-hyperplastikc.jpg

3. Gingivitis fibromatosis
ثshtë sëmundje e rrallë me etiologji të panjohur. Zakonisht sëmuren fëmijët e moshës 8-12 vjeç. Karakterizohet me hipertrofi të gingivës, por pa inflamacion eksudativ. Gingiva është me konsistencë të fortë dhe e zbehtë, mund t'i mbulojë dhëmbët plotësisht. Të sëmurët mund të kenë pengesa gjatë përtypjes dhe në të folur.
Gingivitis-fibromatosis.jpg

4. Gingivitis ulcero-necroticans
Kjo sëmundje kryesisht shfaqet te të rinjtë. ثshtë sëmundje infektive që shkaktohet nga dy mikroorganizma: Bacillus fusiformis dhe Borelia-Vincenti. Nuk është sëmundje ngjitëse.
Që të dy këto mikroorganizma gjenden në pllakun dental dhe në florën bakteriale të personat e shëndoshë, por nga veprimi i faktorëve lokalë favorizues, siç është edhe higjiena tejet e dobët orale, mund të manifestojnë veprimin e vet patogjenik në indin gingival, duke shkaktuar proces inflamator ulcero-nekrotik.
Gingiva në fillim skuqet dhe enjtet, ndërsa pastaj nekrotizohet papilla interdentale e më vonë edhe gingiva e lirë. Në raste të rënda mund të përfshijë edhe gingivën ngjitëse. Ulcerat janë të mbuluara me pseudomembrana të zverdhura.
Për shkak të procesit nekrotik nga goja e të sëmurit, ndihet një erë shumë e rëndë. Procesi nekrotik, formimi i ulcerave dhe zbulimi i mbaresave nervore, shkaktojnë dhimbje të madhe.
necrotizues.jpg

5. Gingivitis desquamative
ثshtë sëmundje shumë e rrallë, zakonisht përfshin moshat e reja dhe të mesme, më së shpeshti të gjinisë femërore. Kjo sëmundje karakterizohet me zvogëlim të keratinizimit të gingivës që ka për pasojë deskuamimin e qelizave ndonjëherë edhe nekrozën e tyre. Gingiva është e skuqur, e butë, ndonjëherë e luspuar. Ndër simptomat subjektive, dhembja është spontane.
Gingivitis-desquamativa.jpg

Përfundim

Gingivet shkaktohen nga pllaku dental. Parandalimi i kësaj sëmundje qëndron në mbajtjen e rregullt të higjienës orale, mënjanimit mekanik të pllakut dental, mënjanimit të gurit të dhëmbit, përdorimit të antiseptikëve (H202 3%, klorheksidin etj.).
Në rastet e rënda, siç janë gingivitet hiperplastike, fibromatoze, ulceronekrotike, gjithsesi duhet këshilluar te mjeku në mënyrë që të merret terapia përkatëse...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top