Gjiganti automobilistik Peugeout ka paraqitur automjetin e ri konceptual SR1 me motor standard dhe elektrik, si dhe logon e re të korporatës.
Dyqind vjet pasi që Peugeot është themeluar, kapitulli i ri i historisë së këtij brendi të popullarizuar vazhdon me ndryshimet në pamje, logon e re dhe moton e re të kompanisë "Peugeot MOTION & EMOTION".
Risia më e rëndësishme padyshim që është automjeti i ri konceptual – SR1. Ky “automjet nga ëndrrat” paraqet stilin e ri të Peugeot sa i përket pamjes dhe karakteristikave teknike.
Koncepti Peugeout SR1 është i pajisur me motorin THP me benzinë i cili prodhon 218 kuaj fuqi, derisa në të është edhe motori elektrik prej 95 kuaj fuqi.
[youtube]7XYOG11vuSg[/youtube]
Kur futet në funksion motori elektrik, SR1 bëhet "Zero Emission Vehicle" (ZEV), respektivisht emiton vetëm 119 gramë dyoksid karboni për kilometër të kaluar.
Automjeti transmeton fuqinë në të katër boshtet e tij, është i pajisur me teknologjinë HYbrid4 si dhe teknologjinë e cila zvogëlon rezistencën gjatë frenimit dhe kthimit nëpër kthesa.
[youtube]EV_FucKL35I[/youtube]
Automjeti do të paraqitet në vitin 2011, e premierën e vet do ta ketë në panairin e automjeteve të Gjenevës, i cili fillon në muajin mars të këtij viti.
[youtube]w--xmIlENmc[/youtube]
•telegrafi•