Pesticidet te frutat dhe perimet reduktojnë fertilitetin mashkullor
Që përdorimi i pesticideve tek frutat dhe perimet redukton efektet pozitive të këtyre ushqimeve në organizmin e njeriut kjo dihet, por për herë të parë një studim pretendon se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me fertilitetin mashkullor.
Një grup shkencëtarësh të Harvardit publikuan rezultatet e gjetura në fund të një studimi ku morën pjesë 155 meshkuj, nga 18 deri në 55 vjeç dhe me probleme me fertilitetin. E përbashkëta e tyre është se të gjithë janë konsumatorë të frutave dhe perimeve.
Nga studimi i publikuar në revistën “Human Reproduction”, rezulton se dëmi i shkaktuar varet nga sasia dhe lloji i frutave dhe perimeve të konsumuara. Jorge Chavarro, udhëheqësi i studimit thotë se në fruta dhe perime të ndryshme, sasia e pesticideve ruhet në norma të ndryshme.
“Më pak pesticide ruajnë bizelet, fasulet, portokallet dhe qepa, ndërkohë që në nivele të larta këto pesticide gjenden te bostanët, spinaqi, luleshtrydhet, mollët dhe dardhat”, thotë Chavarro.
Sipas tij, sa më shumë një mashkull ishte përdorues i kategorisë së dytë të frutave dhe perimeve, aq më i madh ishte dëmi i shkaktuar në cilësinë e spermatozoidëve.
Për grupin që punoi në këtë kërkim kjo është e mjaftueshme për të kuptuar lidhjen mes pesticideve dhe fertilitetit mashkullor, por ka të tjerë që thonë se studimi është ndërmarrë në një grup të vogël personash dhe për të provuar këtë lidhje do të duhej një grup shumë më i madh dhe të përfshiheshin edhe meshkujt “e shëndetshëm”.
/ Top Channel