Peshku xhelatinë gjendet në plazhet e Australisë

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Një peshk gjigand, është gjetur në bregun e një plazhi të Tasmanias. Shencëtarët po punojë për klasifikimin e llojit të ri të peshkut i cili për momentin është quajtur peshku-xhelatinë.

Raportohet se shkencetarët kanë qenë në dijeni të ekzistencës së këti peshku të çuditshëm prej pak kohësh por nuk kanë qenë në gjendje ta klasifikojnë atë. Kjo lloj gjallese është cilësuar nga Doktoresha Lisa Ann Gershwin si një "gjallesë e mrekullueshme".

Zbulimi i kësaj gjallese në plazhin e Tasmanias është bërë rastësisht nga një familje e cila po shëtiste pranë detit.

Gjallesa është i gjatë 1.5 metra, dhe u gjet e shtrirë në rërë.

“Prindërit dhe fëmijët që gjetën peshkun-xhelatinë bënë një foto të mrekullueshme që të habit”, komentoi më tej doktoresha Gershwin. Sipas saj, kjo specie e re është pjesë e grupit të Krifës së Luanit, dhe është një nga tre llojet e reja të kategorisë së Krifës së Luanit në Tasmani, për të cilin shkencëtarët janë ende duke i klasifikuar.

Në vitet e fundit në këtë vend është verifikuar një bum shfaqjes të peshkut-xhelatinë. “Ne jemi duke hetuar për të zbuluar përse ky fluks peshqish ka mbërritur në këto ujëra jugore”, shtoi doktoresha Gershwin.

/albeu.com/

94377.jpg
 
Back
Top