Peshku që komunikon nëpërmjet ajrit të nxjerrë nga anusi

o të gjithë e dinë se në planetin tonë ekziston një lloj kafshe, e cila ka një formë me të vërtetë shumë të veçantë të të komunikuarit, për të mos thënë tepër të pazakontë. Bëhet fjalë për një lloj peshku të quajtur harengë, i cili komunikon me të tjerët e llojit të tij, nëpërmjet anusit. Ky është një zbulim i bërë gjatë kohëve të fundit dhe studiuesit, duke vëzhguar formën e sjelljes së këtij peshku, kanë rënë dakord për mënyrën e rrallë të të komunikuarit të këtij lloji. Në studim janë marrë disa harenga të egra dhe janë mbajtur në një akuarium për disa kohë. Disa janë vënë në vaska me peshq të ndryshëm, ndërsa disa në vaska unike. ثshtë vënë re se numri i flluskave të ajrit që dilte prej anusit të tyre rritej në praninë e peshqve të tjerë, pavarësisht nga lloji i ushqimit që ata konsumonin. ثshtë e vështirë të kuptohet se çfarë do të thotë secila prej flluskave të nxjerra prej tyre, por deri më tani, ato konsiderohen si të vetmet kafshë në planet që komunikojnë përmes ajrit të nxjerrë nga anusi i tyre. /a.s/noa.al
21e95b6.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top