Peshku i gjallë në mushkëri

Dynamite

Anëtar i ri
f.0531110836422_m.jpg


Mjekët në Indi janë detyruar ta operojnë një fëmijë 12-vjeçar për t’ia larguar një peshk të gjallë nga mushkëritë.

Anil Barela kishte gëlltitur një peshk me madhësi prej nëntë centimetrash derisa po luante me shokët në afërsi të një lumi në qarkun Khargone të shtetit Madhya Pradesh.

Sipas mediave në Indi, fëmijët shpesh gëlltisin peshq teksa luajnë pranë lumenjve, mirëpo në këtë rast peshku kishte shkuar në rrugë të gabuar dhe ka përfunduar në mushkëritë e fëmijës.

Pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje, djaloshi është paraqitur në spital, ku i është bërë rëntgeni dhe mjekët vendosën ta operonin. Pas 45 minutash, ata e kanë nxjerrë peshkun.

“Peshku ka qenë i gjallë dhe ka penguar funksionet e mushkërive”, ka thënë kirurgu Dr. Pramod Jhawar, duke shtuar se kjo ka qenë hera e parë në karrierë që sheh diçka të tillë.​
 
Pe: Peshku i gjallë në mushkëri

uauuu cfar spo shohim
 
Pe: Peshku i gjallë në mushkëri

Eh medet...
 
Titulli: Peshku i gjallë në mushkëri

Mire qe nuk gelltiti ndonje peshkaqen ky ....
 
Titulli: Peshku i gjallë në mushkëri

f.0531110836422_m.jpg


Mjekët në Indi janë detyruar ta operojnë një fëmijë 12-vjeçar për t’ia larguar një peshk të gjallë nga mushkëritë.

Pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje, djaloshi është paraqitur në spital, ku i është bërë rëntgeni dhe mjekët vendosën ta operonin. Pas 45 minutash, ata e kanë nxjerrë peshkun.

“Peshku ka qenë i gjallë dhe ka penguar funksionet e mushkërive”, ka thënë kirurgu Dr. Pramod Jhawar, duke shtuar se kjo ka qenë hera e parë në karrierë që sheh diçka të tillë.

Hajde muhabet hajde. Qenka vizatuar peshku si me dore. :p
 
Titulli: Peshku i gjallë në mushkëri


Kjo foto me siguri nuk eshte reale, sepse peshku sduket ashtu ne radiografi.

Ja nje shembull, i duken kockal, e cik konturi, por ne asnje menyre te duket sikur te ishte i pare me syrin e lire ( mase komplete).
ContactUs2.jpg


Po ashtu madhesia, sbesoj te jete reale, supozohet qe eshte femije, ska si te gelltisi nje pesh aq te madhe e ti vej ne ate zone te mushkrise...sepse ska vend neper "tubacione".
 
Titulli: Peshku i gjallë në mushkëri

Ngelen duke perhap lajme pa lidhje , si mer shkoka peshku ne mushkri , te ishte aq e lehte kalimi i ushqimeve ne mushkri do i kishim mushkrit me lloj lloj ushqimesh , thjesht genjeshtra.
 
Pe: Peshku i gjallë në mushkëri

S'ikur të shitej gjithëçka n'pazar, krejt milionera ishin bërë!
 
Pe: Peshku i gjallë në mushkëri

nese ju nuk besoni qe asht e vertet.... shkoni ne INDI edhe pyteni doktorin :p
 
Pe: Peshku i gjallë në mushkëri

nese ju nuk besoni qe asht e vertet.... shkoni ne INDI edhe pyteni doktorin :p


Pse ti e pyete qe po e nenkupton qe e beson??

E pashe dhe ne nje teme tjeter qe po e merrje cik personale kete komentimin ne tema...Ti se ke shkruar temen vete,keshtu qe cfare do te themi ne per temen,materialin ske pse prekesh ti...
 
Titulli: Pe: Peshku i gjallë në mushkëri

nese ju nuk besoni qe asht e vertet.... shkoni ne INDI edhe pyteni doktorin :p


Nuk eshte puna per te besuar, ama kur te vihet nje foto fallco para syve...si ta besosh?!
Ky rast mund te kete ndodhur me vertet ne Indi, asgje per te thene ( femijet gelltisin e gjera te tjera me abstrakte se sa nje peshk), ama asnjehere nje peshk sdo tregoj ashtu ne mushkri, dhe asnjehere sdo kete ate madhesi, sepse mushkrite e femijes skane aq vend per nje peshk qe ri sikur ti kesh bere vend me thike.
 
Pe: Peshku i gjallë në mushkëri

nuk po prekna.... po ju fill po munoheni me mohu
 
Pe: Peshku i gjallë në mushkëri

nuk po prekna.... po ju fill po munoheni me mohu

Po kur se beson dicka,cdo besh?Pastaj ti e pe me syte e tu qe e pohon??
 
Pe: Peshku i gjallë në mushkëri

ata qe e kan pa jan njerz pak ma t'meqem se une...
 
Pe: Peshku i gjallë në mushkëri

ata qe e kan pa jan njerz pak ma t'meqem se une...


Edhe mua me thane qe kishin pare nje gomar tu fluturuar...
 
Pe: Peshku i gjallë në mushkëri

Ja si duken mushkëritë:

10_47dbd011b4d8bcf7ecfb6ea08ad2a634.jpg
 

Attachments

  • 10_47dbd011b4d8bcf7ecfb6ea08ad2a634.jpg
    10_47dbd011b4d8bcf7ecfb6ea08ad2a634.jpg
    37.6 KB · Shikime: 0
Pe: Peshku i gjallë në mushkëri

Ja edhe lajmi origjinal, por çfarë thotë se...?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top