Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pesha ju është bërë makth? Ja ushqimet që nuk duhet të hani nëse doni të dobësoheni

Pesha ju është bërë makth? Ja ushqimet që nuk duhet të hani nëse doni të dobësoheni

Dobësimi kërkon sakrifica dhe ndryshime në regjimin ushqimor. Por pesha e tepërt duhet të hiqet në të mirë të shëndetit.Shiko fotografinë 1893755
Kjo mund të tingëllojë si diçka shumë e vështirë sepse truri është i mësuar me rutinën dhe ushqimet që sado të pashëndetshme të jenë, nxisin prodhimin e serotoninës, hormonit që na bën të ndihemi mirë.
lg.php


Hapi i parë në betejën e rëndësishme për rënien nga pesha është të jeni të ndërgjegjshëm për sfidat, ushqimet që ju duhen dhe ato që duhen shmangur.
Këto do t’i mësoni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org
Patatinat dhe Patatet e Skuqura
Këto produkte të falin shumë kënaqësi, këtë nuk e mohon askush.
Megjithatë, ato përmbajnë shumë kalori dhe nxisin shtimin në peshë më shumë se çdo ushqim tjetër.
Konsumi i tyre gjithashtu rrit rrezikun e sëmundjeve tumorale.
Pijet E Ëmbla
Lëngjet e frutave dhe ato të gazuara janë të tejmbushura me sheqer dhe kanë shumë kalori.
Rreziku i shtimit në peshë nga këto pije është më i lartë tek njerëzit që kanë predispozita gjenetike ndaj obezitetit.
Buka e Bardhë
Kjo bukë përgatitet nga mielli i përpunuar që është i zhveshur nga vitaminat dhe mineralet por edhe ka një nivel të lartë glicemie.
Konsumi i dy fetave bukë në ditë rrit rrezikun e mbipeshës dhe obezitetit me 40 përqind.
Alkoli
Pijet alkolike janë shumë të pasura me kalori, por njerëzit nuk i llogarisin lehtë këto kalori.
Konsumi i këtyre pijeve nxit ushqyerjen e tepërt dhe truri nuk arrin ta përceptojë kur jeni të ngopur.
Alkoli i tepërt kthehet në dhjamë në mëlçi dhe rrit praninë e qelizave yndyrore në gjak.
Pica
Pica është e tejmbushur me djathë të pashëndetshëm, yndyrë dhe mishra të përpunuar.
Ato nxisin mbipeshën, por kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga ushqimi juaj i preferuar.
Ju mund të gatuani picën vetë në shtëpi duke zgjedhur përbërës më të shëndetshëm, si miell integral e salca të shtëpisë dhe mbi të gjitha më pak yndyrë./
AgroWeb.org
 
Buka e Bardhë
Kjo bukë përgatitet nga mielli i përpunuar që është i zhveshur nga vitaminat dhe mineralet por edhe ka një nivel të lartë glicemie.
Konsumi i dy fetave bukë në ditë rrit rrezikun e mbipeshës dhe obezitetit me 40 përqind.

Ps..po mvaret sa aktivitet ben gjat dites..tani buka e bardhe nuk mungon pothujse ne cdo familje..
Bukes integrale po i qesin edhe kakao.
 
Po doni te besoheni hani me pak si sasi dhe me mire si cilesi, pra duhet ti zgjidhni gjerat qe hani. Por kjo vetem nuk mjafton, duhet qe te beni edhe vrap rregullisht te pakten 3 here ne jave per 20 minuta.
 
Horror jo makth lol
 
Heuu mileti lypin me u dobsu un lypi me u shnosh ??
 
Sthot asgje per emblesirat, apo nuk hyn ne kategorine ushqim?
 
Si nuk e kam iden e kufizimit te dickaje une?..
Ok pijet e embla si kam pire kurr..as patatinat..e asgje nga keto...
Kam te pakten 6 vjet qe kam ndryshuar rrenjesisht menyren e te ushqyerit...dhe nga qe mesohesh me keto..i eleminon vullnetshem..dhe nuk ndjen as deshiren me te vogel per ti provuar..
Psh une nuk perdor sheqer ne asnje gje tek ato qe konsumoj..jo sepse ka kalori e ku di une..por thjesht sepse nuk me shijojne me sheqer...kafen..cajin..i dua ashtu sic i ka krijuar natyra...por kur lexova ne nje artikull..thuhej se trupi ka nevoj per dicka te embel gjate dites...dhe nje cokollate eshte zgjidhje perfekte..
 
Eh trupi i njeriut është delikat.
Unë prsh të ëmblat i haj shumë.
Më duket sikur më merret fryma,kur nuk e konsumoj diçka të ëmbël.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back