Pesëdhjetë fakte të pabesueshme për Tokën

Arfenilla

Themelues i Forumit
f1_23toka1366700628.jpg


Dje në gjithë botën u shënua Dita e planetit Tokë, me qëllim të theksimit të rëndësisë së ruajtjes të ambientit jetësor dhe të vetë planetit. Koha. net transmeton listën e 50 fakteve të pabesueshme mbi gjithësinë, atmosferën, detin e tokën, të hartuara nga Girafa Blog

Gjithësia
*150 miliardë ka qenë çmimi i ndërtimit të Stacionit ndërkombëtar të gjithësisë, që e bën objektin më të shtrenjtë në histori,

*6 miliardë kilometra është distanca më e largët nga është fotografuar Toka
*10 ditë është koha që Tardigradi, krijesa më rezistuese në botë, mund të kalojë në gjithësi
*2 minuta është koha që njeriu mund të kalojë në gjithësi i pambrojtur

*ndotja e madhe e ajrit në Kinë mund të shihet nga gjithësia, por s’mund të shihet Muri i madh Kinez

*Gjatë ditës kemi 24 orë – 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda përbëjnë kohën e nevojshme që Toka të rrotullohet rreth boshtit të vet dhe kjo quhet dita yjore

*38.000 objekte që i ka krijuar njeriu sillen rreth Tokës nga lancimi i Sputnjikut më 1957

*Toka ka sipërfaqe që është më e lëmuar se që është sfera për lojën e sferave. Malet e larta dhe oqeanet e thella përbëjnë 1/5000 pjesë të perimetrit të Tokës

*NASA vlerëson se çdo ditë në Tokë bie një copë mbeturinë e gjithësisë

* Rreth Tokës në këtë moment ndodhen 22.000 objekte që i ka ndërtuar njeriu që kanë perimetër 10 centimetra e më shumë

Atmosfera
*100 tonelata meteoritë të vegjël, kryesisht fragmente pluhuri, çdo ditë hyjnë në atmosferën e Tokës

*Meteoriti më i madh që ka rënë ndonjëherë në Tokë nuk ka lënë krater pas veti, meqë meteori Hoba ishte petak, me siguri u refuzua nga toka si guri mbi sipërfaqen e ujit

*19 kilometra është lartësia në të cilën është e domosdoshme të mbahen rroba me presion. Nëse nuk mbahen rroba, uji fillon të vloj. Kjo lartësi quhet Limiti i Armstrongut
*Vrima e ozonit po ngushtohet. Më 2012 vrima në mbështellse ka qenë më e vogla në 10 vjet

*4.3 kuadrilionë dollarë është vlera e atmosfera nëse merret që një metër kub CO2 kushton 1.3 peni

*Tokën e godasin 8.6 milionë rrufe
*Dinosaurët kanë mundur të ekzistojnë vetëm pse atmosfera dikur kishte shumë më shumë oksigjen

Deti
*Në Tokë 97 për qind e ujit është i njelmët dhe vetëm 3 për qind i freskët

*Në Antarktik ka më shumë akull se ujë në Atlantik
*1 litër ujë deti përmban pjesën e 12 miliardët të një grami të arit
*90 për qind e mbeturinave në oqeanet botërore përbëhet nga plastika

*اdo vit përshkruajmë 2.000 krijesa të reja detare
*Oqeani paraqet 99 për qind të hapësirës për jetë në Tokë
*اdo vit nga sulmet e peshkaqenëve humbin jetën 8-12 persona. اdo vit vrasim 100 milionë peshkaqenë për shkak të fletëve të tij

*Gati një milion lloje gjallesash jeton në oqeane nga të cilat dy të tretat duhet t’i përshkruajmë
*90 për qind e aktiviteteve vullkanike ndodhin në oqeane

*Sikur gjithë ujin e botës ta mblidhnim në një top ai do të kishte diametrin 860 kilometra, sa hëna e akullt Tetus e Saturnit

*Pjesa më e thellë e oqeanit është 10.9 kilometra dhe quhet kanali i Marianit

Nën Tokë
*Toka është i vetmi planet në sistemin tonë solar që ka pllaka tektonike. Pa to karboni nuk do të mund të konsumohej dhe reciklohej dhe Toka do të mund të mbingarkohej

*Elementet e rralla nuk janë të rralla. Luteciumi (Lu), elementi më i k rrallë, është 200 herë më zakonshëm në shtresën e Tokës se ari

*99 për qind e arit ndodhet në zemër të Tokës, që do të mjaftonte që rreth Tokës të bëhej një mbështjellës me trashësi 46 centimetra

*5500 Celzius është nxehtësia e zemrës së Tokës, që është sa temperatura e Diellit
*Në zemër të Tokës ndodhet sfera e fortë e hekurt me diametër 2.400 kilometra. Edhe pse për shkak të nxehtësisë është e bardhë, presioni është aq i lartë sa nuk mund të shkrihet

*55 tonë është pesha më e madhe e kristalit në Tokë që është gjetur në një minierë të Meksikës
*Nën lumin Amazonë ndodhet ‘lumi’ Rio Hamza i cili në disa pjesë është i gjerë deri në 400 kilometra. Ai ec me shpejtësi një milimetër në orë nëpër shkëmbinj

*2.8 kilometra është thellësia më e madhe në të cilën është gjetur baktere. Ato jetojnë duke e shndërruar radioaktivitetin nga uraniumi në ujë e energji

Toka
*40 milionë tonë është sasia e pluhurit që bart era nga Sahara deri në Amazonë

*Në Turkmestan ndodhet lokacioni i quajtur “Portat e ferrit”. Bëhet fjalë për një vrimë të mbushur me gaz që ndizet pandërprerë tash 40 vjet

*3.5 miliard vjet është mosha e fosileve të gjetura në Australi. Ato janë shumë më të vjetra se momenti kur atmosfera e Tokës kishte oksigjen
*57.8 gradë Celsius është temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur më 1922 në Libi

*90.2 gradë Celsius është temperatura më e ulët e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur në Antartik

*Kanë kaluar gati 2 milionë vjet qysh se ka rënë ndonjë pikë uji në vendin më të thatë në botë në Antarktik

*Kontinentet lëvizin çdo vit nga 2 centimetra
*75 për qind e të gjitha llojeve të kafshëve do të mund të shfarosen gjatë 300 vjetëve të ardhshme
*Vlerësohet se në Tokë janë identifikuar vetëm 14 për qind e të gjitha llojeve

Njeriu
*اdo ditë lindin 200.000 veta

*Deri tash në Tokë kanë jetuar 106 miliardë njerëz
*Deri në vitin 2050 në Tokë do të ketë 9.2 miliardë njerëz

*2 njerëz vdesin në çdo sekondë k.net
 
Back
Top