Pesë kulturat e popujve të lashtë dhe më luftarakë në botë
Nga Allison Futterman
Dëshmitë më të vjetra arkeologjike të luftës, datojnë që rreth 10.000 vjet më parë, në kohën e Revolucionit Bujqësor, kur njerëzit u larguan nga kultura e gjuetisë/grumbullimit, dhe filluan të formojnë komunitete bujqësore. Vrasja e grupeve nga grupime të tjera njerëzish, mund të gjurmohet që në kohët parahistorike, rreth vitit 9700 Para Erës Sonë.
Me shfaqjen e luftës, një popull u bashkua për të luftuar kundër një armiku të përbashkët, duke u shndërruar kësisoj në një popull luftëtarësh. Përgjatë historisë, ka pasur shumë shoqëri të guximshme, brutale dhe të guximshme luftëtarësh. Por ja cilat janë 5 më të famshmet.
Maorët
Maorët njihen si banorë të ishujve polineziane, të cilët u vendosën në Zelandën e Re midis shekujve XI dhe XIII, dhe përbëjnë rreth 15 për qind e popullsisë që ka sot ky vend. Historikisht, ata organizoheshin në grupe fisnore dhe zotëronin armë unike, përfshirë ëahaika, taiaha, patu.
Por arma e tyre më e çmuar ishte një shpatë e shkurtër e bërë nga pounamu, një gur shumë i fortë. Por nuk ishte vetëm armatimi i tyre i pazakontë, ai që i bëri ata luftëtarë të frikshëm. Maorët kishin teknika të specializuara të stërvitjes, si përdorimi i fijeve për të drejtuar kyçet e duarve, dhe për të rritur fleksibilitetin e tyre.
Një strategji tjetër efektive që ata përdorën në betejë, ishte aftësia e tyre e spikatur për t’i mbajtur sytë e fokusuar tek gishti i madh apo tek shpatulla e kundërshtarit të tyre, gjë që u jepte mundësinë të parashikonin lëvizjen e radhës të armikut. Një pjesë tjetër e pazakontë e kulturës së lashtë Maori përfshinte kanibalizmin , ku luftëtarët konsumonin trupat e armiqve të tyre të vrarë.
Mongolët
Gjatë viteve 1206–1366, Perandoria Mongole kontrollonte territorin më të madh në historinë e botës. Të udhëhequr fillimisht nga Xhengiz Khan, luftëtarët mongolë ishin të aftë në përdorimin e shtizave, thikave të gjata dhe kamave. Por arma e tyre kryesore ishte harku i përbërë, i cili i lejonte ata të lëshonin shigjetat dy herë më larg sesa kundërshtarët e tyre. Luftëtarët e kësaj kulture, zotëronin një nivel të lartë besnikërie ndaj udhëheqësve të tyre. Kjo i atribuohet një sistemi që njihte dhe shpërblente meritat dhe jo lidhjet famoljare, siç kishte qenë norma më herët, teksa pasuritë dhe shpërblimet ndaheshin midis luftëtarëve.
Një popull nomad, ata ishin kalorës ekspertë që dinin të jetonin jashtë territorit të tyre.
Dhe megjithëse në një moment ata nënshtruan gati 25 për qind të popullsisë së botës, mongolët nuk detyruan asnjë popull të pushtuar që të nderonte fenë e tij apo të braktiste të gjitha zakonet e tij amtare.
Ninxhat
Kur flitet fjalë për Japoninë e Mesjetare, është Samurai fisnik ai që merr shpesh të gjithë lavdinë. Por në fakt ishin ninxhat e shtresës më të ulët, ata që merreshin me punët e fshehta
të spiunimit dhe vrasjeve. Samurai i punësoi ninxhat për të gjetur apo përhapur informacione, apo për të vrarë një rival teksa e mbronin reputacionin e tyre.
Forcat speciale të kohës së tyre, ninxhat zotëronin grup aftësish mbresëlënëse dhe të larmishme, duke përfshirë kërcimin nëpër pengesa, përdorimin e shkallëve prej litari, maskimin dhe fshehjen, të kuptuarit e topografisë dhe motit, eksplozivëve dhe krijimin e helmeve.
Ata ishin gjithashtu mjeshtër në artet e tyre marciale, të quajtura më vonë ninjutsu. Arma kryesore ishte shpata e tyre, ose katana. Por ninxhat mbështeteshin edhe tek kama, apo hedhja e thikave dhe yjeve të bëra prej çeliku.
Në kushtet kur Japonia ishin shpesh në luftë midis viteve 1330–1600, kërkesa për ninxhatishin gjithmonë e madhe. Me fillimin e periudhës Edo në vitin 1603, vendi nisi të përjetojënjë paqe të gjatë, e cila me kalimin e kohës çoi në rënien e statusit të ninxhave.
Spartanët
Gjatë Epokës së Hekurit, në Greqinë e Lashtë u formua Sparta. Kur spartanët pushtuan Meseninë, ata i skllavëruan njerëzit e saj, që njiheshin si ilotë. Pasja e një popullsie kaq të madhe skllevërish, u dha mundësi spartanëve që të çliroheshin nga puna fizike, dhe të përqëndroheshin në mësimin e artit të luftës qytetarëve të saj.
Sistemi i tyre i trajnimit, i njohur si agoge, fillonte për djemtë që në moshën 7-vjeçare dhe vazhdonte deri në moshën 20-vjeçare. Agoge ishte enkas brutale dhe mizore, dhe kursantët i nënshtroheshin abuzimit të rregullt fizik, teksa privoheshin nga ushqimi dhe veshjet e përshtatshme.
Nga meshkujt kërkohej të ishin ushtarë deri në moshën 60-vjeçare. Dhe nëse dikush ishte me aftësi të kufizuara, gjë që e pengonte të luftonte, ata talleshin pa mëshirë. Stërvitja e zellshme dhe e përpiktë e spartanëve ishte normalisht një avantazh. Megjithatë, ajo kontribuoi tek fundit edhe në rënien e tyre.
Praktikimi vetëm i stilit të tyre zakonisht efektiv por jo fleksibël, i la ata të paaftë për t’upërshtatur në rastet e rralla kur teknikat e tyre nuk funksiononin. Ata u mundën nga ushtria e Tebës, që përdori taktika novatore dhe krijuese, ndaj të cilave spartanët ishin të paaftë tëreagonin.
Zulutë
Lufta Anglo-Zulu e vitit 1879, u nxit nga planet e Perandorisë Britanike për të zgjeruar kolonitë e tyre në Afrikën e Jugut duke pushtuar Zululandin. Populli Zulu nuk kishte ushtarë profesionistë, por ata u bënë luftëtarë të fortë, me synim mbrojtjen e tokës së tyre amtare nga imperializmi.
Mungesën e stërvitjes ushtarake tradicionale, Zulutë e kompensuan me këmbëngulje dhe guxim. Po ashtu ata kishin një avantazh për shkak të njohurive të natyrshme mbi terreninpërreth. Duke mobilizuar forcat e tyre, Zulutë e moshës 19–40 vjeçare, krijuan atë që në thelb ishte një milici me kohë të pjesshme.
Armët e tyre ishin të kufizuara kryesisht tek shtiza, një për gjuajtje dhe një tjetër për therjen e kundërshtarit. Por duke qenë largpamës për gjasat e betejës së ardhshme, kreu i ZuluveKetshuajo, nisi të grumbullojë mushketa dhe pushkë. Fatkeqësisht, luftëtarët Zulu nuk ishin të trajnuar për përdorimin e tyre.
Britanikët i mposhtën më në fund mundën Zulutë në Betejën e Ulundit. Pas aneksimit të Zululandit nga Britania, ajo u nda dhe u shkatërrua nga një luftë civile. Sot, Zulutë mbeten një nga grupet më të mëdha etnike në Afrikën e Jugut. / “Discover Magazine” – Bota.al