Pesë hakmarrje më të këqija në bashkëshortësi

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Një ueb-faqe franceze ka botuar tekstin për pesë hakmarrje më të këqija bashkëshortore gjatë vitit të kaluar.

Në vendin e parë gjendet amerikan Paul Wood, i cili nga hidhërimi kishte hedhur maçorrin mbi bashkëshorten e tij, mirëpo maçoku edhe pse ishte përplasur mbi shpinën e gruas, nuk e kishte lënduar atë.

Në vendin e dytë është radhitur një grua kineze, e cila kishte djegur 400 telefona celularë, të cilët i shiste bashkë me burrin e saj.

Në vendin e tretë ndodhet amerikani, Herbert Cadwell, i cili kishte lidhur rrymën prej 110 voltësh në derën e dhomës, që gruaja e tij të mos mund të futej brenda.

Një specialitet nga jashtëqitja e qenit – të cilin ia kishte përgatitur bashkëshortit të saj, e ka vendosur një grua nga Skocia në vendin e katërt.

Ndërkaq, në vendin e pestë ndodhet një grua, e cila ia kishte vënë flakën penisit të bashkëshortit, derisa ai ishte duke pirë dhe shikuar televizorin.
*Telegrafi*
 
Back
Top