Pesë fëmijët më të zgjuar se Einsteini i madh

Tuana

Nada é por acaso!
f1_07pese-femijet-i1352275277.jpg

Albert Einstein konsiderohet një nga mendjet më të ndritshme në histori, por para pak kohe dy vajza, të cilat janë ende shumë të reja për të marrë patentën e shoferit, kanë kaluar koeficientin e tij të inteligjencës, i cili konsiderohet të jetë 160.

Këto dy vajza gjeni, pesëmbëdhjetëvjeçare dhe dymbëdhjetëvjeçare kanë arritur rezultatet prej 162 në testin e inteligjencës dhe me këtë janë grupuar në mesin e një për qind të personave më inteligjentë në popullatën botërore (koeficienti mesatar i inteligjencës është 100).

Por ato nuk janë dy vogëlushet e para që kanë kaluar Einsteinin në këtë fushë – të paktën në letër.

Ju sjellim biografitë e shkurtra të pesë fëmijëve, të cilat sipas “Business Insider” kanë arritur rezultate më të mira edhe se vetë Einsteini kur është në pyetje ky testim.

1. Fabiola Mann

Mosha: 15
Rezultati i testit të inteligjencës: 162

Fabiola, e cila është lindur në Goi në Indi, por momentalisht jeton në Britani të Madhe, para pak kohe ka kërkuar nga prindërit t’ia paguajnë dhe ta lejojnë të shkojë në testin e inteligjencës Mensa. Pesëmbëdhjetëvjeçarja ushtron karate dhe tae kwon do, shijon hobit klasikë të gjenive – shah, luan piano dhe kitarë por po ashtu edhe këndon.

2. Olivia Manning

Mosha: 12
Rezultati i testit të inteligjencës: 162

Të gjithë në shkollën e saj e kanë ditur që Olivia është e zgjuar. I janë dashur vetëm 24 orë për të mësuar rolin e saj në shfaqjen e Makbethit. Por edhe ajo vetë është befasuar kur kanë arritur rezultatet e testit të inteligjencës në të cilat ka arritur 162 pikë – më shumë se astrofizikani Stephen Hawking, Bill Gates apo Einsteini.

3. Jacob Barnett

Mosha: 12
Rezultati i testit të inteligjencës: 170

Jacobin si dyvjeçar madje e kishin diagnostikuar me çrregullim të lehtë në sjellje, për t’u kuptuar më vonë që ai në të vërtetë funksionon në nivel më të lartë se të tjerët. Sot, dymbëdhjetëvjeçari Jacob ndjek matematikën e avancuar dhe astrofizikën në afërsi të shtëpisë së tij në Indiana. Dëshira e tij është të bëhet profesor dhe të shkruajë libra nga matematika e avancuar që do të jenë më lehtë për t’u kuptuar.

4. Pranav Veera

Mosha: 6
Rezultati i testit të inteligjencës: 176

Kur ka plotësuar testin e inteligjencës, ky banor i ri i Loveland në Ohio ka mundur të numëronte të gjithë presidentët amerikanë, ta thoshte alfabetin mbrapsht dhe të tregonte se cila ishte dita e saktë në javë për çdo datë nga dita e sotme e deri në vitin 2000. Ka pasur vetëm gjashtë vjet. Ka kujtesë fotografike, ndërsa një ditë dëshiron të bëhet astronaut.

5. Victoria Cowie

Mosha: 11
Rezultati i testit të inteligjencës: 162

Victoria Cowie është edhe një nxënëse britanike, siç pohon nëna e saj, nuk është e prirë ta teprojë duke mësuar. I pëlqen të shkojë në grupin e dramës dhe atë muzikor dhe të luajë futboll. Pasi që ka arritur 162 në testin e inteligjencës, shumë shkolla të mesme prestigjioze i kanë ofruar bursa. Victoria dëshiron të bëhet veterinare kur të rritet.
/koha/
 
Back
Top