PiNkY
Anëtar i Nderuar
Cilat janë të gjitha veprimet e dëmshme të tymit të duhanit? Lexoni artikullin në vazhdim për të mësuar më shumë rreth përgjigjeve në këtë pyetje.
Rrit rrezikun e ngërçeve tek foshnjat
Shumë foshnja nga pesë deri në tetë javë pas lindjes kanë ngërçe në stomak. Zakonisht këto probleme kalojnë kur foshnja mbush katër muaj. Nënat e dinë se vogëlushët e tyre kanë ngërçe kur qajnë vazhdimisht, kur kanë fytyrë të skuqur dhe duar të shtrënguara. Qëndrimi në tym duhani shton edhe më shumë rrezikun për ngërçe te foshnjat, andaj, nëse “harroni” të mendoni për vete, mendoni për më të dashurit tuaj. Lëreni menjëherë këtë shprehi të keqe.
Rrit rrezikun e impotencës
Meshkujt të cilët janë të shqetësuar për aftësitë e tyre ****uale, duhet të ndalojnë të pinë duhan, këshillojnë studimet të cilat kanë hulumtuar ndikimin e duhanit në ereksion. Këto hulumtime janë realizuar në afro 5000 kinezë, dhe studimi ka treguar se ata persona të hulumtuar të cilët kanë konsumuar më shumë se një kuti cigare në ditë, kanë pasur afro 60% më shumë gjasa që të vuajnë nga ndonjë disfunksion i ereksionit, krahasuar me ata që nuk pinë duhan.
Në bazë të studimeve të mëhershme dihet se 15% e duhanpirësve aktual apo të mëhershëm, së paku një herë kanë pasur probleme me çrregullime në ereksion, respektivisht me impotencë.
Duhani rrit rrezikun e verbimit
Duhanpirësit janë katër herë më shumë të prirë të verbohen në moshë të shtyrë krahasuar me ata të cilët kurrë nuk kanë pirë duhan. Por, edhe ndalimi me vonesë i duhanpirjes e zvogëlon këtë rrezik. Degjenerimi i syrit në moshë të shtyrë, në fakt është një proces i vazhdueshëm i cili rezulton me humbjen e të pamurit në nivel qendror (në tru). Duhani është një prej shkaktarëve të paraqitjes së kësaj sëmundjeje.
Rrit rrezikun nga artriti
Tek njerëzit të cilët kanë predispozita gjenetike për t’u prekur nga artriti, duhani e rrit edhe më tepër këtë rrezik. Lëreni duhanin për të qetësuar dhimbjet dhe për të rikthyer
shëndetin e nyjave tuaja.
Mos u shoqëroni me duhanpirës
Nuk mund ta shmangni thithjen e tymit nëse jetoni me duhanpirës, edhe nëse vet nuk e pini atë. Studimet e fundit i kanë krahasuar personat që jetojnë me duhanpirës dhe personat të cilët kurrë nuk kanë qenë në një situatë të tillë. Të dytët kanë qenë në gjendje të përgjithshme shumë më të mirë shëndetësore./dita-sot/