Përvjetorët e shenjtë, ja si u festuan në 100 vite

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
60897.jpg


Vlora, qyteti që i bashkoi shqiptarët në një shtet të pavarur më 28 Nëntor 1912, i ka bashkuar ata në të gjithë përvjetorët e mëdhenj. Pavarësisht gjithçkaje, madje edhe vetë ideologjive, vitet, sistemet qeverisëse, udhëheqësit i kanë kthyer gjithnjë sytë nga vendi ku mëvetësia lindi e u proklamua, për t’i dhënë rëndësinë që i takon qytetit që i firmosi lirinë, ndonëse në mënyrën e tyre i kanë dhënë edhe ngjyrat që donin. E megjithatë, askush s’ia ka zbehur nurin as hijeshinë që i takon qytetit të flamurit një herë në vit në këto 100 vjet.

Për të rikujtuar festat e Shqipërisë sonë, “Gazeta Shqiptare” boton sot në edicionin e saj special, faqet e para të gazetave ndër vite. Përmes tyre mësojmë se si janë ndjerë e përcjellë në një shekull festimet e Pavarësisë. E fillojmë me gazetën italiane “Corriere della Sera”, e cila në numrin e datës 29 nëntor 1912, ditë e premte, lajmëron me kryeartikull që Pavarësia e Shqipërisë u shpall një ditë më parë në Vlorë nga Ismail Qemali e përpos kësaj jep edhe detaje mbi shtetin e ri. 25-vjetori i Shqipërisë së mosvarme nën Zogun Mbret, përcillet përmes gazetës “Drita”, e cila ndryshe nga ditët e tjera i kishte dedikuar një numër special dhe një numër të madh faqesh, ku përmend ngjarjet kryesore të historisë sonë.

Gazeta “Zëri e Popullit” e 28 nëntorit të vitit 1962, hapet me një artikull për 50-vjetorin, ku jepen mesazhet e politikanëve të kohës me rastin e festës, urime. E njëjta gazetë, në 75-vjetorin e Pavarësisë, në 28 nëntorin e vitit 1987, ndërsa hapet me urimet për këtë datë dhe me mesazhet e udhëheqësve të kohës që i janë drejtuar Vlorës, lajmëron për mbledhjen solemne, konferencat shkencore. Por nuk kanë mbetur në hije as festimet në qytete të tjera të vendit dhe e njëjta gjë po bëhet sot me urimin “Gëzuar, e mot, një Shqipëri më të mirë!”.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top