Përurohet me solemnitet ndërtesa më e madhe me energji diellore

sabah

Anëtar i Respektuar
Ndërtesa me energji diellore më e madhja në botë ndodhet në Dezhou, Provinca Shangdong në veriperëndim të Kinës. Ndërtesa, e cila ka një sipërfaqe prej 75.000 metrash katrorë, përmban qendra ekspozitash, mjedise kërkimesh shkencore, mjedise takimi dhe trajnimi, dhe një hotel.

Skicimi i ndërtesës është bazuar në diskun diellor dhe thekson urgjencën e kërkimit të burimeve të energjisë ripërtëritëse për të zëvendësuar lëndët djegëse fosile. Skicimi gjithashtu përfshin shkronjat kineze për diellin dhe hënën, dhe ngjyra e bardhë që mbizotëron, simbolizon energjinë e pastër.

Janë zbatuar “idetë e gjelbra” fund e krye ndërtimit. Struktura e jashtme e ndërtesës përdori vetëm një përqind të çelikut të përdorur për të ndërtuar Folenë e Zogut. Veçimi i avancuar i çatisë dhe mureve do të thotë 30 përqind kursim energjie më shumë se standardi kombëtar i kursimit të energjisë.

Ndërtesa do të jetë vendtakimi kryesor i Kongresit të Katërt Botëror të Qytetit Diellor. Energjia diellore dhe teknologjitë energji-kursyese të ndërtesës të përdorura në ndërtim, disa prej të cilave janë patentuar, përfshijnë një numër përparimesh teknologjike dhe do të shtyjnë përpara aplikimin në masë të energjisë diellore.
 

Attachments

  • Ndertesa-me-enegji-diellore.jpg
    Ndertesa-me-enegji-diellore.jpg
    64.4 KB · Shikime: 0
Back
Top