fcbesia
Anëtar i Respektuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 17, 2008
-
- Mesazhe
- 1,434
-
- Reagimet e mara
- 152
-
- Vendndodhja
- Prishtinë-Shqipëri Etnike
Një modele peruane që pozoi nudo mbi një kalë, ku kishte vendosur edhe flamurin kombëtar të vendit të saj është kritikuar nga autoritetet vendase që kanë kërkuar burgimin e menjëhershëm të saj. Fotot sugjestionuese të Leysi Suarezit, e cila është edhe një kërcimtare e grupit "Alma Bella", u botuan në faqen e parë të revistës "Farandula" dhe shkaktuan reagime shumë të ashpra nga politikanët në vend, ndërsa Peruja përgatitet të festojë 187-të vjetorin e pavarësisë së saj nga Spanja. "këto janë simbole patriotike që kërkojnë respekt shumë të madh dhe ndaj përdorimi i tyre vend e pa vend kërkon ndëshkim", u deklaroi gazetarëve ministri i Mbrojtjes, Antero Flores. "Kjo është një fyerje e madhe", shtoi ai. Flores urdhëroi një prokuror publik të merrej me këtë çështje dhe të ngrinte akuza. Suarez tha se ajo e konsideronte patriotike pozimin me flamur. "Nuk kam bërë ndonjë krim. E dua Perunë dhe e kam treguar këtë me trup dhe zemër", tha kërcimtarja për radion RPP. "BBC"
Balkanweb
