Tuana
Nada é por acaso!
Arkeologët në Peru kanë zbuluar 2 mumje mbi 1000-vjeçare, në një periferi të kryeqytetit Lima.
Mumjet, njëra e një personi të rritur dhe tjetra e një fëmije, u gjetën në një kompleks fetar antik, që ishte duke u gërmuar prej vitit 1981.
Fëmija besohet të jetë flijuar në emër të Perëndive dhe mund të jetë varrosur i gjallë, pas vdekjes së të rriturit.
Kërkuesit kanë gjetur gjithashtu edhe flijime të tjera, përfshi këtu eshtrat e derrave të Guineas (kavje) dhe kavanozë me dizajne macesh.
“Ky është një nga zbulimet më të rëndësishme në më shumë se 3 dekada gërmime, pasi mumjet janë të paprekura”, tha arkeologu Gladys Paz për agjencinë e lajmeve AFP.
Mumjet janë të mbledhur, të veshur plotësisht dhe të lidhur me litarë. Ky është zbulimi i tretë i paprekur mes më shumë se 70 varreve të zbuluara në varrezat e Huaca Pucllana, një tempull në formë piramide i ndërtuar nga kulturat pre-kolumbiane “Wari”, mes viteve 100 dhe 600 pas lindjes së Krishtit, në atë që sot është fqinji Miraflores.
Në 2010-n, arkeologët gjetën eshtrat e një gruaje me 4 fëmijë, ndërsa në 2008-n, eshtrat e një vajze adoleshente.
Vendi i eksplorimit është ndërtuar në një sipërfaqe prej 2,5 hektarësh tokë dhe lulesh mbi 20 metra të gjata, teksa deri më tani janë gërmuar vetëm 40% e tij.
Kultura “Wari” lulëzoi mes viteve 500-1000 pas Lindjes së Krishtit, në zonën bregdetare të Perusë veriore. Shumë pak informacione ka rreth saj, pasi nuk ka asnjë gjurmë të shkruar prej tyre. / T.CH/