Përtypni çdo kafshatë ushqimi për 40 herë për të humbur në peshë!

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Përtypni çdo kafshatë ushqimi për 40 herë për të humbur në peshë!​

allergies-eat-the-right-foods-ss.jpg


Përtypni më shumë herë para se të gëlltisni ushqimin, kështu këshillojnë nutricistët. Dhe, në fakt kanë të drejtë. Një hulumtim i ri e vërtetoi këtë se njerëzit që më shumë e përtypin ushqimin “importojnë” më pak kalori në trupin e tyre.
Hulumtuesit kinez kanë vërtetuar se njerëzit të cilët përtypin çdo kafshatë nga 40 herë, konsumojnë 12% më pak ushqim për dallim me ata të cilët çdo kafshatë e përtypin nga 15 herë.
Besohet se përtypjen e ushqimit “e ndalon” parangrënia, sepse truri ka kohë të mjaftueshme për ta pranuar informacionin se jeni të ngopur. Gjithashtu, përtypja e gjatë e zvogëlon nivelin e hormonit Ghrelin – hormoni i urisë.

Për ta konstatuar këtë, hulumtuesit kishin bërë dy eksperimente me 16 meshkuj të “trashë” dhe 14 “të dobët”. Gjatë eksperimentit të parë, vullnetarët ishin inçizuar deri sa hanin që të vërtetohet se si ata e përtypin ushqimin dhe kur e gëlltisin atë. Ishte vërtetuar se edhe pjesëmarrësit e dobët dhe ata të trashë kishin përtypur me shpejtësi në njejtë, por ata më të trashë, më herët e kishin gëlltitur ushqimin.

Në eksperimentin e dytë të gjithë vullnetarët është dashur të konsumojnë 2 ngrënie. Gjatë ngrënies së parë ata duhej që çdo kafshatë ta përtypin nga 15 herë, kurse gjatë ngrënies së dytë – nga 40 herë. Përfundimi ishte se kur vullnetarët kishin përtypur çdo kafshatë nga 40 herë, kishin konsumuar 11,9% më pak kalori, pa dallim se a kanë qenë të dobët ose jo.

Enët e gjakut kishin treguar se kur vullnetarët kanë përtypur nga 40 herë, kishin pasur edhe nivel më të ulët të hormonit Ghrelin.
Hulumtuesit këshillojnë se ngrënia e ngadalshme është e thjeshtë, por edhe mjaft efikase për zvogëlimin e problemeve me peshën.
Nëse një njeri mesatar për një vit e redukton konsumimin e kalorive me 12%, ai/ajo do të dobësohet 11 kilogram. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se humbja e peshës realisht është më e vogël sepse njeriu mesatar (me peshë) rregullisht konsumon edhe ushqim i cili nuk përtypet, si që është supa ose farat e lulediellit.

/GazetaShqip/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top