Personat që kanë derën e shtëpisë të kuqe janë më të lumtur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
-Një sondazh në Mbretërinë e Bashkuar, i cili shqyrtoi zakonet e jetesës të 2.000 personave, ka zbuluar një korrelacion të papritur: njerëzit që kanë derën e shtëpisë të kuqe janë më të lumtur.

porta-rossa_thumb1.jpg


Mbi 50% e të intervistuarve ranë dakord që ngjyra e derës, "thotë shumë" për pronarin e shtëpisë dhe karakterin e tij. Studimi zbuloi gjithashtu se njerëzit që kanë një derë të kuqe kanë mendime më relaksuese për jetën.

Sipas studimit, dera e zezë karakterizon njerëzit të cilët janë më të suksesshëm në punë. Një derë e gjelbër është simptomë e besueshmërisë, ndërsa e purpurt është tipike për dikë që është shumë i shoqërueshëm dhe ka shumë miq. Një derë ngjyrë trëndafili sinjalizon një person trim, por jo gjithmonë të besueshëm.

k.a./noa.al
 
Titulli: Personat që kanë derën e shtëpisë të kuqe janë më të lumtur

Po ne Shqiperi qe dyert jane te gjitha ngjyre kafe(kafe e hapur) ....cila eshte domethenia? :D
 
Titulli: Personat që kanë derën e shtëpisë të kuqe janë më të lumtur

LOL Ida ate po mendoja edhe une :D

Gjithsesi edhe une i kam qejfe ata portat tipike te kuqe, sepse sikur i japin
shtepise nje tj pamje, ndersa e zeze sme pelqen
 
Titulli: Personat që kanë derën e shtëpisë të kuqe janë më të lumtur

une e kam te purpurt...sjemi shume te shoqerueshem ...shyqyr se kush i pret gjithe ato miq :P
 
Back
Top