Personalitetet shqiptarë që u martuan me shtetase të huaja

Lauri

Anunnak
Dihet që dashuria nuk njeh moshë, rang shoqëror, por ajo nuk njeh as kombësi. “Tirana Observer” në një speciale të rrallë sjell sot personalitetet më të njohur shqiptarë që janë martuar me shtetase të huaja. Këto histori të rralla nisin me Ali Pashën e famshëm, vijojnë me Sami Frashërin, për të vazhduar më tej me “babain” e kombit shqiptar, Ismail Qemali, tek familja mbretërore shqiptare, e deri tek njerëzit e artit dhe të letërsisë, si Avni Mula apo Andon Zako اajupi.

Ali Pasha dhe Vasiliqia
Gruaja e fundit e Pashait të Janinës ishte Vasiliqia. Ka shumë variante mbi origjinën e saj, por studiues të shumtë thonë se të parët e saj ishin nga Greqia. Ali Pasha e njohu Vasiliqinë në Sul të Epirit, kur trupat e tij hynë në fshat për ta shkatërruar. Sipas historianëve, ajo ishte 13-14 vjeçe kur u hodh në këmbët e fitimtarit dhe ofroi veten si sakrificë për të shpëtuar nënën, vëllain e motrat. Pashait i bëri shumë përshtypje vetëmohimi,por edhe bukuria e saj. Pashai e mori me vete në Janinë dhe Vasiliqia u bë gruaja e tij e preferuar dhe i qëndroi deri në ditët e fundit të jetës, kur ushtritë turke hynë në Korfuz dhe i prenë kokën Pashait. Pas vdekjes së Ali Pashës ,ajo i qëndroi besnike dashurisë së tij dhe nuk pranoi të martohej më, edhe pse kërkohej nga sundimtarë të tjerë.

Ismail Qemali dhe Kleoniqi
Ismail bej Qemali është ndër shqiptarët e njohur që kanë zgjedhur për bashkëshorte shtetase të huaja. Martesa e tij e dytë është bërë me një shtetase greke. Kleoniqi Surmeli ishte vajza e fisnikut grek të Edrenës, i vendosur prej shumë kohësh në Rushiuk. Eqerem beja Vlora në kujtimet e tij thotë se ndryshimi i fesë ishte një problem qe e ndalonte martesen e tyre. Ndaj me këshillën e vjehrrit, Ismail Qemali e rrëmbeu gruan e tij të ardhme. Ata u martuan zyrtarish në 1867.Nga kjo martesë patën nëntë fëmijë. Gjashtë djem, Mahmur Bej, Tahir bej, Et’hem bej,Xhevdet bej, Qazim bej, Qamil bej dhe tri vajza Myvedet, Alije, Ylvie. Por edhe pse ishte një martesë e lumtur, jo pak herë krushqia e Ismail Qemalit me vajzën e një fisniku nga Greqia u përdor nga kundërshtarët e tij për lidhje me grekët.

Sami Frashëri dhe Emineja
Sami Frashëri pjesën më të madhe të aktivitetit të tij e zhvilloi në Turqi. Aty u njoh me vajzën Emine, të bijën e Kazasker Sadettin Efendiut, një familje që ishte nga partia e Stambollit. Ata u martuan në vitin 1884 dhe nga kjo martesë u lindën katër fëmijë. Ali Sami Jen-i, i cili përmendet edhe sot si themeluesi i klubit sportiv të Gallatasarajit dhe dihet edhe emri i vajzës që intelektuali e kish pagëzuar me emrin e tij Samije. Për jetën e tij private më shumë kanë shkruar studiuesit turq se sa shqiptarët. Sipas një historiani turk, “ai dashuroi vetëm një herë, dhe atë dashuri e përjetoi deri ditën e fundit të jetës. Gjer ditën kur mbylli sytë, kujtimi i vetëm që mbante përditë para syve në tryezën e punës, ishte fotografia e dashurisë së tij të vetme, zonjës Emine (e cila kishte vdekur prej kohësh duke i dhënë Samiut një goditje tjetër në jetë). Ai nuk e fshihte se e kishte kthyer në një ritual që çdo ditë t’i merrte pluhurin kësaj fotoje mbyllur në kornizë. Poshtë fotos , brenda kësaj kornize ishin shkruar edhe disa vargje nga poeti i madhi mistik, Fuzulli”.

Ahmet Zogu dhe Geraldina
Ai ishte një mbret i ri i një vendi të vogël dhe martesa duhet të ishte edhe një sukses diplomatik. Njerëzit që e kanë njohur dhe ishin këshilltar të tij, thonë në kujtimet e tyre se për të gjetur njeriun e përshtatshëm për mbretin u vunë në lëvizje ambasadorët e gjithë vendeve Evropiane. Por nuk ka vetëm diplomaci. Mes çiftit mbretëror nuk do të mungonte dashuria gjatë gjithë kohës. Tri fotografi të Konteshës hungareze Geraldinë Appony, të sjella në Tiranë nga një gjeneral i huaj, i mbushën mendjen Mbretit Zog se ajo ishte mbretëresha e ardhshme e Shqipërisë. Në 26 dhjetor 1973 ajo ftohet nga Mreti Zog për një vizitë në Tiranë. Ndërsa më 31 janar mbreti i bën propozimin për t’u bërë gruaja e tij, që natyrisht ishte pozitive. Ndërsa me 27 prill 1938 u fiksua dasma, sepse kjo datë korrespondonte me martesën e Skënderbeut me Donikën në vitin 1451.

Bajo Topulli dhe Merushja
Në vitet e fundit të jetës së tij, Bajo Topulli u martua me një vajzë, Merushen, që ishte me origjinë nga Kaukazi. Ai u njoh me të gjatë kohës që ishte në Turqi, në vitet 1920-1922 dhe qëndroi me të për rreth 7 vite. Bajo Topulli e solli atë në Shqipëri në vitin 1925, kur u zgjodh kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës. Por një vit para vdekjes ajo ndahet me të. Në monografinë e ndryshme për Bajo Topullin del se pas ndarjes, Merushja i ka marrë ati dorëshkrime të rëndësishme të aktivitetit të tij, kujtimet, por edhe pjesë nga krijimtaria e tij. Më pas vetë Merushja në një gjyq të zhvilluar me Mit’hat Frashërin, akuzon personalitete të ndryshme se kanë marrë dorëshkrimet e tij. Ndërsa gruaja e parë e Bajo Topullit ishte Gjylhanja nga Gjirokastra, dhe u martua në vitin 1905, por për shkak të angazhimeve të Bajos, martesa nuk pati jetë të gjatë.

Andon Zako Cajupi dhe Evgjenia
“Që ditën që vdiqe, që kur stë kam parë, lotët që kam derdhur s’më janë dhe tharë!” Të gjitha këto vargje janë nga poezitë më të bukura të Cajupit dhe janë shkruar për gruan e tij. Por, pak e dinë që gruaja e tij Evgjenia ishte një zvicerane, me të cilën u njoh në Gjenevë. Ai ishte për studime në Zvicër, në Fakultetin e Drejtësisë, ku u njoh dhe me bukuroshen Evgjeni. Ata u martuan në vitin 1890 dhe poeti e cilësonte njeriun e jetës së tij. Por në vitin 1893 Evgjenia vdes gjatë lindjes dhe la pas një djalë, të cilit اajupi i vuri emrin Stefan. Në 10 vjetorin e vdekjes së saj, اajupi i kushtoi vëllimin “Vaje”, elegji për bashkëshorten e tij. kritika e cilëson si ndër elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë tonë.

Eqerem bej Vlora dhe Amelie von Godin
Edhe pse ishte ndër aristokratët më të shkuar të kohës nuk e lejuan të martohej me gruan që desh. ثshtë një histori dashurie mes tij dhe gjermanes Amelie von Godin, që fatkeqësisht nuk përfundoi në martesë. Detajet i rrëfen vetë beu aristokrat në kujtimet e tij. Amali von Godin lindi në 7 mars 1882 në Bavari dhe ishte pinjolle e një familje aristokrate. Ajo erdhi në Shqipëri në vitin 1908 dhe u njoh me Eqerem bej Vlorën me të cilin ajo ra në dashuri dhe do të ishte martuar po mos e pengonte feja myslimane e Vlorajve. Amelie von Godin ju kushtua gjuhës dhe traditave të Shqipërisë, por kurrë nuk arriti të martohej me njeriun që dashuronte. Eqerem bej Vlora u martua në vitin 1925 me Hadijen, e bija e Salih pashë Vrionit. “Ishte një martesë me mendje dhe jo me dashuri, por një zgjedhje e qëlluar dhe fatlume”, shkruan në kujtimet e tij Eqerem bej Vlora.

Gjin Marku dhe serbja Natali Viriovic
Edhe pse ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm të luftës Nacional-اlirimtare dhe i Partisë Komuniste, pak vite pas çlirimit ai do të eliminohej nga ata që dikur ishin miqtë e tij. Për këtë fund, thuhet në monografi të ndryshme që janë botuar për të, ka ndikuar edhe martesa me jugosllaven Natali Viriovic. Ai u njoh me të gjatë qëndrimit Divizionit Shqiptar në Jugosllavi. Natalia ishte një korriere e partizanëve serb. Fejesa e tyre u bë ne vitin 1945, ndërsa martesa u bë një vit më pas. Ata patën katër fëmijë, dy vajza e dy djem, Svetllanën, Aleksandrin, Ritën dhe i fundit Kastrioti. Shkoi në Moskë për studime dhe si Atashe Ushtarak. Por pas kthimit nga Rusia akuzohet nga ish-bashkëluftëtarët e tij si bashkëpunëtor i jugosllavëve. Anëtari i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë u arrestua disa herë deri sa vdiq në burgun e Burrelit. Ai njihej si një nga komandantët më të suksesshëm. Gjatë gjithë luftës partizane batalioni i tij nuk pësoi asnjë disfatë. Pas vrasjes së tij familja u internua dhe vuajti pasoja të tmerrshme.

Mufit bej Libohova dhe Ollga

Mufit bej Libohova ishte Ministri i Brendshëm i Qeverisë së Parë të vitit 1912. Pas martesës së parë, ai u njoh në Stamboll me Ollgën, një daneze aristokrate që kish shkuar në Turqi për studime. Në vitin 1909-s ata vijnë në Shqipëri . Nga martesa dhe një djalë me emrin Elmaz. Pak vite më vonë, Mufit bej Libohova vdiq. Por danezja Ollga duket se ishte lidhur shumë me këtë vend. Deri në vitet 1944 ajo mori në dorë drejtimin e shtëpisë së madhe të familjes Libohova. Ndërsa pas çlirimit të vendit erdhi dhe burgosja e saj. Aristokratja daneze u detyrua të punonte në kampe integrimi, në fusha misri. Nga viti 1949 deri më 1958 Ollga jetoi e internuar në fshatin Tresh të Lezhës, ndërsa djali iu burgos. Në dhjetor të këtij viti ajo vdiq në moshën 77 vjeçare dhe u varros në fshatin Zejmen të po atij rrethi.

Dritëro Agolli dhe martesa me rusen Nina
Në listën e njerëzve që janë martuar me jo shqiptare bënë pjesë dhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli. Një histori e bukur por dhe e dhimbshme. Agolli ishte student në Moskë ku u joh ne rusen Nina me të cilën u martuan në vitin 1956 dhe pati një djalë, Arianin. Pas përfundimit të studimeve erdhën për në Tiranë. Por prishja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Rusisë solli dhe prishjen e martesës pas shtatë vitesh mes Agollit dhe Ninës. Në Rusi Agolli u kthye pas 31 vitesh që nga ndarja e tij me gruan e parë. Martesën e dytë shkrimtari i njohur e pati në vitin 1965. Ai ishte 35 dhe u njoh me vajzën e bukur Sadije. Ata u njohën në dasmën e Ismail Kadaresë me Helenen, në vitin 1963, në shtëpinë e Kadaresë. Agolli pyet pedagogun e Letërsisë, Naum Priftin, për vajzën që studionte për Letërsi në Universitetin e Tiranës. Me Sadijen Agolli ka dy fëmijë, Artanin dhe Elonën.

Martin Camaj dhe gjermania Erika
Poeti disident Martin Camaj është një tjetër personalitet që ka zgjedhur për shoqe të jetës një shtetase jo shqiptare. I detyruar të emigrojë në disa vende të Evropës, Camaj u vendos në Gjermani ku dhe u martua me Erikën, një intelektuale që veç interesit për letërsinë gjeti dhe njeriun e jetës. Ata u martuan në vitin 1970 në Gjermani. Erika e shoqëroi atë deri në ditët e fundit të jetës, duke e ndihmuar në punën e tij. Ndërsa më vonë ajo do të bëhej dhe botuesja e veprave të tij, aq më pak të njohura në vendin tonë. Erika Camaj vetëm pas viteve 1990 ka mundur të vijë në Shqipëri edhe pse bashkëshorti i saj nuk jetonte më, ajo e vizitoi vendlindjen e tij, “për të përmbushur një amanet”, siç tha vetë ajo. Erika e ka drejtuar për shumë kohë dhe shoqatën ”Martin Camaj” dhe ka botuar dorëshkrimet, poezitë e ruajtura dhe mjaft materiale të tjera që poeti i madh i mohuar nga komunizmi ia ka pasur në shtëpinë e tij në Gjermani.

Avni dhe Nina Mula
Dashuria e tyre i dha një dinasti artistësh skenës shqiptare. Avni Mula ishte një ndër artistët e talentuar shqiptarë me studime në Moskë. Ndërsa Nina ishte një ruse e bukur që u dashurua me djaloshin shqiptar. Ata u martuan në Moskë me 1955, një ceremoni të thjeshtë mes miqsh. Më pas vijnë në Shqipëri dhe cilësohen si çifti i artistëve më të suksesshëm. Në Tiranë marrin shumë çmime, dekorata e tituj të ndryshëm, që nga festivalet e Rinisë e deri te konkurset ndërkombëtare, atë të Parisit ”Plaçito Domingo”. Avni Mula në kujtimet e tij thotë se me Ninën e lidhnin një sërë koincidencash. Të dy, për çudi rridhnin nga familje me shumë vëllezër e motra. Të dy, që në rini,e nisën jetën si mësuesit idealist. Fati iu buzëqeshi dhe të dy ngjitën shkallët e Konservatorit të famshëm “P.I çajkovski”. Akoma studentë të dy interpretojnë në operën “Palliaco” në rolet e të dashuruarve, Neda dhe Silvio. Të dy parterë në opera por edhe në jetë.

Leka Zogu dhe australiania Suzan

Si për traditë të familjes edhe Leka Zogu i I u martua me një shtetase të huaj. Dhe rregulli e donte që dhe ajo të ishte me gjak blu. “Mbretëresha” Suzan ishte vajza e Alan Robert Cullen-Uard dhe e Phylis Dorothea Murrai Prior. Nga ana e nënës të parët e saj janë në lidhje me familjen mbretërore të Anglisë. Ajo është lindur në Sidnej të Australisë me 28 janar 1941. Leka dhe Suzana u fejuan në 1974 dhe ceremonia zyrtare u në vitin 1975 në Madrid. Pjesën më të madhe bashkëshortore e kaluan në Afrikën e Jugut dhe në vende të tjera ku zhvendosej familja mbretërore. Në vitet e fundit të jetës ajo u vendos në Tiranë, ku dhe vdiq në 2004 nga një sëmundje e rëndë. Në ato pak intervista që dha për median shqiptarë gjatë asaj kohe, Suzan tregoi gjithë historinë e familjes së saj, njohjen me Leka Zogun afeksionin që kishte për Shqipërinë, vendin që e pa vetëm në fund të jetës së saj.
 
Titulli: Personalitetet shqiptarë që u martuan me shtetase të huaja

Sa ja dinin vetes :D


Lauri Në 26 dhjetor 1973 e solli Geraldinen mo ??? :p 1937 ndoshta
 
Pe: Titulli: Personalitetet shqiptarë që u martuan me shtetase të huaja

Sa ja dinin vetes :D


Lauri Në 26 dhjetor 1973 e solli Geraldinen mo ??? :p 1937 ndoshta
He mo se nuk te shpeton gje ty...:p [Gabime jane, edhe njerez mund te bejne] ...:p
 
Pe: Personalitetet shqiptarë që u martuan me shtetase të huaja

Keta jane te ashtuquajturit me gjak ''blu''??....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top