Tuana
Nada é por acaso!
Ditar nga Edward Reeve ne gazeten prestigjoze Telegraph.
Kjo eshte e cuditshme. Jam ulur ne nje bar ne Tirane, Shqiperi, dhe nuk shoh asnje gangster ne horizont. Perpara kam nje banak te gjate me mish, nje burre miqesor qe e pret ate sipas kerkeses dhe nje birre qe kushton 0.7 paund. Gjithkush flet anglisht dhe te gjithe jane shume te sjellshem. Mos ndoshta ka nje mosperputhje mes reputacionit te Shqiperise dhe ketij realiteti modern? Pas nje jave udhetimi bashke me mamane time ne kete vend pa asnje telash mund te them me plot bindjen PO. Per ju qe nuk keni ndermend te lexoni kete hapesire, u them: SHKONI.
Udhetimi yne erdhi kur lexova se operatori Voyages Jules Verne eshte kthyer ne vend pas nje mungese 20 vjecare. Ne vitet ’80 VJV ishte e vetmja menyre per te vizituar Shqiperine, qe drejtohej nga nje diktator paranojak komunist, qe leshonte vetem disa qindra viza cdo vit. Mamaja ime me prirje majtiste kishte qene dy here, ne vitin 1986 dhe 1987, duke udhetuar permes Podgorices, duke kaluar kufirin nen dritat e prozhektoreve, nderkohe qe ne sfond dukeshin ujq. Te gjithe librat e revistat apo cdo material i printuar sekuestrohej nga roje te ashper me kallashnikove ne krah. Vizitoret do kalonin permes nje ngushtice per te vrare mikrobet kapitaliste. Mireserdhet ne Shqiperi.
Sa ndryshojne kohet. Ne fluturojme direkt per ne Tirane dhe nuk na duhet te kalojme permes kontrolleve. Aeroporti eshte i paster dhe modern. Pak me tutje na pret nje autobus per turin, qe eshte akoma edhe me i paster dhe modern. Guida jone, Elton Caushi, mund te ngaterrohet me nje student italian te arteve. Ai thote se te rinjte shqiptare jane te vetedijshem per reputacionin e erret te Shqiperise jashte vendit. Ai shton se tani ata shmangin ate veshjen e erret qe te bente te dukeshe si vrases me pagese, qe mendohej se ishte trendi ne vitet ’90.
eNdalimi i pare eshte ne manastirin e shek te 18-te te Ardenices, ulur ne nje koder qe regjimi komunist e mbuloi me arme dhe bunkera. (Shqiperia eshte e mbuluar me bunkera, mendohet se ka me shume se 700,000). Mamaja ime nuk e kishte vizituar Ardenicen ne udhetimin e meparshem, atehere kisha ishte perdorur si nje depo ushtarake.
Ne e kalojme naten ne qytetin e Fierit, qe per hir te vertetes bie era nafte (eshte prane rafinerise) dhe nuk ofron asgje as per turistin me optimist. Eshte i pershtatshem megjithate per te vizituar qytetin e Apolonise. E verteta eshte se edhe banori me i famshem i tij, Augusti, nuk do e njihte ate.
Por shpresat i kemi tek nje tjeter vend historik, Butrinti. Problemi eshte se Butrinti eshte ne jug, prane kufirit me Greqine. Kjo do te thote edhe nje dite udhetim ne rivieren shqiptare, drejt Sarandes, ku do qendrojme dy net. Eshte nje udhetim i gjate, rreth tete ore, por ne ndalojme per te shijuar panoramen ne Llogara dhe fortesen e Ali Pashes (i famshem nga Bajroni) ne Gjirin e Palermos.
Butrinti eshte nje vend magjik. Ne Itali do ishte i mbushur plot me vizitore. Por ne jemi vetem me disa gjermane te moshuar. Rrenojat jane kudo ne nje gadishull te vogel dhe variojne nga shekulli i katert Perpara Krishtit deri ne fillim te viteve ‘900. Eshte nje vend i mrekullueshem per te kaluar mengjesin.
Diten tjeter udhetojme per ne brendesi te qytetit te Gjirokastres. Eshte nje vend i shpallur Trashegimi Boterore nga UNESCO. Rruget jane te pjerreta dhe me kalldrem, ka shtepi te periudhes otomane dhe nje keshtjelle te frikshme. Kjo panorame eshte me prane asaj qe mban mend mamaja ime nga Shqiperia, shto keto nje ekonomi te vogel kapitaliste me njerez qe shesin punime te vogla prej druri dhe me nje pronar restoranti ekscentrik, Kujtimi, ku ajo mund te shijoje kembet e bretkosave.
Duhet theksuar se kuzhina shqiptare ne pergjithesi eshte me cilesi te mire dhe shume e lire. Ushqimi kishte qene nje problem gjate vizitave te mamase sime, pasi kishin qendruar ne ‘resortin’ Adriatik ne Durres ku thuajse kishin ngordhur per ushqim.
Pas nje nate ne Gjirokaster, ne ndalojme ne nje qytet tjeter, ne Berat. Edhe ky eshte nje vend sharmant i botes se vjeter. Shtepite e vjetra otomane jane njera mbi tjetren. Ka nje keshtjelle te ruajtur mire dhe nje kishe te lavdishme, Shen Meria, me afreske te jashtezakonshme. Nese keni ambicie per te hapur nje hotel butik, Berati eshte vendi i duhur. Ndalojme per ne Bylis (shume mbreselenes) dhe per nje ushqim te shpejte ne Fier (me pak mbreselenese).
Ndalesa finale eshte Tirana, kryeqyteti, qe eshte nje vend miqesor dhe i zhurmshem. Ka shume gjera per te pare e per te bere gjate nje ndalese te shkurter. Kjo perfshin edhe nje udhetim ne Kruje, nje qytet i fortifikuar nga ku heroi kombetar i Shqiperise, Skenderbeu, udhehoqi rezistencen ne shekullin e 15-te kunder turqve. Vajza e Enver Hoxhes ka restauruar keshtjellen dhe e ka kthyer ate ne nje tempull te nacionalizmit shqiptar. Ndryshimi i madh, thote mamaja ime, eshte ky pazar me kalldrem, qe nuk ishte gjate vizites se saj te fundit. Pazari eshte i mbushur edhe me gjera qe perkujtojne Enver Hoxhen.
Ate nate ne Tirane shetitem tek Blloku, ish- zona rezidenciale e nomenklatures. Deri ne renien e komunizmit ishte i ndaluar per shqiptaret e zakonshem. Tani eshte i mbushur me bare e kafene ku te rinjte gjejne kenaqesi.
Mamaja ime eshte e befasuar. Tirana ne mes te 80-ave kishte qene krejtesisht e vdekur. Nena ime deklaron se do te kthehet perseri te eksploroje veriun e vendit, vetem, me nge. Ajo eshte trishtuar se eksperimenti socialist deshtoi, por opinioni i saj per shqiptaret dhe Shqiperine ka ndryshuar teresisht. "Mendoja se ata ishn te serte, me banda vetullngrysur, por ata jane te gjithe kaq miqesore",- tha ajo./InfoA/