Pershtatja ne vend te huaj!

Titulli: Pershtatja ne vend te huaj!

Ndersa une kete punen e pershtatjes e kam njecik problem ....e kam te veshtire te atashohem me menyren e jeteses se nje vendi ...plus pastaj qe me mer malli per vendlindjen :p
 
Titulli: Pershtatja ne vend te huaj!

Po integrimi behet gradualisht, nuk behet diten e pare qe e vure kemben ne toke te huaj...
Per extracomunitari... me kohe Italia nuk jep shtetsi...apo si e ka sistemin?
Pastaj je nje element i huaj... nuk e ke gjakun e tyre, edhe italiani po erdhi ne Shqiperi nuk do quhet asnjehere shqiptar..edhe pse ne jemi me "zemergjere" dhe i japim shtetesi me leht...

Integrimi eshte nje element baze ne nje mbijetim ne toke te huaj. Kam vene re qe te huajte kan tendencen te izolohen ne grupet me njerez qe kan te njejten prejardhje ( shtetesi ) me ta.. mund te jet sepse nuk zotrojne mire gjuhen, ose sepse nuk i konsiderojne vendasit si njerez qe ja vlejne per shoqerine e tyre...
Une besoj qe te besh shoqeri me vendaset eshte shume e rendesishme, sepse ne kete menyre do zhvilohesh dhe ti si njeri... Ju ne Itali mund te keni nje thes me shqiptar afer...por ka vende ne bote ku shqiptaret numerohen me gishtat e nje dore... e ca do besh do izolohesh me 5 veta?

Pastaj duhet te jesh ne gjendje te socializosh me njerzit qe i pershtatet karakterit tend ( nuk thone kot , me thuaj ke ke mik te te them kush je). Ska mundesi qe ne nje shoqeri ( qofte ajo dhe e huaj, me tradita e mendime te ndryshme), mos gjesh disa persona te pershtateni si mendime...ska mundesi ( ose vetem nqs si person je shume antisocial).

Vendasit aq kohe sa i respekton skan pse mos te te respektojne. Se kan bere shqiptaret ckan bere, se e kan gjakun e ngroht..sdo te thote asgje... kjo sdo te thote qe te gjithe jemi nje lloje...
Pastaj ne per kete jemi jashtetit , ti tregojme te huajve se kush jemi dhe se ca mundemi.

Kush shef punen e tij, eshte njeri i ndershem sbesoj te ket probleme asgjekundi...le te jet racizmi ne maj te malit... puna vlersohet... dhe respekti fitohet.
Zinna une nuk e di ku rri ti se une rri ne Itali, por kudo qe te jesh, po na pershkruan nje realitet qe nuk ekziston,...mua me vjen mire qe mendon keshtu, se do te thote shume kur nuk ke kete lloj kompleksiteti ne mardhenie me te huajt, sepse ne punojme dhe jetojme dhe jemi te detyruar te ballafaqohemi me ata.....por une ketu nuk fola per veten time, por per nje realitet ne pergjithesi per te huajt ketu ne itali, une per vete nuk kam paur probleme integrimi, sepse jam shum komunikativ, dhe ketu kam jashtezakonisht shume miq , qe kur kam ardhur e njihja shume mire gjuhen e ketij vendi....megjithate une nuk rri dote pa thene te verteten per padrejtesite qe u behen te huajve ketu ne itali...mjafton te permendesh qe ne pushtet eshte nje parti politike qe te gjithe veprimtarine e saj, bene diskriminimin e te huajve qe quhet LEGA NORD,...i ke thene te gjitha, po ketu nuk eshte problem shtetesie apo passaporte, se edhe ketu jepet shtetesia, po kjo nuk do te thote gje ,se je shtetas italian dhe te trajtojne si italian, ti munde te jesh shtetas italian por ne te vertete je shqiptar....edhe njehere une nuk fola per veten time ,por ne pergjithesi per te huajt dhe jo vetem per shqiptaret...une per vete jetoj shume mire ,edhe ne saj te punes qe beje, me italianet kam raporte pune edhe shoqerie, atyre qe njof ua them hapur opinionin time ,dhe ata e konfirmojne se eshte e vertete...megjithate jo te gjithe e kane kete fate dhe une fola per anen tjeter te medaljes.......
 
Titulli: Pershtatja ne vend te huaj!

Po ti duhet te flasesh per veten tende, secili e ben jeten me doren e vete...
Aq kohe qe ti je pershtatur...dmthn qe mundesi ekziston...si gjithandej...
Sa shqiptar ka ne Itali qe punojne/ studjojne dhe jan te respektuar per punen e tyre?
Eshte e vertet qe ndonjehere mund te jesh i pare shtrember flm atyre qe bejne akte dhune/krima/ droge. Por aq kohe sa ti ke treguar shoqerise vleren tende, se je nje njeri persembari asnjeri nuk ka pse te te gjykoj.
 
Titulli: Pershtatja ne vend te huaj!

Ne pergjithesi ne shqipot nuk kemi problem pershtatjen,problemi yne i vertete eshte asimilimi. Personalisht kam refuzuar dhe vazhdoj te refuzoj pershtatjen e gjithanshme,sigurisht qe ju jam pershtatur rregullave dhe asaj qe shoh si dicka te mire por ne mendjen time te varfer nuk arrij te konceptoj kete llojin e ri te pershtatjes,me vendas se vendasit.
Dmth qe e kam pasur pak te veshtire pershtatjen dhe vazhdoj ta kem,jo se nuk mundem por sepse nuk dua,sepse mendoj qe kam mjaft vlera te marra nga vendi im te cilat do te perpiqem ti mbroj me c'do kusht.Tani madje kam nisur te pershtat me mentalitetin tim edhe disa vendas LOL LOL
 
Titulli: Pershtatja ne vend te huaj!

nuk e kam provuar ende se cdo te thote te jetosh ne nje vend te huaj....
 
Titulli: Pershtatja ne vend te huaj!

Po ti duhet te flasesh per veten tende, secili e ben jeten me doren e vete...
Aq kohe qe ti je pershtatur...dmthn qe mundesi ekziston...si gjithandej...
Sa shqiptar ka ne Itali qe punojne/ studjojne dhe jan te respektuar per punen e tyre?
Eshte e vertet qe ndonjehere mund te jesh i pare shtrember flm atyre qe bejne akte dhune/krima/ droge. Por aq kohe sa ti ke treguar shoqerise vleren tende, se je nje njeri persembari asnjeri nuk ka pse te te gjykoj.
Jam dakort kur thua, secili e bene jeten me doren e vete....une jam i bindur se cdo njeri, eshte pjelle e fantazise se tije...une per vete kam shume vite qe jetoj ketu dhe natyrishte fillimi nuk ka qene i lehte, cdo gje qe kam krijuar ketu ne keto vite ,eshte fale perkushtimit dhe zotesise time....ti shtron pyetjen se sa shqiptare ka qe punojne dhe studiojne ketu dhe jane te respektuar?....natyrishte ka shume, qe studiojne dhe punojne ne mynyre te ndershme, dhe te gjithe vuajne paragjykimet per perkatesine e tyre kombetare .......Kriminele dhe njerez qe jetojne jashte ligjeve dhe rregullave ,per fate te keq ,ka cdo kombesi.....une them se cdo njeri eshte i idetifikueshem dhe munde te perfaqesoje vetem personin e tije me veprimet qe bene,pra dua te them qe nje kriminel shqiptar nuk munde te perfaqsoje te gjithe shqiptaret, une them se krimi nuk ka kombesi ,ai eshte njelloj i denueshem per cdo komb....por cfare ndodh?...kur per fate te keq ndodhin gjera te tilla qe mendoj cdo shqiptar i ndershem i denon....ne telegiornale apo te gjitha gazetat, dalin me tituj bombastike ,...psh shqiptaret ne sulm, apo mafia shqiptare ka bere kete apo ate, duke i futur shqiptaret te gjithe ne nje thes dhe kjo behet me qellim,sepse gazetaret jane mjeshter te fjales, dhe ata e dine shume mire se cfare duan te thone me ato fjale, pikerishte ketu fillon paragjykimi duke i bere shqiptaret te gjithe kriminele dhe duke nxitur popullin per urrejtje kunder shqiptareve, e pra keto gjera kur ndodhin na prekin te gjithe ne, natyrishte qe me prekin edhe mua qe nuk munde te perfaqsohem me nje kriminel....ky eshte realiteti ...dhe eshte mire qe ta lexojme ashtu sic eshte...natyrishte qe une jam pro integrimit ne shoqerine e vendeve ku emigrantet jetojne , qe ata te behen pjese e jetes se atij vendi duke zbatuar ligjet dhe rregullat si cdo shtetas tjeter, njekohesishte duhet terespektojne edhe zakonet dhe doket e vendasve, por krahas ketyre detyrave, ata duhet te kene te njejtat te drejta si cdo shtetas i atij vendi......

---------- Post added at 12:18 ---------- Previous post was at 11:02 ----------

Meqenese kam bere goxha vite jashte dhe jam larguar ne klase te 8te, jam pershtatur me ambjentin mire. Ka raste qe ndjehem shume e huaj ne vend te huaj se dominon shqiptarizmi mbi mua por edhe kur kthehem ne Shqiperi me pushime më ndodh qe te ndjehem shume e huaj ne vendin tim.
Po kjo eshte e vertete ,kjo me ndodhe edhe mua.....Ne fakte ndonjehere them...ngelem emigrante te perherhem, si ne itali ashtu edhe ne shqiperi.........
 
Titulli: Pershtatja ne vend te huaj!

Vend qe shkon tradita gjen
por si vendi yt ska,(edhe se nganjehere ndihesh e huaj)
shihesh gjithmone me sy ndryshe, sado qe te pershtatesh
Mua per veti sme pelqen jashte shqip, pastaj rrethanat qe te qojne andej jane te tj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top