Pershkruaj shqiptaret me nje fjale.

E forta eshte se kur i ul, ose i shan ndonje i huaj, serb, grek apo i cfaredo kombesie tjeter, hidhen ne flake si patriote te medhenj, kurse nga ana tjeter ne tema te tilla, ku jane te lire ta thone mendimin e tyre te sinqerte, thone fjale te keqija per shqiptaret.
Por ndoshta nuk kane mendime per asnje rast, kane vetem nje nevoje te vazhdueshme per t'u shfryre diku.
Ka dhe raste të tilla që për fat të keq virtualiteti i ka nxjerrë më shumë në dukje. Ndaj dhe sikur po shtohen dita ditës. Por nëse flasim si komb e jo grupe, nuk jemi dhe aq keq 😊
 
Unë fëmijërinë e kam kaluar ke rr. Durrësit/Tiranë. Nga 94 kalova ke stacioni i trenit, aty ka qenë një lagje problematike me disa emra që janë bërë mediatik. Ishte një djalë, e quanin Naim Zyberi. Nuk e kam njohur dhe as nuk pata rastin t'a shoh se kur kur kam kaluar unë andej ishte në burg për vrasjen e një djali tjetër Gazmend Muça në vitet 90-92. Kur u hapën bugjet në 97 doli nga burgu, e ka përmend edhe Fatos Nano në një intervistë që ka dhënë. Në gusht të 97 e vranë në Milano, një vrasje e bujshme për kohën edhe për nga mënyra e ekzekutimit. Vëllai i madh mori hak për vëllain e vogël. Sot e kësaj dite vëllai i madh Arben Grori është në burg, ka dhënë vetëm një intervistë për një gazetare idiote (për syrin tim), intervista gjendet në YouYube. Tragjedi Shqiptare, se të gjithë djem të rinj kanë qenë që bënin për shoqni e për njëri tjetrin. Kur i sollën trupin nja një muaj më pas për probleme procedurash e kemi ndjekur edhe ne të vegjël asaj kohe varrimin hap pas hapi... më kujtohen si tani fjalët e nënës së vet kur e qante: "O i miri i shokëve o i keqi i vetes".

Disa muaj më pas u zhdukën edhe nëna dhe motra. Babai kishte vdekur para se të shkoja unë ke ajo lagje. Familje e thjeshtë me një apartatament 1+1. Sot kur shoh lloj lloj emisionesh e analizash e thashethemesh nga këto "gazetarët e krimit" ndrroj kanalin.

Një tragjedi Shqiptare.
Është për tu admiruar që nuk je influencuar nga ajo lagje, në atë moshë 😊
Është një fenomen i çuditshëm ‘të jesh i mirë për shkoun’., sepse e mira do ishte të largosh shokun nga problemet, e jo të marrësh hakun. Mendoj se me kalimin e kohës e kemi kuptuar qëllimin e kësaj të ‘mire’ që mbase për dikënd mund të jetë edhe dobësi.
Unë për vete një gjë kam mësuar nga danezët: nuk mund të jesh i mirë për të tjerët, nëse nuk je i mirë për veten tënde.
 
Atë mos e thuaj se vetëm forumisht më njeh 😁

E**A**-i në vit të parë gjimnaz, semestri i dytë ulej ke banka e parë, rrjeshti djathtas, përball tavolonës së mësueses dhe në orarin e anglishtes kur ishte një situatë që vinin vetëm zëvendësuese njëra pas tjetrës, zgjatej dhe vendoste mbrapsht në datat e kaluara, 10-ta për shokët dhe shoqet e klasës të cilëve u merte nga 100 lekë (të reja) për 10, deri sa erdhi një zyshë e rregullt dhe e vuri re 😁 Më thirri nëndrejtoresha mua dhe 2 të tjerë sepse si i mençëm që isha kisha vënë 10 edhe për vete 😁 dhe po kërkonte shpjegime ke ata të dy.. se unë në orarin e informatikës me nëndrejtoreshën isha mirë me nota, drejt e drejt 😁 Ajo pyet dhe shif nga ata, ata nuk flisnin por shifnin nga unë 😁

Si përfundim i them: I kam vënë unë.
Ajio: Ti!! Vetëm këto apo edhe të tjerat? Kishin numëruar nja 60 + 10-ta shtremaluqe në rregjistërr 🤣

Si, qysh, tek, pse?!

Doja të ndihmoja shokët dhe shoqet e klasës - ju përgjigja 😁

ps.
Kjo është nga ato historitë e buta 😊😁
 
Kam pas nderin të të njoh forumisht (vlerën më të madhe të njeriut) - zemërbardhësinë 🤗
Mos të nisi unë me rebelizmin tim se do më prishet imazhi 😁
 
Kjo teme lindi meqe dikush me pyeti sot: Cila eshte gjeja qe te ka bere me shume pershtypje ne Shqiperi pas kthimit tend?!

Une kisha 1 liste me pershtypje por 1 qe me ka bere e me ben cdo moment eshte se te gjithe duan te jene:
  • Shefa! 🤣
Madje dhe ai qe akoma s'ka marre diplomen sillet si specialist e do te jape urdhera. 😁

Une e nisa, ju bitiseni tani! 😁
K'ta gjana jan dukuri tipike shqiptare,, ndoshta vet rraca e till, sepse edhe bota na e ka vu n'dukje per punen e shefave😁
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top