Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pershendesni njeri tjetrin me "Letersi"

Te gjitha femrat e Forumit bashke me veten! ?


N'syrin e saj,
jeton një pyll i dendur,
me pisha të egra.
N'shpinë
rëndon pesha e hekurt
që kërrus
male.
Një Oaz n’krahëror
shpërndan ngrohtësi
sikur reshje yjesh
prej ujvare qiellore.
Shpirti i
frymon copëza shkëndijash,
Diej vezullues
stuhi që të përulin.
Të thyejnë!
Helmetën e arnon
cdo ditë
me perin e forcës.
Krijon një poezi
me titull: Grua!
 
@Soulmind koprracja ta pa ta baj nji bejt ?
 
"..çdo mëngjes, marr me vete nga ëndrrat aromën tënde.."
 
@Mogli

Më prit se një ditë do të vij
Në shkretëtirën tënde atje,
Do vij si një shi,
Veç pa gjëmim e rrufé.

Do vij dhe barin tënd do ta lag,
Barin e vyshkur në shpirt,
Po duhet ta dish që jam larg,
Ndaj pakëz më prit…
 
@Mogli

Më prit se një ditë do të vij
Në shkretëtirën tënde atje,
Do vij si një shi,
Veç pa gjëmim e rrufé.

Do vij dhe barin tënd do ta lag,
Barin e vyshkur në shpirt,
Po duhet ta dish që jam larg,
Ndaj pakëz më prit…
Po bahem deshmitar i jehovait atehere te vdes,vjen ti,un ringjallem prape ???
 
Dobet dobet kjo tema :D
Si s'na pershendeti njeri me vargje letersie mer jahuuuu
 
Pershendetje edhe ty
Me vargje m'ke mallengjy
I frymezim se cte ka kap
Perdit tema duke hap

Qekur tabletin ke mor
Forumit po i bo zbor
Urte e bute kunjat i lcon
Gjasme shaka ti po bon

Arkitekte rafinuar
Nga Turqia duke shkruar
Kush guxon e te ngacmon
Kthetrat nfyt direkt ja con

Lol
🤣🤣🤣🤣🤣🤣
 
ikur të rrëzohet në mal ky avion,

Kur unë udhëtoj nga Greqia,

Askush s’e mbaron,

Fletorkën përgjysmë me vjershat e mia.

Atë do ta hapë Sadija e mjerë,

Padashur, ashtu kot së kotit,

Mbi vjershën e lënë përgjysmë do bjerë,

E nxehta pikëz e lotit.

Pastaj do ta nxjerrë nga çanta shaminë,

E vetme në dhomë,

Fletorkën do ta mbyllë me një psherëtimë:

” I shkreti, i linte gjërat përgjysmë gjithmonë”.

Dritëro Agolli
 
Tiiiii
Ska fjale per pershkrim
Je vetem zhbirim
Moment epshndjelles qe nuk ndalet kurre
Jo thjeshte erotizmi
Po qeliza qe rigjenerohen cdo dite
Provokim mornicash pafund

Anavie
 
"Ti je e bukur, sikurse zemra jote."
Cfare mban zemra ,njeriu e shfaq ne fytyre.
FB_IMG_1658685103426.jpg
Pershendes kedo qe ka 1 zemer te bukur! 😊
 
Hedhe dhe iher por me ndryshim nga e bukur ne i bukur tja baj tagg vetes hahahahhaha
T'a them une pa e hedh 🤗
Ti ke zemer te bukur!
 
Përshëndes me këtë thënie të bukur të Aristotelit, çdo anëtarë e anëtare të cilët. më kanë bërë të ndjehem sikur ua kam marr apo ua kam dhënë shpirtin nga përmbajtjet e bukura që sollën këtu. To all my dearest:

"A friend is one soul abiding in two bodies." - Aristotle.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back