Përse tensioni i ulët është më i rrezikshëm se tensioni i lartë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në ditët e sotme dëgjon prindërit, të afërmit, miqtë apo edhe ata që nuk i njeh, të ankohen vazhdimisht për probleme me tensionin e gjakut. Disa shqetësohen nga tensioni i ulët e disa nga tensioni i lartë i gjakut. Mjekët thonë se në përgjithësi, është më mirë të kesh tension të ulët sesa tension të lartë të gjakut. Megjithatë, një studim i ri tregon se ka një moment në të cilin është më mirë që njerëzit të cilët pësojnë infarkt të kenë tension të lartë, dhe ky është momenti kur ata arrijnë në spital. Te të sëmurët me hipertension vendosen në zemër tuba të vegjël për të parandaluar atakun. Sipas studimeve të realizuara nga një ekip mjekësh dhe studiues të tjerë, u analizuan të dhënat e rreth 50 mijë pacientëve amerikanë që kanë pësuar infarkt. Infarkti ndodh kur zemra nuk arrin të shpërndajë gjak të mjaftueshëm në të gjitha organet e tjera të trupit. Presioni i gjakut apo tensioni i gjakut është një problem me të cilin ndeshen shpesh njerëzit në jetën e përditshme si për veten e tyre apo në të afërmit e tyre. Presioni i gjakut është i domosdoshëm te çdo njeri, pasi pa të nuk mund të qarkullojë gjaku në të gjithë trupin, për të shpërndarë në organe ushqimin dhe oksigjenin, aq të nevojshëm për punën normale të tyre. Kur zemra rreh, gjaku i pompuar nga ajo, hyn në aortë dhe nga kjo në arterie të tjera, duke krijuar një presion në këto enë. Ky quhet edhe presioni sistolik ose tkurrjes së zemrës (presioni i lartë). Presioni i ulët është vetë presioni i enëve të gjakut ose rezistenca e arterieve në fluksin e gjakut, pasi muret e arterieve janë elastike dhe muskulore. Ky presion quhet presioni diastolik i lëshimit të zemrës ose (tensioni i ulët i gjakut). Në kushte normale rrahjet e zemrës janë 60-80 në minutë, por mund të rriten me rritjen e aktivitetit fizik, stresit apo sëmundjeve të ndryshme. Tensioni arterial mund të ndryshojë çdo ditë, çdo minutë në varësi nga puna që bën aktiviteti, gjendja zgjuar apo në gjumë, kushtet atmosferike (si temperaturat e larta që po kalojmë aktualisht) e të tjerë. Normalisht presioni i gjakut quhet normal kur është në shifrat 140-90 mmHg.
Tensioni sistolik
Ekspertët analizuan tensionin sistolik të gjakut, që është presioni që ushtrohet kur zemra kontraktohet. Ata zbuluan se një njeri që vjen në spital me infarkt dhe të cilit zemra i pompon ende mjaft gjak për të pasur tension të lartë, ka më shumë mundësi për të jetuar sesa një njeri me tension të ulët. Gjatë kohës që pacienti arrin në spital duket se është më mirë që ai të ketë tension të lartë të paktën për disa orë, sepse kjo tregon se zemra është më e fortë. Kur kontraktimet janë më të dobëta, kjo mund të tregojë se pacienti ka sëmundje më të avancuar dhe mundësi më të pakta për të jetuar. Tensioni i lartë në vetvete nuk është gjë e mirë, por është një masë treguese për forcën e zemrës. Studiuesit thonë se duke ditur nëse pacienti ka ardhur në spital me tension të ulët apo të lartë, kjo jep informacion të vlefshëm për mënyrën se si duhet trajtuar.
Parandalimi
Për të parandaluar atakun në zemër ka mjete të ndryshme. I tillë është tubi zgjerues që i ngjan një rrjete të vogël, zakonisht prej metali, i cili vendoset brenda një arterieje për të bërë të mundur qarkullimin e një sasie më të madhe gjaku. Për t’i veshur këta tuba përdoren ilaçe të ndryshme, si për shembull antibiotikë. Rreth 6 milionë njerëz në të gjithë botën kanë tuba të veshur me ilaçe të vendosur në arteriet e tyre. Disa kardiologë thonë tani se tubat e veshur me antibiotikë mund të shkaktojnë mpiksje gjaku. Në tub mund të formohen mpiksje të cilat e bllokojnë atë dhe ndalojnë gjakun që rrjedh në arterie. Në këtë rast, kjo pjesë e muskulit të zemrës pëson një atak. Disa studiues mendojnë se tubat e veshur me antibiotikë mund të kenë shkaktuar çdo vit rreth 6 mijë raste me atak në zemër. ثshtë shumë e rëndësishme që pacientët që kanë tuba të veshur me ilaçe të vazhdojnë të marrin mjekime për hollimin e gjakut për të mos lejuar mpiksjet. Kohët e fundit shkencëtarët po testojnë një lloj tubi që mund të thithet nga muret e arteries pasi të ketë kryer funksionin e tij.
Hipertensioni sistolik te të moshuarit
Disa mjekë në Shtetet e Bashkuara thonë se hipertensioni sistolik te personat e moshuar nuk duhet lënë pa u trajtuar. Tensioni sistolik i gjakut është numri i madh dhe diastolik është i vogli. Pra nëse tensioni i gjakut është 14 me 8, 14-a tregon shkallën e tensionit sistolik. Sipas një studimi, tensioni i lartë sistolik te njerëzit 60 vjeç e sipër ndoshta nuk trajtohet sa duhet. Mjekët thonë se më parë mendohej se presioni sistolik në nivelin 14 ose më lart ishte thjesht pjesë e një procesi normal të plakjes. Por kjo sjell rrezik të madh dhe duke trajtuar e ulur tensionin e gjakut, mund të pakësohen rastet e hemorragjive cerebrale dhe sëmundjeve të zemrës. Pacientët e moshuar me tension sistolik 16 ose më shumë përfitonin më shumë nga dy lloj ilaçesh: diuretikët dhe betabllokuesit.
Hipertensioni i trashëguar
Trashëgimia ndikon në një farë mase në çdo aspekt të shëndetit tonë. Që nga personaliteti dhe sjellja deri te mundësia për të pasur kancer. Madje, trashëgimi ka ndikim edhe te hipertensioni. Deri 10 vite më parë mendohej se hipertensioni është një karakteristikë e trashëguar e njeriut. Kështu, nuk ishte e vështirë të gjeje në të njëjtën familje persona me hipertension në çdo brezni. Ka popuj dhe fise të ndryshëm në botë, sidomos në vendet e pazhvilluara, ku hipertensioni nuk ekziston. Vetëm 1-2 për qind e popullsisë së këtyre vendeve kanë hipertension, që në fakt është hipertension dytësor, që vjen si pasojë e një sëmundjeje tjetër. Por, nëse ata shkojnë të jetojnë në Perëndim, do të vuajnë nga hipertensioni kryesor. Individët trashëgojnë një prirje për të zhvilluar hipertension.
Stërvitja
Gjatë stërvitjes trupi prodhon nxehtësi prej metabolizmit. Kjo nxehtësi duhet që të shkarkohet diku dhe normalisht kalon nga lëkura në ajër. Kjo arrihet nëpërmjet rritjes së qarkullimit të gjakut në sistemin periferik dhe me anë të avullimit të djersës. Gjithashtu, gjatë stërvitjes tensioni i gjakut rritet sepse zemrës i duhet të pompojë më me shpejtësi për të shpejtuar qarkullimin e gjakut me qëllim që të ushqeje muskujt dhe për të shpërndarë nxehtësinë e tepërt. Por, pasi stërvitja ka mbaruar, muskujt e çlodhur dhe kapilarët e zgjeruar lejojnë gjakun të qarkullojë më lirisht, prandaj edhe tensioni i gjakut bie. Një faktor tjetër është dhe insulina. Nuk më asnjë dyshim që një person që merret me stërvitje trupi i tij e përdor insulinën me më tepër efektivitet.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës, të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83% të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Simptomat e hipertensionit:
Dhimbje koke, sidomos në mëngjes
Gumëzhitje të veshëve
Marramendje
Ndonjëherë del gjak nga hundët
Depresion pa e ditur shkakun
Personi është i shqetësuar dhe i irrituar
Skuqje e fytyrës
Ndjenja të fikëti
 
Pse une di te kunderten ?

Mua ma kane shpjeguar pak a shume me llampen. Tensioni i ulet thjesht nuk e ben te ndrije shume, ndersa i larti e ben te shpertheje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top