Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Dritja apo vibrimi i qepallës së epërme ose të poshtme të syrit nga mjekët quhet si miokimi. Për fat të mirë, përveç që iriton, kjo shtangie spontane e muskujve të imët në nëntë nga dhjetë rastet nuk ëshë problem serioz mjekësor, dhe zakonisht kalon vetvetiu. Mirëpo, çka nëse nuk kalon?

Shiko fotografinë 1785131

Edhe pse nuk është e rrezikshme, dridhjen e qepallës nuk duhet ta durojmë derisa të kalojë vetë. Shikoni shkaqet më të shpeshta të miokimisë dhe mësoni se si ta zbusni këtë problem.

Stresi

Stresi është shkaktari kryesor i dridhjes së qepallës. Zakonisht zgjat për një javë ose derisa të zgjasë periudha e stresit. Stresi është pjesë përbërëse e jetës, prandaj është e rëndësishme që të kuptoni se si ta menaxhojmë më së mirë atë. Mësojini disa teknika të relaksimit, bëni ushtrime, flini më shumë dhe organizohuni më mirë.

Kafeja

Shumë ekspertë mendojnë që stimulanset sikur kofeina, shkaktojnë dridhjen e qepallës. Posaçërisht kur ajo përdoret pa masë. Nëse keni shtuar sasinë e kofeinës, do të ishte mirë që ta zvogëloni atë. Keni kujdes në marrjen e lëngjeve, prandaj me kafe gjithmonë pini një gotë ujë.

Mungesë e magnezit

Mungesa e mineraleve, më së shpeshti magnezit, mund të sjellë deri tek miokimia. Nëse problemi zgjat, kontrolloni nivelin e magnezit. Hani spinaq, bajame dhe arra, ose merrni suplemente të këtij minerali.

Sy të thatë

Sytë e thatë tej mase mund të jenë si pasojë e mplakjes, mbajtjes së thjerrëzave apo edhe të thahen si pasojë e marrjes së disa barërave të caktuara. Përdorni lotë artificialë ose lagni sytë me ujë të ftohtë të pastër.

Tendosja e syrit

Shumë shprehi sjellin deri tek tendosja e syve dhe dridhja e qepallave. Disa nga fajtorët më të shpeshtë: mosmbajtja e syzeve gjatë ditëve me diell, mosmbajtja e syzeve me dioptri të drejtë, shikimi i gjatë në kompjuter ose telefon mobil. Sytë duhet që të pushojnë mirë!

Konvulzioni (shtangia) e nofullës ose kërcitja e dhëmbëve

Shumë njerëz shtangin nofullën ose kërcasin dhëmbët, posaçërisht në gjumë dhe kjo quhet bruksizëm. Dentisti do t’ju tregojë nese kjo është duke ndodhur edhe me juve, dhe në këtë rast duhet që të mbani mbtojtëse për dhëmbët. Në ndërkohë bëni masazh të lehtë nofullës nga jashtë dhe brenda. Kjo do të lëshojë fytyrën dhe do të lehtësojë problemin.

Shkaktarët tjerë potencialë

Nganjëherë dridhja e qepallës mund të jetë si tregues i ndonjë problemi të rëndë medicinal. Hipoglikemia, sëmundja e Parkinsonit, sindromi Turetov dhe problemet neurologjike gjithashtu mund të shkaktojnë dridhjen e qepallës. Nëse keni provuar të gjitha këshillat e cekura më lartë, dhe dridhja edhe më tej vahzdon, vizitoni mjekun për kontroll!

/inkub.al/
 
Titulli: Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

Nganjeher me dridhet qerpiku :S :(
 
Titulli: Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

per ate syte e thate ja paska fut shume kot mahhhh
 
Titulli: Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

Zana1, ka shume raste kur syte nga anresye te ndryshme nuk kane lote...prandaj quhen sy te thate!
 
Titulli: Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

e c'lidhje ka ky komenti jot qesharak, me ate c'fare thashe une, :D
 
Titulli: Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

Dridhet per te te paralajmeruar qe do bjere shi :P
 
Titulli: Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

e c'lidhje ka ky komenti jot qesharak, me ate c'fare thashe une, :D


Ok nese te duket koment qesharak, e leme ashtu si thua ti...por kujdes mos te te thahen syte...edhepse nuk eshte mire edhe te jene te lotuar..
 
Titulli: Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

Përse nganjëherë na dridhet qepalla?
Paralajmerim qe dikush ne fis eshte me barrë.
 
Titulli: Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

Paj dhe mua, kur vehem me noj siklet, para ndonje zonje / zonjushe , jo qe me dridhet po sec me mbyllet njeri sy kohe pas kohe :ole:kshu vet-vetiu ;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

Thote qepalla une te mbaj sekretet e syrit tend ti smban te miat:p
Ne rast se nuk ndalon tregoja dokt ama
 
Back
Top