Përse më duhet Pap- testi?
Pap- testi mund të shpëtojë jetën tuaj. Ai mund të gjejë shenjat më të hershme të kancerit të qafës së mitrës. Nëse kapet herët, shansi për të kuruar është shumë i lartë. Pap testi gjithashtu mund të gjejë infeksione dhe qeliza jo normale të qafës së uterusit të cilat mund të kthehen në qeliza malinje. Trajtimi mund të parandalojë zhvillimin e shumë rasteve të kancerit të cerviksit. Pap testi i rregullt është gjëja më e mirë që mund të bëni për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Në fakt, pap testet e rregullta kanë çuar në uljen e numrit të rasteve të kancerit të cerviksit dhe vdekjeve.
Pap- testi mund të shpëtojë jetën tuaj. Ai mund të gjejë shenjat më të hershme të kancerit të qafës së mitrës. Nëse kapet herët, shansi për të kuruar është shumë i lartë. Pap testi gjithashtu mund të gjejë infeksione dhe qeliza jo normale të qafës së uterusit të cilat mund të kthehen në qeliza malinje. Trajtimi mund të parandalojë zhvillimin e shumë rasteve të kancerit të cerviksit. Pap testi i rregullt është gjëja më e mirë që mund të bëni për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Në fakt, pap testet e rregullta kanë çuar në uljen e numrit të rasteve të kancerit të cerviksit dhe vdekjeve.
Shiko fotografinë 1786835
A është i domosdoshëm Pap- testi për të gjitha gratë?
ثshtë e rëndësishme për të gjitha gratë që të bëjnë Pap- test, së bashku me ekzaminimin e pelvisit, si pjesë e kujdesit të tyre shëndetësor rutinë. Ju duhet një Pap test nëse jeni: • 21 vjeç ose më e rritur • Nën 21 vjeç dhe keni të paktën 3 vite ose më shumë, që keni jetë seksuale aktive Nuk ka limit moshe për Pap0 testin. Edhe gratë që janë në menopauzë kanë nevojë për teste të rregullta. Gratë e moshës 65 deri 70 vjeç mund të flasin me mjekun e tyre nëse duhet të ndalojnë së bëri Pap- testet, pas të paktën 3 rezultateve normale dhe në 10 vitet e fundit asnjë rezultat jo normal.
Sa shpesh më duhet të bëj Pap- testin?
Varet nga mosha juaj dhe historia shëndetësore. Flisni me mjeku tuaj për atë që është më e mirë për ju. Shumë gra mund të ndjekin këto rregulla: • Nëse jeni më e re se 30 vjeçe, duhet të beni Pap- test çdo vit • Nëse jeni 30 vjeçe ose më tepër dhe keni patur 3 Pap- teste normale për 3 vite rresht, flisni me mjekun tuaj për t’i bërë çdo 2 ose 3 vite. • Nëse jeni 65 deri 70 vjeçe dhe keni patur të paktën 3 Pap- teste normale dhe jo Pap- teste anormale në 10 vitet e fundit, pyesni mjekun tuaj nëse duhet të ndërprisni bërjen e tyre. Duhet të bëni Pap- test çdo vit pavarësisht moshës suaj, nëse: • Keni sistemin imun të dobësuar si rezultat i transplantit të organeve, kimioterapisë, ose përdorimit të steroideve • Nëna juaj është ekspozuar ndaj dietilstilbestrolit gjatë shtatzanisë I jam nënshtruar histerektomisë.
Më duhet ende Pap- testi?
Varet nga lloji i histerektomisë (kirurgjia që heq mitrën) dhe historiku i shëndetit tuaj. Zakonisht gjatë histerektomisë, cerviksi hiqet bashkë me uterusin. Kjo quhet histerektomi totale. Gratë që kanë bërë histerektomi totale për arsye të ndryshme nga kanceri, nuk i kanë të domosdoshme Pap- testet e rregullta. Gratë që kanë bërë histerektomi për shkak të qelizave jonormale ose kancerit, duhet të testohen çdo vit për kancerin e vaginës deri sa të kenë 3 teste normale njëri pas tjetrit. Gratë që kanë hequr uterusin dhe kanë ende cerviksin duhet të bëjnë Pap teste të rregullta.
Si ta reduktoj shansin për të zhvilluar kancer të qafës së mitrës?
Përveç Pap- testeve të rregullta, mënyra më e mirë për të evituar kancerin e cerviksit, është të mos prekeni nga Human Papiloma Virus (HPV). Ai është shkaku kryesor i kancerit të cerviksit. HPV është njëkohësisht dhe një nga infeksionet më të shpeshta seksualisht të transmetueshme. Kështu, një grua ka rrezikshmëri për të zhvilluar kancer të cerviksit nëse ajo:
• Fillon aktivitetin seksual para moshës 18 vjeçare
• Ka patur shumë partnerë
• Ka patur partnerë të cilët kanë patur të tjerë partnerë
• Ka ose ka patur një SST (sëmundje seksualisht e transmetueshme)
Si do ta di nëse kam HPV?
Shumë gra nuk e marrin vesh kurrë nëse e kanë apo jo HPV. Zakonisht qëndron i fshehur dhe nuk shfaq simptoma. Disa herë HPV shkakton ndryshime në qelizat e cerviksit. Dhe është Pap testi ai që i gjen këto ndryshime.
Si të përgatitem për Pap test?
Disa gjëra mund të shkaktojnë rezultat të gabuar të testit duke i fshehur qelizat jo normale të cerviksit. Kështu që mjekët sugjerojnë që për 2 ditë përpara testit, të shmangni: • Dushin • Përdorimin e tamponëve • Përdorimin e kremërave vaginale dhe medikamenteve • Përdorimin e deodorantëve ose pudrave vaginale • Marrëdhëniet seksuale
A mund të bëj Pap test gjatë ciklit të menstruacioneve? Jo. Mjekët nuk sugjerojnë që ta bëni Pap testin gjatë ciklit. Koha më e mirë është 10 deri 20 ditë nga dita e parë e ciklit të fundit.
Kur mund t’i marr rezultatet e Pap testit?
Zakonisht duhen 3 javë për të marrë rezultatin e Pap testit. Në shumicën e rasteve, rezultatet janë normale. Ka disa arsye për rezultatet jo normale të Pap testit. Zakonisht, jo gjithmonë do të thotë se keni kancer.
اfarë nënkupton rezultati anormal i Pap testit?
ثshtë e frikshme të dëgjosh që rezultati juaj i Pap testit është anormal. Por ky rezultat zakonisht nuk do të thotë se keni kancer. Më shpesh është një problem i vogël me cerviksin. Disa qeliza anormale kthehen në kancer. Nga trajtimi i këtyre qelizave jo të shëndetshme, pothuajse të gjitha rastet e kancerit mund të parandalohen.
Rezultati i Pap testit tim ishte “fals pozitiv”. اfarë do të thotë kjo?
Pap testet jo gjithmonë janë 100% të saktë. Mund të ndodhin rezultate fals pozitivë dhe fals negativë. Një rezultat Pap testi fals pozitiv është kur një gruaje i thuhet që ka qeliza anormale, por në të vërtetë janë qeliza normale.
Rezultati fals negativ shtyn zbulimin dhe trajtimin e këtyre qelizave jo të shëndetshme. Por kryerja rregullisht e Pap testeve, rrit shanset për të gjetur çdo problem të mundshëm. Nëse qelizat anormale nuk janë kapur në Pap test, patjetër që do të kapen në Pap testin e radhës.
اFARث DUHET Tث DI RRETH HUMAN PAPILOMA VIRUS (HPV)?
HPV janë një grup me më shumë se 100 viruse të ndryshme. • Rreth 40 lloje HPV përhapen gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale. • Disa lloje HPV mund të shkaktojnë kancer nëse nuk trajtohen. • Rreth 75 % e personave me jetë seksuale aktive infektohen me HPV gjatë jetës së tyre. • Meqënëse HPV nuk jep simptoma, nuk mund të kuptohet nëse je infektuar.
Burimi/NOA/