Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Përse gërhasin macet?

p-euml-rse-g-euml-rhasin-macet_hd.jpg


Ne adhurojmë të dëgjojmë macen tonë teksa gërhet. Nuk ka gjë më të mirë se sa një mace e strukur në prehrin tënd, e kënaqur dhe e lumtur, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se si gërhasin macet dhe përse e bëjnë këtë?
Njerëzit buzëqeshin, qentë tundin bishtin e tyre dhe macet gërhasin. Të gjithë e tregojmë kënaqësinë tonë në forma të ndryshme. Pra, nuk është për t'u habitur se kur macja shtrihet pranë jush apo kur jeni duke e përkëdhelur ajo i shpreh ndjenjat e saj duke gërhitur.

Megjithatë, gërhitja nuk është gjithmonë një shenjë lumturie. Ndonjëherë ajo është një përgjigje emocionale që tregon dhimbje apo stres. Në fakt macet mund të gërhasin teksa janë duke lindur, prandaj gërhitja ka më shumë të ngjarë të jetë një lloj mekanizmi që i ndihmon macet të qetësohen.

Gërhitja mund të jetë gjithashtu një sjellje vetë-ngushëlluese. Fillimisht ajo shprehet kur kotelet janë vetëm disa ditëshe, ndoshta për t'i sinjalizuar prezencën e tyre mamasë e për ta inkurajuar atë që t'i ushqejë. Kjo mënyrë komunikimi vazhdon më tej me rritjen e tyre.

cat-sleep-curled.jpg

Si gërhasin macet?
Gjëja për t'u habitur në këtë rast është fakti se macet nuk kanë ndonjë aparat special në trupin e tyre që t'i mundësojë gërhimën. Gërhitja lind si rrjedhojë e lëvizjes së shpejtë të muskujve të laringut (kutia e zërit), kombinuar me lëvizjen e diafragmës (muskuli në fillim të kafazit të kraharorit). Muskujt lëvizin me një ritëm rreth 20-30 herë në sekondë.
Ndërsa macja merr frymë, ajri prek muskujt që janë në lëvizje duke shkaktuar kështu një gërhimë. Disa prej tyre janë aq të lehta sa që ju duhet të afroni veshin shumë pranë maces suaj për ta dëgjuar, ndërsa disa të tjera janë ekstremisht të larta.

Kombinimi i gërhimës me mjaullimën
Macet kanë lloje të veçanta gërhitjesh që i përdorin kur kërkojnë vëmendjen tonë, veçanërisht kur duan që të ushqehen. Kjo njihet si një "gërhimë joshëse" dhe është një kombinim me mjaullimën në të njëjtën kohë. Pronarët e maceve i përgjigjen këtij tingulli në një mënyrë të ngjashme me atë të prindërve ndaj të qarave të fëmijës së tyre, shkruan kafshëtshtëpiake.

Ky është një shembull i mrekullueshëm që tregon se si miqtë tanë të zbutur kanë evoluar në procesin e jetesës me njerëzit.

/Telegrafi/
 
Titulli: Përse gërhasin macet?

Kush ka mace ne shtepi e kupton vertet atmosferen qe te japin, jane si femije njesoj, antistres ;)
 
@Xhelozi qafiri ... si ishte mor ajo kënga " Kush ka mace, botën ka"!
Gjebrea a kush e këndonte!
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back