sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
ثshtë e vërtetë që 21 dhjetori 2012 është data, në të cilën, sipas disa interpretimeve (shumë të përhapura kohët e fundit në internet, botime dhe dokumentarë televizivë), do të ndodhë në tokë një formë kataklizme. Kjo pritshmëri, sikundër mund ta dini, bazohet e gjitha në një kalendar të një civilizimi të njohur. Bëhet fjalë për të famshmin Kalendar të Majave. Sipas interpretuesve të këtij kalendari, 21 dhjetori 2012 do të jetë fundi i botës, ose së paku fundi i kësaj ere dhe nisja e një epoke të re.
Ky interpretim nuk ka baza shkencore. Në vitin 2012, pritet të ndodhë vërtet diçka e lidhur me aktivitetin diellor dhe lëvizjen e planetëve, por sipas shkencëtarëve, ky është një aktivitet i pritshëm dhe i paralajmëruar, që nuk ka lidhje me "profecinë e majave". اfarë do të ndodhë? Sipas shkencëtarëve në muajt e fundit të vitit 2012 do të ketë një kulm të aktivitetit diellor, që mund të shoqërohet me krijimin e disa zonave magnetike të rrezikshme, por sipas tyre, kurrsesi nuk mund të flitet për fundin e botës, apo teori të ngjashme.
Teoria për "21 dhjetorin 2012" ka marrë dhenë në kulturën popullore edhe për shkak të aplikimit të saj, në disa serialë televizivë shumë të ndjekur. P.sh. në pjesën e fundit të serialit fantastiko - shkencor "X-Files", tregohet se 22 dhjetori i 2012-s (pra një ditë pas 21 dhjetorit të famshëm), është data e planifikuar nga një popull alienësh për pushtimin e Tokës. Edhe Roland Emmerich, regjisor shumë i njohur për filmat me skenar katastrofash, ka gati një film me titullin e shkurtër "2012". Ky film pritet të dalë në kinematë e botës, më 13 nëntor 2009.
Gazeta Shekulli