Përse është e rëndësishme të udhëtoni?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ju paraqesim pesë arsye për të udhëtuar, që janë më të vërtetë të rëndësishme për të patur një jetë normale..


udhetimi.jpg




.


| Për të fituar një perspektivë të re

Njëri nga aspektet kryesore të udhëtimit është se fitoni një perspektivë të re për jetën tuaj. Gatimi, hekurosja, mos të përmendim edhe rutinën e përditshme- punën dhe ardhjen në shtëpi nëpër rrugë përplot me gropa.

Përse është e rëndësishme - Nuk është me rëndësi nëse shkoni vetëm disa kilometra larg vendit ku banoni, apo në anën tjetër të botës. Edhe nëse mendoni se jeni të lumtur me punën tuaj dhe nuk ju pengon hekurosja apo gatimi, udhëtimi për ju mund të paraqes një alternativë të mirë për ta parë botën në një këndvështrim pak më ndryshe.


udhetimi1.jpg


Mbushja e baterive
Rutina është e rrezikshme. Bëni shumë gjëra brenda ditës, ndërsa kur vjen koha e darkës, e gjitha cka doni të bëni është të shtriheni në krevat dhe të ndroni kanalet televizive. Nuk do të dëshironit ti ikni kësaj rutine?! Kur jeni larg shtëpisë, kemi më pak kohë të mendojmë nëse kemi lënë shtëpinë në një tollovi të vërtetë., apo nëse shefi do t’na shpërblej më një pagë më të lartë se ajo momentalja. Stresi i përditshmërisë është zëvendësuar me mendimet se ku do ta pritni perëndimin e Diellit, cka do të hani, të shkoni në plazhë, apo cfarë suveniresh do të merni në shtëpi.

Përse është e rëndësishme-Të jesh larg shtëpisë i jep mundësi trurit tuaj të mbushet me bateri dhe të restartohet në atë mënyrë që kjo nuk do të ndodhte në shtëpi.



udhetimi2.jpg



| Të shiqoni dicka të re

Bota është e madhe dhe pamarëparasysh se nuk mund të shijoni cdo vend, ndjenja e të qenurit larg shtëpisë mund t’ju jap një perspektivë tjetër për gjërat e mrekullueshmë që ekzistojnë .

Përse është e rëndësishme -Cdo eksperiencë e re vetëm do t’ju ndihmojë të bëheni një person më i mirë dhe të pasuroni jetën tuaj në mënyra të ndryshme.



udhetimi3.jpg



Testoni vetveten

Kjo është ndoshta edhe gjëja më e rëndësishme e udhëtimit, për atë quhet edhe sfidë. Udhëtimi është sfidë për shumë gjëra, për atë se nuk e njihni gjuhën e tyre, ekziston mundësi për tu humbur. E gjithë kjo ju nxjer nga komoditeti që keni patur deri në atë moment. Jeta është shumë e shkurtë për të menduar nëse do ia dilni mbanë apo jo.

Përse është e rëndësishme- Dalja nga zona juaj e komoditetit do t’ju bëjë të piqeni si person, të fitoni një vetbesim më të madh tek vetja dhe normalisht ajo të bën një njeri më komplet.portali..
 
Titulli: Përse është e rëndësishme të udhëtoni?

edhe mua me pelqen te udhetoj.........po me shum enjerez,jo vetem
 
Titulli: Përse është e rëndësishme të udhëtoni?

Te udhetoja gjithe jeten ,s'do merzitesha kurre :)
 
Pe: Përse është e rëndësishme të udhëtoni?

Edhe mua me pelqen te udhetoj..se di pse, po vetem sikur nuk shtyhet edhe aq shume :)
 
Titulli: Përse është e rëndësishme të udhëtoni?

Te udhetoja gjithe jeten ,s'do merzitesha kurre :)

Ndaj mendimin me ty:notim:relaksim eshte kur udhton dhe percendrohesh ne gjera te reja.
 
Pe: Përse është e rëndësishme të udhëtoni?

Nje qe udheton eshte = me nje qe studjon...
 
Titulli: Pe: Përse është e rëndësishme të udhëtoni?

Nje qe udheton eshte = me nje qe studjon...

Nje qe udheton, ne klubet e baret e vendit ku udhetoj, cfare studjoj, tregun e cmimeve, cfare ka te re ose te vjeter?:D
 
Titulli: Përse është e rëndësishme të udhëtoni?

Mua jo, me ben dem makina LOL
 
Titulli: Përse është e rëndësishme të udhëtoni?

Une per ta thyer kete monotoni zakonishte mundohem te mos ja mbaje se njejtes rruge. Udhetimet me kenaqin sidomos kur rrugetoje kembe. Kete vere kam bere disa rrugetime kembe. Njera nga to ishte 7 ore ecje kembe me vetem dy pushime nga 30 minuta.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top